Ushqimet më të dobishme për të parandaluar dhe luftuar kancerin

Ushqimet më të dobishme për të parandaluar dhe luftuar kancerin

 

Studime të ndryshme kanë treguar se disa komponentë të ushqimit mund të luajnë rol në uljen e rrezikut të kancerit, duke përfshirë: omega-3, acide yndyrore, antioksidantë.

Njerëzit që hanë dieta të pasura me fruta dhe perime kanë një rrezik më të ulët për tu kapur nga sëmundja e kancerit. Të gjtha ushqimet bimore, frutat, perimet dhe çajrat, përmbajnë sasi të vogël të lëndëve kimike dhe përmbajtje të lartë të vitaminave dhe mineraleve për të ruajtur shëndetin tonë. Ka mijëra  ushqime dhe bimë që kanë provuar aftësinë për të na mbrojtur nga sëmundjet kërcënuese. Ja një gamë e gjërë e ushqimeve që luajnë rol për luftimin e kancerit.

Llojet e perimeve që luftojnë qelizat kancerore

– Brokoli, lulelakra, rrepa; përmbajnë lëndë anti-kancerore si; Isothiocyanate. Konsumimi i brokolit luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen nga kanceri në mënyrë të përgjithshme dhe nga kanceri i prostatës në veçanti.

– Perimet me gjethe të gjelbër si: lakërishtë, spinaqi, marule, përmbajnë sasi të larta të fibrave dhe anti-oksidantëve, të cilët luajnë rol të madh në mbrojtjen nga qëlizat kancerore. Konsumimi i përditshëm i lakërishtës parandalon AND-në e qelizave nga dëmtimi, dhe në këtë mënyrë luftojnë qelizat kancerore.

– Perimet me gjethe të errët si: panxhari dhe lakra e kuqe, përmbajnë sasi të lartë të antioksideve dhe lëndën chlorophyllin, të cilat luajnë rol pozitiv në mbrojtjen nga qelizat tumorale. Spinaqi ka treguar rol në mbrojtjen nga kanceri i fshikëzës e cila luan rol në uljen e rrezikshmërisë së zhvillimit të kancerit të mëlçisë.

– Domatja; përmban antioksidantin e njohur lycopene dhe flavonoids të cilët janë  përgjegjës për t’i dhënë ngjyrën e kuqe. Studimet kanë treguar se lycopene zvogëlon rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit sidomos të prostatës, gjirit, mushkërive dhe zorrës së trashë.

– Qepa dhe hudhra; janë të shquar për të luftuar qelizat kancerore, ato përmbajnë sasi të lartë të substancave anti-kancer, duke përfshirë selenium dhe allicin. Në veçanti, rol të madh luajnë për mbrojtjen nga kanceri i gjirit, prostatës dhe stomakut.

– Patatja e ëmbël; është e pasur me beta-carotene, i cili është anti-oksidant i fuqishëm, njerëzit që konsumojnë rregullisht pataten e ëmbël, zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së kancerit sidomos kancerit të mushkërive, prostatës, gjirit, stomakut dhe zorrës së trashë. Beta-carotene mbron trupin nga qelizat kancerore duke forcuar qelizat e bardha të gjakut  dhe sistemin imun.

Llojet e frutave që luftojnë qelizat kancerore

– Shega; shega përmban sasi të lartë të oksidantëve, flavonoids dhe poli-fenolet, të cilat të gjitha së bashku janë shumë efektive për luftimin dhe  parandalimin e sëmundjeve, gjithashtu ngadalësojnë rritjen e qelizave kancerore, vecanërisht të prostatës, gjirit, dhe kancerin e fytit.

– Grejpfrut, portokalli, mandarina; përmbajnë sasi të lartë të vitaminës C e cila parandalon komponimet e azotit që shkaktojnë kancer. Vitamina C zvogëlon rrezikun e kancerit të stomakut, gjirit, qafës së mitrës, ezofagut dhe zorrës së trashë.

– Manaferrat, rrushi, boronicat; përmbajnë anti-oksidantë të fuqishëm të quajtur; ellagic acid dhe anthocyanosides, pterostilbene, dy lëndë që luftojnë dhe parandalojnë kancerin.

Farat dhe bishtajoret

– Fasulet, bizelet, thjerrëzat; përmbajnë anti-oksidantë dhe janë të pasura me vitaminën E, e cila është anti-oksidant shumë i fuqishëm.

– Soja; përbërësi aktiv i sojës është Genisten, një estrogjonit bimor, i cili mbron organizmin nga kanceri.

– Kikiriku dhe gjalpi i kikirikut; përmbajnë sasi të larta të vitamins E e cila zvogëlon rrezikun nga prekja e kancerirt të stomakut, zorrës së trashë, mëlçisë dhe mushkërive.

– Farat e lirit; janë të pasura me acide yndyrore dhe omega -3, të cilat ndihmojnë për parandalimin e kancerit dhe pengojnë përhapjen e qelizave kancerore.

Çajrat bimorë dhe erëzat

Çaj bimor; cajrat bimorë përmbajnë anti-oksidantë, dhe minerale që parandalojnë rritjen e qelizave kancerore dhe përhapjen e mutacioneve që kontribojnë në zhvillimin e qelizave të kancerit, veçanërisht kancerin e stomakut, rektumit, pankreasit, gjirit, prostatës, mushkërive, etj. Duke pirë rregullisht çaj bimor bio, ka një rol pozitiv në shëndetin e njeriut.

– Shafrani indian, xhenxhefili, kanella; përmbajnë anti-oksidantë dhe anti-inflamatorë, lëndë të cilat parandalojnë kancerin dhe luftojnë qelizat kancerore, sidomos kancerin e gjirit, mëlçisë dhe mushkërive.

Nëse konsumoni ushqimet që përmëndëm më lartë, por organike, kjo mund të jetë zgjedhja më e mirë për shëndetin.

Ku qëndron problemi pse shumë prej nesh konsumojnë perime dhe përsëri sëmuren me sëmundje të padëgjuara më parë!?

Problemi qëndron tek lëndët kimike që përdoren tek perimet të cilat në vënd që të shërojnë, të sëmurin. Fermerët përdorin lëndë kimike shumë të dëmshme jo vetëm tek perimet por edhe tek bimët, për qëllime tregtie, këto bimë që përdoren për tregti kanë lëndë të dëmshme të cilat dëmtojnë qelizat dhe indet e njeriut.

Studimet më të fundit kanë treguar se vetëm bimët e shkretëtirës nuk pranojnë lëndë kimike, ato thahen menjëherë nëse i spërkat me lëndë të tilla.

Prandaj dhe Mjekësia Arabe përdor bimët shkretinore për kurimin e pacientëve të saj.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook