Fraza që fëmijët mund të përdorin për të treguar se kanë ankth
Fraza që fëmijët mund të përdorin për të treguar se kanë ankth dhe janë të shqetësuar; Mënyrat më të mira për t’i ndihmuar ata
Ankthi ka më shumë se një simptomë dhe shumica e tyre janë të fshehura, veçanërisht tek fëmijët. Kjo është arsyeja pse shpesh fëmijët nuk trajtohen për ankth, gjë që mund të rezultojë në një sërë problemesh më vonë gjatë jetës së tyre. Statistikat tregojnë se rreth 25% e fëmijëve të moshës 13-18 vjeç që vuanin nga ankthi, nuk e kanë trajtuar atë.
Për shkak se ata janë akoma shumë të rinj, ne duhet t’u kushtojmë vëmendje disa fjalëve që fëmijët thonë kur është fjala për zbulimin e ankthit.
Në shumë mënyra, ankthi ka efekte të ngjashme tek të rriturit dhe fëmijët. Çdokush me ankth mund të ndjehet nervoz, i mërzitur, i turpshëm ose i lodhur – ose vuan nga çrregullime të lidhura me ankthin, si çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD). Sidoqoftë, ndryshe nga të rriturit, fëmijët nuk mund të dinë të komunikojnë siç duhet për ankthin e tyre.
Shpesh mund të jetë e vështirë të komunikosh me fëmijët dhe t’i pyesësh ata se si ndihen. Ne mund të mendojmë se gjithçka që po ndodh në kokën tonë është “normale”, kështu që kërkimi i ndihmës nuk i kalon kurrë mendjet tona. Ose ndoshta për shkak se nuk e kuptojmë plotësisht se çfarë po ndodh dhe nuk e dinim se çfarë ishin “shenjat”.
Shenjat e ankthit tek fëmijet dhe të rriturit
Ankthi i referohet simptomave të lehta dhe të rënda fizike, që e bëjnë një person të ndihet i shqetësuar dhe nervoz.
Çdokush mund të zhvillojë çrregullime ankthi dhe stresi, si çrregullimi i panikut dhe çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD). Ankthi mund të shkaktohet si nga faktorët mendorë, ashtu edhe nga të menduarit negativ, si dhe faktorët fizikë, si sindromi i zorrës nervoze (IBS) dhe faktorët socialë, si ngjarjet traumatike të jetës.
Për të rriturit dhe fëmijët, simptomat e ankthit mund të përfshijnë:
- Lodhje
- Vështirësi e përqëndrimit
- Nervozizëm
- Tension i muskujve
- Vështirësi në kontrollimin e shqetësimit
- Probleme të gjumit
- Ndjenja shumë i/e shqetësuar për të qenë me njerëzit e tjerë
- Vështirësi për të folur me njerëz të tjerë
- Shmangia e situatave dhe ngjarjeve shoqërore
- Zverdhja, djersitja e tepërt.
Megjithatë, kur është fjala për fëmijët, duhet të shikoni për më shumë shenja fizike të ankthit, pasi fëmijët nuk mund të dinë të shprehin verbalisht vështirësitë e tyre mendore.
Prandaj, kini kujdes për këto shenja fizike të ankthit tek fëmijët, të cilat nganjëherë mund të keqkuptohen si tregues të sëmundjeve të tjera fizike ose çështjeve të të nxënit.
- Ekuilibri i dobët (nga marramendja)
- Rrahje të shpejta të zemrës
- Vështirësi në frymëmarrje
- Duar ose këmbë të djersitura
- Dhimbjet e kokës
- Heshtja dhe refuzimi për të folur
- Ndryshime të papritura në zakonet e të ngrënit
- Luhatje humori
- Dëshirojnë të qëndrojnë në shtëpi ose me prindërit gjatë gjithë kohës
- Dëshirojnë të shmangin aktivitetet shoqërore ose shkollën
- Pamundësia për t’u përqendruar
- Ndryshime të papritura në nota
- Vetëbesimi i ulët (p.sh. duke thënë gjëra negative për veten e tyre).
Fraza që thonë fëmijët dhe që tregojnë se ata janë të shqetësuar
Këtu janë disa mënyra se si fëmijët mund t’i “tregojnë” prindërve të tyre për ankthin që po përjetojnë. Nëse fëmijët tuaj kanë përdorur 2-3 ose më shumë nga këto fraza në mënyrë të përsëritur, mund të jetë një ide e mirë të filloni të flisni me ta për ankthin – dhe si ta trajtoni atë.
– “Çfarë nuk shkon me mua?!”
Çfarë nuk shkon me mua?! Është normale të ndjesh dyshime në vetvete, por jo në bazë të vazhdueshme. Nëse vini re se fëmija juaj vazhdimisht përdor shprehjen “çfarë nuk shkon me mua?!”, mund të kërkoni të shikoni shenja të tjera ankthi.
