You are here:-, Nervore Mendore-Si ndikojnë emocionet në trupin tonë

Si ndikojnë emocionet në trupin tonë

2018-06-19T17:03:05+00:00November 22nd, 2017|Categories: Arti Jetës, Nervore Mendore|

Si ndikojnë emocionet në trupin tonë

 

Njerëzit të cilët kanë shëndet të mirë emocional, i kanë në kontroll ndjenjat, mendimet dhe sjelljet e tyre.

Ata kanë mësuar mënyra të shëndetshme për t’u marrë me sfidat e jetës dhe si rezultat, ata janë në gjendje të kapërcejnë pengesat, dhe të jetojnë një jetë më të kënaqshme.
Megjithatë, ne të gjithë duam të jetojmë një jetë sa më të shëndetëshme emocionalisht, por jeta ka sfidat e saj. Gjëra të tilla si humbja e një të dashuri, problemet financiare, sëmundjet, ndarjet ose divorci, shpesh na lënë me ndjenja të forta trishtimi, zemërimi, xhelozie, urrejtje apo hidhërimi.

Në periudhë afatshkurtër, këto emocione negative mund të mos kenë ndonjë efekt të rëndësishëm në cilësinë e jetës, përveç humbjes së oreksit ose oreks të tepërt.

Por, nëse zgjasin për një kohë të gjatë (javë, muaj apo vite), këto ndjenja mund të kenë efekte shkatërruese në shëndetin fizik.

Lidhja Mëndje-Trup

Trupi juaj përgjigjet se si ndjeheni, mendoni dhe veproni. Kjo quhet lidhje mendje-trup.

Të menduarit pozitiv, ju ngre emocionalisht dhe ju forcon për të kapërcyer sfidat e jetës.

Me fjalë të tjera, në qoftë se keni një opinion pozitiv për jetën, keni më shumë gjasa për t’u marrë me sfidat e përditshme në mënyrë më efikase dhe të jetoni një jetë më të lumtur, gje kjo jo për shkak se keni më shumë pushtet apo të holla, por për shkak se keni vendosur ta kaloni jetën me një ndjenjë pozitive, dhe të jeni mirënjohës për atë që keni.

Në anën tjetër, një person i cili shpesh mendon negativisht, ka më shumë gjasa të përjetojë më shumë raste të emocioneve negative të tilla si zemërimi, urrejtja dhe pakënaqësia, dhe në përgjithësi ndjehet më pak i kënaqur me jetën.

Si ndikojnë emocionet në shëndetin tonë

Emocionet negative dobësojnë sistemin imunitar, duke ju bërë më të prekshëm ndaj infeksioneve gjatë kohërave të vështira. Përveç kësaj, kur jeni duke përjetuar emocione negative, si ankthi, stresi ose zemërimi, keni më pak gjasa që të kujdeseni për shëndetin tuaj ashtu siç duhet.

Si rezultat, ju nuk e  merrni ilaçin siç është përshkruar nga mjeku, nuk hani ushqim të shëndetshëm, madje as nuk ushtroheni. Sikur kjo të mos mjaftonte, mund ta gjeni veten duke abuzuar me alkoolin dhe medikamente të tjera nikotike.

Ju nuk mund ta besoni këtë, por është e vërtetë. Negativiteti që vjen nga vetja juaj, rrethanat si dhe nga njerëzit në jetën tuaj – është provuar shkencërisht të jetë shkaku kryesor i shumë sëmundjeve duke përfshirë inflamacionin.

Disa nga shenjat fizike që tregojnë se mund të keni shëndet të dobët emocional përfshijnë

– Dhimbje koke

– Vështirësi në frymëmarrje dhe sëmundje të mushkërive

– Dhimbje të përgjithshme në pjesë të ndryshme të trupit

– Pagjumësi

– Tensioni të lartë të gjakut

– Shtim ose humbje peshe

– Ndryshim të oreksit

– Probleme seksuale

– Kapsllëk ose diarre

Siç mund ta shihni më lart, ekziston një lidhje e fuqishme midis mirëqenies tuaj fizike dhe shëndetit tuaj emocional.

Kujdesi për shëndetin fizik dhe emocional

Këtu janë disa këshilla për t’ju ndihmuar të kujdeseni për shëndetin tuaj fizik dhe emocional:

Ushtrimet fizike

Ushtrimet fizike ndihmojnë për të lehtësuar stresin dhe për të ngritur gjendjen shpirtërore. Është një antidot i fuqishëm ndaj ndjenjave negative si depresioni dhe ankthi. Për të marrë më shumë përfitime shëndetësore fizike dhe mendore, sigurohuni që të bëni të paktën 30 minuta ushtrime çdo ditë.

Përmbajuni një diete të shëndetëshme

Një dietë e rregullt dhe e shëndetshme nuk është e mirë vetëm për trupin, por edhe për mendjen. Merrni kohë dhe mësoni më shumë rreth të ushqyerit mirë dhe praktikojeni atë. Sa më shumë që të dini për atë që hani dhe si ndikon ajo në shëndetin dhe energjinë trupore, aq më mirë do të ndjeheni.

Flini mjaftueshëm

Shumica e njerëzve kanë nevojë për 6 – 8 orë gjumë çdo natë për të qenë aktiv dhe të shplodhur gjatë ditës.

Dilni dhe luani

Sigurisht, puna është një gjë e mirë sepse na ndihmon të paguajmë faturat. Megjithatë, loja është po aq e rëndësishme dhe e mirë për shëndetin fizik dhe emocional. Pra, bëjeni prioritet për t’u çlodhur dhe për t’u argëtuar. Bëni një shëtitje përgjatë plazhit, vrap të lehtë, bëni një lojë me top, etj.

Jini të durueshëm

Durimi dhe elasticiteti përballë vështirësive do t’ju mbajë të fortë fizikisht dhe mendërisht.

Në përgjithësi, ju e keni fuqinë për të ndryshuar mënyrën se si mendoni dhe ndiheni. Ju e keni mundësinë të përmirësoni cilësinë e jetës suaj nëse jeni gati të filloni të mendoni pozitivisht. Mos harxhoni më shumë kohë. Përqafoni pozitivitetin sot dhe filloni të jetoni llojin e jetës që ju meritoni – një jetë të lumtur, të shëndetshme dhe të qetë.

Dobite shendetesore

– Ndihmon ne kurimin e Ankthit dhe Stresit ne menyre natyrale rrenjesore.

– Lufton shkaqet e ankthit dhe te stresit, si zhbalancimet biokimike dhe ato hormonale.

– Lufton te gjitha simptomat e shkaktuara nga ankthi dhe stresi: mendimet shqetesuese, shqetesimet gjate gjumit, dridhjet, panikun, friken e te ndenjurit vetem apo fobine sociale, merakun e tepert, etj.

– Kuron simptomat fizike te shkaktuara nga ankthi dhe stresi: rritjen e pulsit, rrahjet e zemres, veshtiresite ne frymemarrje, mpirjen dhe ndjesine e shpimit te gjilperave ne duar dhe kembe, dhimbjet e kokes, marramendjen, lodhjen, dispepsine, diarrene, etj.

– Stimulon sistemin nervor qendror dhe kuron infeksionet dhe çrregullimet ne te.

– Forcon zemren, permireson tretjen, stimulon melçine, forcon gjakun.

– Rrit imunitetin dhe stimulon sistemin e riprodhimit.

– Pastron gjakun dhe trupin nga lendet toksike.

Shenim!

– Nuk ka efekte anesore te demshme.

– Mund te merret nga te gjithe pa dallim moshe apo gjinie, edhe nga grate shtatzena apo gjidhenese.