Mënyra natyrale për të mposhtur Ankthin

Mënyra natyrale për të mposhtur Ankthin

 

Ankthi është një përgjigje normale ndaj stresit ose një situate të rrezikshme, nganjëherë i referuar si përgjigje e luftimit. Ankthi bëhet problematik kur ai është i vazhdueshëm, ose si reagim ndaj rrethanave të papërshtatshme.

Ankthi i vazhdueshëm mund të çojë në

– presion të lartë të gjakut,

– pagjumësi,

– probleme të  tretjes,

– dhimbje koke,

– vështirësi në frymëmarrje,

– sëmundje kronike,

– shërim i ngadaltë nga sëmundjet,

– sëmundje nervore.

– sulme paniku, etj.

Shkaqet përfshijnë

– stresin,

– probleme me tiroidet,

– alkooli,

– duhani,

– caffeina,

– ëmbëlsirat,

– mosbalancimi hormon,

– dietë e varfër ushqimore,

– disa ilace komerciale,

Lajmi i mirë është se ka shumë mënyra natyrale për kurimin e ankthit.

Ushqime për ankthin

– Ushqime të larta në vitaminë B; mish viçi organik, peshk solmon i egër, shpezë, perime me gjethe jeshile.  Konsumimi i mjaftueshëm i  Vitaminës B ndihmon në rregullimin e gjendjes shpirtërore.

– Ushqime të larta në kalcium;  Kalciumi është një mineral zbutës që mund të ndihmojë në uljen e ankthit. Provoni kos organik, salmon të egër, qumësht.

– Ushqime të pasura me Magnez;  Magnezi ndihmon për të qetësuar nervat dhe shumë njerëz kanë mangësi në magnes. Ushqime të lartë në magnez janë: arrat, avokado dhe perimet e detit.

– Acidet yndyrore Omega-3; peshku i egër mund ta reduktojë inflamacionin dhe ndihmon për të  stabilizuar humorin. Omega-3 gjithashtu përmban DHA, jetik për funksionin e trurit.

Ushqime që duhet t’i shmangni

– Ushqime të larta në sheqer; Sheqeri mund t’ju jap ngritje dhe ulje të sheqerit në gjak, duke shkaktuar rritje të ankthit.

– Kafeina; Shumë kafeinë mund të shkaktojë më shumë shqetësim. Kufizojneni  kafen dhe pijet me gaz.

– Alkooli;  Mund të shkaktojë simptoma ankthi, dhe alkooli nuk është një mënyrë pozitive për të menaxhuar stresin.

– Mielli i rafinuar; vepron në mënyrë të  ngjashme me sheqerin në trup, duke çuar në luhatje të sheqerit në gjak dhe çrregullim të humorit.

Mënyra të tjera natyrale për të shmangur ankthin

– Vaj livando; ka treguar që ndihmon për të  reduktuar ankthin dhe për të ndihmuar qetësinë nervore. Vendosni 3 pika vaj livando në pëllëmbën tuaj dhe masazhoni qafën për të lehtësuar ankthin në mënyrë natyrale. Gjithashtu, vaj kamomili  ka treguar efektshmëri për uljen e stresit dhe ankthit.

– Ushtrimet; Ushtrimi është i sigurt që është i mirë për trurin, dhe një ndihmues i fuqishëm për depresionin dhe ankthin. Nëse  stërviteni në baza të rregullta, do të keni më shumë vetëbesim dhe do të ndjeheni më të shëndetshëm.

– Hani diçka të shpejtë; Pothuajse universalisht, shumë njerëz kur janë të uritur, janë më të shqetësuar dhe të nevrikosur. Kur keni një ulm ankthi, kjo mund të thotë se sheqeri juaj në gjak është duke rënë. Gjëja më e mirë për të bërë është që të hani dçka, si një grusht arra, ose një copë çokollatë të errët, së bashku me një gotë ujë ose një filxhan çaj të ngrohtë.

– Hani mëngjes; “Shumë njerëz me çrregullime të ankthit e anashkalojnë mëngjesin. Rekomandohet që njerëzit të hanë gjëra të tilla si vezët, të cilat përmbajnë proteinë dhe të mbajnë të ngopur. Vezët janë burim i lartë i choline. Nivelet e ulëta të cholinës janë të lidhur me rritjen e ankthit.

– Bëni një shëtitje në natyrë; Japonezët e quajnë atë Shinrin-Yoku, fjalë për fjalë “dush pyjor.” Hulumtuesit japonezë kanë matur ndryshimet e trupit kur ecën për rreth 20 minuta në një pyll të bukur, me aromë të pemëve dhe tingujt e zogjve, ose të  një lumi që rrjedh, dhe kur bën një shëtitje në një zonë urbane, dhe kanë dalë në përfundimin se dushet e pyjeve rezultonin në nivele më të ulëta të hormoneve të stresit.

Bimët e Shkretëtirës për përkrahjen e Shëndetit Mendor


Të gjithë e dimë rëndësinë e aftësisë fizike për të na mbajtur të shëndetshëm dhe të gjallëruar gjatë gjithë jetës sonë. Ajo që mund të mos e dini është se aftësia mendore është po aq e rëndësishme. Në fakt, të dyja janë të ndërthurura. Neglizhimi i shëndetit mendor mund t’ju bëjë më pak elastik ndaj ndryshimeve të jetës, duke ju lënë më shumë të ngjarë të bëni zgjedhje të dobëta të jetesës.

Jetesa në një qytet të ngarkuar dhe në një botë sfiduese, bën që çdo person të përjetojë stres në jetën e përditshme. Qoftë kaos shtëpiak, afate të lodhshme, projekte, provime, që të gjitha shkaktojnë stres dhe ankth.

Shumë më pak stres ju motivon për arritje të mëdha, por nëse treguesi arrin lart, atëherë është koha për t’u shqetësuar!

Kështu, për të ruajtur ekuilibrin emocional dhe për të reduktuar stresin, ankthin dhe depresionin, ne kemi hulumtuar bimët shkretinore më efikase për këtë synim dhe kemi zhvilluar produktet bimore që i gjeni të detajuara më poshtë. (shtypni mbi foto)

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook