You are here:---Pagjumësia

Pagjumësia

2018-06-27T17:40:57+00:00November 28th, 2017|Categories: Të ndryshme|

Shkaqet e pagjumësisë dhe mënyra natyrale për lehtësimin e gjumit

 

Rreth 30% e njerëzve janë të prekur nga çrregullimet kronike të gjumit, për shkak të shumë faktorëve të botës moderne, sidomos ato artificiale.

Mungesa e gjumit të shëndetshëm jo vetëm që mund të rrisë ndjeshmërinë për llojet e tjera të sëmundjeve, por ai gjithashtu mund të rrisë në mënyrë dramatike nivelin e stresit, të pengojë disponimin, dhe të ndikojë në aftësinë për t’u përqëndruar në punë.

Përfitimet tonike shëndetësore që ofron gjumi i natës

– reduktimi i stresit

– rigjenerimi i sistemit imunitar

– riparimi i dëmtimit të radikaleve të lira

– përmirësimi i humorit që mund të sigurojë fjetja e mirë e natës pas zgjimit.

Shkaqet e pagjumësisë

Të gjitha çrregullimet e gjumit shkaktohen ose ndikohen negativisht nga një ose më shumë prej faktorëve të mëposhtëm, të cilat janë të injoruara zakonisht nga mjekët konvencionalë.

– Ushqimi: Dieta e varfër dhe / ose zakonet e varfra të ngrënies, të tilla si ngrënia vonë në mbrëmje, vetëm pak kohë para shkuarjes në shtrat, shpesh mund të shkaktojnë ose të përkeqësojnë problemet e gjumit.

– Ilaçet kimike: Ilaçet kimike, si ato legale dhe ato ilegale, mund të jenë prishës të fuqishëm të cilësisë së shëndetshme të gjumit. Ilaçet kimike krijojnë një barrë toksike në trup që mund të ndërhyjë në aftësinë për të pasur një gjumë të rehatshëm.

Alergjitë dhe ndjeshmëritë ushqimore: mund të ndërhyjnë në aftësinë tuaj për të fjetur në mënyrë paqësore dhe me lehtësi, dhe janë një shkak i shpeshtë i çrregullimeve të gjumit, duke ndërprerë kështu metabolizmin e trurit. Ushqimet më të zakonshme që prodhojnë alergji dhe ndjeshmëri janë: kafeina, çokollata, misri, produktet e qumështit, vezët, gruri, dhe produktet e grurit, si dhe sheqernat dhe karbohidratet e rafinuara.

Shënim! Nëse vuani nga problemet e gjumit, të cilat janë të shoqëruara me lodhje gjatë ditës (sidomos pas zgjimit dhe gjatë gjithë mëngjesit) dhe / ose ndjenjat e shpeshta të nervozizmit, ka shumë të ngjarë të tregojnë që gjendja juaj është duke u shkaktuar ose përkeqësuar nga alergjitë apo ndjeshmëritë ushqimore.

– Stresi Geopathic; Stresi geopathic i referohet fushave të energjisë në tokë që janë çekuilibruar dhe që kanë aftësi për të ndërprerë fushat bio-elektrike, dhe si rezultat edhe të ndikojnë shëndetin e atyre që banojnë pranë zonave të tilla. Pajisjet artificiale, të tilla si kompjuterët, shtrojat elektrike dhe orët, krevatët elektrike me ujë të nxehtë, rryma elektrike e zakonshme, gjithashtu mund të shkaktojnë stres geopathic.

– Pabarazitë Hormonale: të tilla si adrenalina e tepruar dhe / ose prodhimi i kortizonit, mund ta mbajnë trupin tuaj në një gjendje stimulimi, duke e bërë gjumin të vështirë.

– Mungesa e ushtrimit: Mungesa e ushtrimit të rregullt zakonisht rezulton në tension kronik të muskujve dhe në ndërtimin e stresit në trup, gjë e cila mund ta bëjë relaksimin dhe rënien në gjumë më të vështirë.

