Gjidhënia artificiale i bën fëmijët të pambrojtur ndaj astmës

Gjidhënia artificiale i bën fëmijët të pambrojtur ndaj astmës kurse gjidhënia natyrale forcon mushkëritë

 

Hulumtimi i ri ka treguar se të sapolindurit që ushqehen me biberon kanë pothuajse dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë astmë, pasi shkencëtarët thonë se fëmijët duhet të ushqehen me gji në ditët e para të jetës së tyre. Qumështi i gjirit përmban lëndë ushqyese që mbrojnë nga infeksionet dhe alergjitë. Gjithashtu përpjekja e jashtëzakonshme fizike e përfshirë gjatë ushqyerjes me gji rrit forcën e mushkërive.

Rezultatet tregojnë se astma mund të parandalohet duke shmangur suplementet komerciale të qumështit të lopës në lindje.

Deri në ditëlindjen e tyre të dytë, vetëm 15 nga 151 fëmijë ekskluzivisht të ushqyer me gji gjatë ditëve të para të jetës – rreth 10% – kishin astmë, krahasuar me 42 (28%) të 151 të tjerëve të cilët ishin caktuar rastësisht për të marrë sasi të vogla nga suplimentet komerciale të qumështit të lopës.

Përhapja e astmës ishte shumë herë më pak tek fëmijët që u ushqyen me gji në krahasim me fëmijët qe u ushqyen me suplement të qumështit të lopës.

Astma është një nga sëmundjet më të zakonshme kronike – përhapja e saj është rritur gjatë 60 viteve të fundit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon ushqyerjen me gji për të paktën 6 muaj pas lindjes për shkak të përfitimeve të përgjithshme për foshnjën. Por për përfitime otimale për foshnjën dhe nënën gjidhënia duhet të jetë dy vite të plota, siç e ka thënë edhe Zoti në Kuran, surja Lukman, vargu 14: “Ne e kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka mbartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vitesh. Ne i thamë atij: “Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë.”

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook