Kalciumi
Kalciumi
Kalciumi është element kimik, që në sistemin periodik e gjejmë me simbolin Ca. Emri “Kalcium” rrjedh nga fjala latine (calx-gëlqere). Kalciumi i pastër u zbulua në vitin 1808 nga H.Dejvi. Ai e përfitoi atë me elektrolizën e klorurit të kalciumit të shkrirë (CaCl2). Kalciumi eshte element kimik që gjendet ne grupin e dytë dhe në perioden e katërt të sistemit preiodik me simbol Ca,dhe numër atomik 20.
Kalciumi në natyreë nuk gjendet në formë të lirë por në formë komponimeve si: karbonat kalciumi (CaCO3), sulfat kalciumi (CaSO4), si gjips (CaSO4*H2O). Ai hyn në përbërjen e qenieve të gjalla në formë fosfati të kalciumit.
Kalciumi është element shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut dhe mungesa e tij shkakton sëmundjen e kockave (rakitis). Teprica e tij shkakton formimin e gurëve në veshka. Kalciumi është minerali më i pasur në trup. Pothuajse 99 % e kalciumit të trupit është ruajtur në strukturën e eshtrave dhe të dhëmbëve. E vërteta është se, shumë prej nesh nuk konsumojnë ushqime të mjaftueshme të pasura me kalcium, kështu që trupi merr hua kalcium nga kockat aq sa i nevojitet, gjë që çon në rimodelimin e kockave çdo 10 vjet.
Kockat dhe dhëmbët përmbajnë mbi 99% të kalciumit në trupin e njeriut. Kalciumi është gjetur edhe në gjak, muskuj dhe inde të tjera.
Dobitë shëndetësore të kalciumit
– Kalciumi është i nevojshëm për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve.
– Ndihmon funksionin e nervave.
– Parandalon koagulimin e gjakut.
– Nxit sekrecionin hormonal.
– Forcon dhe relakson muskujt.
– Kalciumi në gjak luan shumë funksione të rëndësishme, duke përfshirë balancimin acid / alkaline dhe pH në trup.
– Studimet kanë treguar se ushqimet që përmbajnë kalcium zvogëlojnë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe atij rektal.
– Ka një lidhje mes marrjes së kalciumit dhe peshës më të ulët trupore.
– Ul presionin e gjakut dhe ruan shëndetin e zemrës
– Ul nivelet e larta të plumbit dhe të fluorit tek fëmijët.
– Ul nivelet e fosfatit në njerëz me sëmundje të veshkave.
Simptomat e mangësisë së kalciumit përfshijnë
– Mangësia e kalciumit shkakton osteoporozë (kocka të dobëta për shkak të densitetit të ulët).
– Rakit (gjendje e fëmijëve që përfshin zbutjen e kockave).
– Osteomalacia (zbutjen e kockave përfshirë dhimbjet) .
– Sindromi premenstrual (PMS),
– Dhimbje këmbësh në shtatëzani.
– Tension të lartë të gjakut.
– Ngre rrezikun e kancerit të zorrës së trashë
– Prishjen e dhëmbëve
– Tensionin e muskujve
Burimet natyrale të kalciumit përfshijnë
– Leshterikët
– Arrat, bajamet, lajthitë, farat e susamit, dhe fëstëku
– Fasulet
– Fiku
– Brokoli
– Luleradhiqet
– Marule
– Portokalli
– Gruri i plotë
– Spinaqi
– Çikore
– Qumështi
– Bamjet
Mbidoza e kalciumit mund të shkaktojë
– Dhimbje stomaku
– Fryrje
– Gazra
– Gojë të thatë
– Rrahje zemre të parregullt
– Kapsllëk
– Gurë në veshka
– Rrezik për sulme në zemër
– Shtojcat e kalciumit mund të bashkëveprojnë me barnat për sëmundjet e zemrës, diabetin, epilepsinë.
– Doza e tepruar e vitaminës D mund të rezultojë në nivele të rrezikshme të larta të kalciumit.
– Doza e lartë e kalciumit mund të ndërhyjë me thithjen e mineraleve të tjera, si hekur dhe zink.
– Njerëzit me sëmundje të veshkave, probleme të zemrës, sarkoidosis, ose tumore të kockave nuk duhet absolutisht të marrin kalcium shtesë, por vetëm nëpërmejet ushqimit.
– Kalciumi në formë të shtojcave është i pasigurt për të rriturit dhe fëmijët. Shmangni marrjen e tyre në formë të shtojcave dhe plotësoni nevojat e kalciumit vetëm duke konsumuar ushqime të pasura me kalcium.