– Kushtet e një sëmundje tjetër: njerëzit që vuajnë nga kushtet një sëmundje të caktuar shpesh mund të përjetojnë çrregullime të gjumit.

– Faktorët psikologjik: Faktorë të ndryshëm psikologjik, duke përfshirë ankthin e pazgjidhur, depresionin, dëshpërimin, frikën, dhe pikëllimin, si dhe emocionet pozitive si eksitimi dhe euforia, mund të ndërhyjnë në aftësinë tuaj për të pasur gjumë të mirë natën. F

Pirja e duhanit: Pirja e duhanit, si dhe ekspozimi ndaj tymit të duhanit mund të ndërhyjnë në gjumin e shëndetshëm për shkak të kimikateve që përmban nikotina e cigareve.

– Toksiciteti: Grumbullimi i toksinave, veçanërisht në zorrën e trashë dhe në mëlçi, mund të jetë një tjetër shkak i rëndësishëm, ose faktor kontribues për çrregullimet e gjumit.

– Mjedisi i pashëndetshëm: Mjedisi ku flini mund të ketë një ndikim të madh në cilësinë e gjumit tuaj.

TRAJTIME NATYRALE PËR PAGJUMËSINË DHE PROBLEMET E GJUMIT

Dieta juaj është një nga qasjet më të rëndësishme të vetë-kujdesit që ju mund të merrni për parandalimin dhe shërimin e çrregullimeve të gjumit.
• Eliminoni alkoolin dhe kafeinën në të gjitha format.
• Shmangni sheqernat dhe karbohidratet e rafinuara.
• Shmangni yndyrnat e dëmshme, dhe kripën e rafinuar.
• Theksoni një dietë që përmban shumë fruta të freskëta dhe perime organike (sidomos perime të papërpunuara dhe sallatë zarzavatesh).
• Përfshini në dietën tuaj drithërat e plota, karbohidratet komplekse dhe ushqimet proteinike të tilla si bishtajoret, arrat, mishi organik, shpendët e egra, dhe peshku i egër.
• Përdorni vetëm vajra të shëndetshme, të tilla si vaj kokosit, farave të lirit, ullirit dhe vaj are, për të siguruar një furnizim adekuat të yndyrnave të shëndetshme të trurit, përmirësimin e funksionit të trurit dhe të humorit.
• Merrni qumësht të papërpunuar organik nga lopët e ushqyera me bar, ngroheni atë (por jo deri sa të vlojë) dhe pijeni.
• Hani një banane para se të shkoni në shtrat.

Për të shmangur shtimin e mbeturinave toksike, përmbahuni për sa vijon:
• Mos konsumoni asnjë ëmblëtues artificial.
• Mos konsumoni shurup të lartë në lfruktozë.
• Mos pini pije të gazuara.
• Shmangni të gjitha ushqimet e shpejta.
• Shmangni të gjitha ushqimet e konservuara.
• Eliminoni produktet konvencionale të qumështit.

Ritualet e kohës së shtratit

Këtu janë disa këshilla të lehta për t’u zbatuar që ju mund të përdorni për këtë qëllim:

  1. Para se të shtrihesh, pastroje me dorë apo shkunde çarçafin që të sigurohesh që ai është plotësisht i pastër.
  2. Para se të shtrihesh, thuaj disa sure nga Kurani dhe lutje të posaçme që na i ka mësuar profeti Muhamed, dhe që i gjeni në këtë link.
  3. Për të eliminuar shqetësimet e mërzitshme që të mbajnë të zgjuar, bëjeni zakon të meditoni para se të shkoni në shtrat, duke u fokusuar në frymarrjen tuaj. Kur meditoni, merrni frymë butësisht dhe thellë. Kjo është një mënyrë shumë efektive për të krijuar atë që njihet si “përgjigje e relaksimit.” Lutjet e përmendura më sipër do ju ndihmojnë me këtë.
  4. Bëjeni zakon marrjen e një dushi relaksues të ngrohtë para se të shkoni në shtrat. Për të rritur efektet relaksuese të banjës suaj, shtoni gjysmë gote me sodë buke apo kripëra Epsomi në ujë, së bashku me disa pika vaj eukalipti ose pluhur mustarde.
  5. Shmangni aktivitetet stresuese para se të shkoni për të fjetur, të tilla si llogaritë e faturave që ke për të paguar ose balancat e blloqeve të çeqeve.
  6. Nëse keni bashkëshort, i mundësoni njëri-tjetrit një masazh para gjumit për të lehtësuar tensionin e muskujve.
  7. Mos lexoni apo të shikoni televizor kur të shkoni në shtrat për të fjetur.
  8. Bëjni zakon të shkoni në shtrat çdo natë në të njëjtën kohë; Shkuarja në shtrat në të njëjtën kohë çdo natë ndihmon programimin e mendjes suaj se ora kur shkon në shtrat është menduar vetëm për gjumë. Në qoftë se mund ta bëni këtë për të paktën 21 netë me rradhë, në mendjen tuaj do të formohet një lidhje e fortë midis gjumit dhe kohës që ju shkoni në shtrat, duke ju mundësuar kështu gjum qetësues të lehtë dhe të përhershëm.
  9. Shmangni kalimin e kohës në shtrat kur nuk doni të flini; krevat duhet të jetë vetëm për të fjetur. Për aktivitete të tjera, të tilla si leximi dhe shikimi i televizorit, uluni në një karrige apo shtrat, në mënyrë ideale në një dhomë tjetër përveç dhomës suaj të gjumit.

Anti-Anxiety – Per gjume te shendetshem

Dobite shendetesore

– Ndihmon ne kurimin e Ankthit dhe Stresit ne menyre natyrale rrenjesore.

– Lufton shkaqet e ankthit dhe te stresit, si zhbalancimet biokimike dhe ato hormonale.

– Lufton te gjitha simptomat e shkaktuara nga ankthi dhe stresi: mendimet shqetesuese, shqetesimet gjate gjumit, dridhjet, panikun, friken e te ndenjurit vetem apo fobine sociale, merakun e tepert, etj.

– Kuron simptomat fizike te shkaktuara nga ankthi dhe stresi: rritjen e pulsit, rrahjet e zemres, veshtiresite ne frymemarrje, mpirjen dhe ndjesine e shpimit te gjilperave ne duar dhe kembe, dhimbjet e kokes, marramendjen, lodhjen, dispepsine, diarrene, etj.

– Stimulon sistemin nervor qendror dhe kuron infeksionet dhe çrregullimet ne te.

– Forcon zemren, permireson tretjen, stimulon melçine, forcon gjakun.

– Rrit imunitetin dhe stimulon sistemin e riprodhimit.

– Pastron gjakun dhe trupin nga lendet toksike.

Shenim!

– “Anti-Anxiety” dhe te gjitha produktet tona nuk jane te fabrikuara apo komerciale, siç jane zakonisht produktet e tjera te ashtu-quajtura “Natyrale” dhe me kosto te lire, por produktet tona pergatiten ne menyre te posaçme per çdo pacient apo porosites, nga mjeke te specializuar dhe me pervoje, me qellim te sherimit rrenjesor dhe te sigurte te semundjes.

– Produktet tona jane 100% Origjinale, krejtesisht te sigurta, dhe nuk kane efekte anësore.

– Produktet tona gjenden dhe porositen vetem tek ne.

– “Anti-Anxiety” mund te merret nga te gjithe pa dallim moshe apo gjinie, edhe nga grate shtatzena apo gjidhenese.

– Produkti eshte ne forme te kapsulave dhe merret 3 here ne dite nga 1 kapsule.