– “Jam i lodhur, nuk mund të fle!”
Fëmijët përjetojnë çrregullime të gjumit për një kohë shumë të gjatë. I gjithë procesi i shkuarjes në shkollë, duke kaluar ditën, duke u përpjekur të mos ngacmohet nga shokët dhe deri sa të kthehet në shtëpi, fëmija është në ankth. Mendimet e ankthshme janë shumë të lodhshme për ta dhe çrregullimet e gjumit janë një shenjë që e tregojnë këtë. Është normale që të gjithë të ndihen të lodhur pasi janë gjithë ditën në lëvizje, por nëse fëmija juaj ankohet se është vazhdimisht i lodhur, mund të vuajë nga ankthi.
– “Kam dhimbje koke!”
Kjo shprehje përdoret si justifikimin i një ndjenje i sëmurë për të shmangur shkuarjen në shkollë. Fëmijët nuk e kuptojnë që janë në ankth dhe për ta është më e lehtë të shprehin shqetësim fizik se sa shprtëror që është i padukshëm dhe jo i qartë.
– “Më vjen keq!”
Kërkimi i faljes kur është e nevojshme është e sjellshme. Por kur vërehet se fëmija juaj kërkon falje shumë shpesh, tregon se diçka nuk po shkon si duhet. Kjo do të thotë se ata vazhdimisht ndihen të pasigurt dhe nervozë se kanë bërë diçka të gabuar. Kur ata kanë shqetësime shpirtërore thonë “Më vjen keq!” për të qenë më të qetë në situata të vështira.
– “A nuk mund të qëndrojmë në shtëpi?”
Fëmijët që janë të shqetësuar urrejnë të dalin në vende ku ka njerëz, dhe nuk i pëlqen të shoqërohen me fëmijë të tjerë. Ata i shqetëson zhurma dhe kanë pasiguri në vetvete. Arsyeja është se ata preferojnë një mjedis të njohur dhe që është i qetë. Qëndrimi në shtëpi mund t’i bëjë ata të ndiehen të sigurt, por mund të shkaktojë probleme të mëdha ankthi në të ardhmen.
– “Nuk dua të kryej aktivitet të ri!”
Ankthi dhe shqetësimi i tepërt nuk i lë ata të qetë për të qenë të gatshëm për ndonjë gjë të re. Ata mendojnë çdo justifikim për të mos marrë pjesë në një eveniment të ri, aktivitet, vend pushimi, etj.
– “Nuk ndihem mirë!”
Ndonjëherë, mund të jetë një dhimbje në stomak ose dhimbje koke, por ndonjëherë, ankimi për dhimbjet mund të tregojë ankth. Nëse ndodh shpesh, kjo tregon që fëmija është duke vuajtur nga ankthi.
– “A mund ta lësh dritën të ndezur?”
Kur fëmija kërkon që ta lini dritën ndezur kur fle, duhet ta qetësoni dhe ta mësoni që të flejë normalisht në errësirë, sepse kjo gjë mund të çojë në probleme të mëtejshme.
– “Mos më lër vetëm!”
Nëse fëmija e thotë shpesh këtë gjë dhe nuk dëshiron të mbetet i vetëm edhe kur është absolutisht e nevojshme, mund të jetë për shkak të ndjenjës së shqetësimit, e cila mund të përparojë në probleme edhe më të mëdha.
“Besoja se prindërit do të më braktisin, nëse nuk do isha i mirë, dhe ky do të ishte faji im. Kurdoherë që prindërit e mi më linin, i kërkoja që të mos largohen sepse isha shumë i shqetësuar. Ose nëse nuk ktheheshin në orën e caktuar, unë do t’i thërrisja vazhdimisht derisa të përgjigjeshin.”- thotë një fëmijë.
– “Nuk dua!”
Nëse fëmija refuzon të bëjë atë që i thoni, mund të jetë për shkak të ankthit. Kjo sjellje do t’i bëjë ata të papërgjegjshëm dhe do të krijojë probleme të mëdha më vonë në jetën e tyre.
– “Nuk mund ta bëj!”
Kur fëmija shmanget për të bërë diçka dhe gjithmonë gjen justifikime për të mos bërë asgjë, kjo tregon ankth. Refuzimi i vazhdueshëm është një problem shumë i madh që mund t’i bëjë fëmijët pasiv më vonë në jetë.
Fraza për të qetësuar një fëmijë të shqetësuar
Ankthi mund t’i ndodh çdo fëmije në një formë apo në një tjetër. Si prindër, do të dëshironim të mbronim fëmijët tanë nga momentet e ankthshme të jetës, por largimi dhe luftimi i ankthit është një aftësi themelore jetësore që do t’u shërbejë atyre në vitet që vijnë. Provoni këto fraza të thjeshta për t’i ndihmuar fëmijët nëse janë në ankth dhe ndihen të shqetësuar.
- “A mund të vizatoni këtë për mua?”
Pikturimi ose vizatimi në përgjithësi u siguron fëmijëve një vend ku ata mund të shprehin ndjenjat pa përdorur fjalët.
- “Ne të duam, dhe ti je i sigurt me ne!”
Duke u thënë se fëmijëve se jeni të sigurt me personin që doni më shumë, është një pohim i fuqishëm. Mos harroni, ankthi i bën fëmijët të ndihen sikur mendjet dhe trupat e tyre janë në rrezik. Përsëritja shpesh e këtyre fjalëve i bën ata të ndihen të sigurt dhe zbut sistemin nervor.
- “Ne jemi një ekip i pandashëm!”
Ndarja është një shkas i fuqishëm ankthi për fëmijët e vegjël. Sigurohuni atyre se do të punoni së bashku, edhe nëse ata nuk mund t’ju shohin.
- “Le të mësojmë më shumë për këtë!”
Lërini fëmijët të eksplorojnë frikën e tyre duke pyetur sa më shumë pyetje që u nevojiten. Në fund të fundit, dija është fuqi.
- “Le të llogarisim !”
Kjo teknikë e shpërqendrimit nuk kërkon përgatitje paraprakisht. Numërimi i njerëzve që mbajnë çizme, numri i makinave që po kalojnë, numri i fëmijëve ose numri i kapelave në dhomë, këto mund ta ndihmojnë fëmijën të ndihet i afërt me ju.
- “Mbylli sytë dhe imagjino këtë gjë … !”
Vizualizimi është një teknikë e fuqishme që përdoret për të lehtësuar dhimbjen dhe ankthin. Udhëzoni fëmijët të imagjinojë një vend të sigurt, të ngrohtë dhe të lumtur, ku ata ndihen rehat. Nëse ata dëgjojnë me vëmendje, simptomat fizike të ankthit do të zhduken.
- “Edhe unë ndonjëherë jam i frikësuar / nervoz / i shqetësuar!”
Empatia fiton në shumë, shumë situata. Mund të hapë edhe një bisedë me fëmijën tuaj dhe ti tregoni atij se si ju e kapërceni ankthin.
- “Le të kemi një debat!”
Fëmijët më të mëdhenj e duan këtë stërvitje, veçanërisht sepse kanë leje për të debatuar prindërit e tyre. Bëni debat me stil, për të mësuar më shumë për arsyet e ankthit të tyre.
- “Ne jemi krenar për ty!”
Duke ditur se jeni të kënaqur me përpjekjet e tyre, pavarësisht nga rezultati, lehtëson nevojën për të bërë diçka të përkryer – një burim stresi për shumë fëmijë.
- “Dalim një shëtitje!”
Ushtrimi lehtëson ankthin deri në disa orë, ndërsa djegia e energjisë së tepërt, lehtëson muskujt e tensionuar dhe nxit disponimin.
- “Kjo ndjenjë do të kalojë shpejt!”
Shpesh, fëmijët ndihen sikur ankthi i tyre nuk ka fund. Në vend që ta mbyllni ose ta shmangni shqetësimin, kujtojani atyre se lehtësimi është në rrugë.
- “E di që kjo është e vështirë!”
Pohojuni se situata është e vështirë për ta. Vlefshmëria juaj i tregon fëmijëve se i respektoni ndjenjat e tyre.
- “Më trego për këtë!”
Pa ndërprerë, i dëgjoni fëmijët tuaj kur flasin për atë që i shqetëson. Duke folur për këtë, ju mund t’i jepni fëmijëve kohë për të përpunuar mendimet e tyre dhe për të dalë me një zgjidhje.
- “Ti je trim!”
Theksoni aftësinë e fëmijës për të trajtuar situatën, dhe i fuqizoni ata që të kenë këtë sukses.
- “Cilën strategji qetësuese do të përdorësh tani?”
Për shkak se çdo situatë e ankthshme është e ndryshme, jepuni fëmijëve mundësinë për të zgjedhur strategjinë qetësuese që ata duan të përdorin.
- “Do ta kalojmë këtë së bashku.”
Mbështetja e fëmijëve me praninë dhe angazhimin tuaj mund t’i fuqizojë ata që të vazhdojnë derisa të ketë mbaruar gjendja e frikshme.
- “Çfarë dëshiron nga unë?”
Kërkojuni fëmijëve t’ju tregojnë se çfarë kanë nevojë. Mund të jetë një përqafim, hapësirë ose zgjidhje. Jepuni fëmijëve një përqafim. Kontakti fizik ofron një shans për fëmijën të relaksohet dhe të ndjehet i sigurt.
Gjithashtu dieta ushqimore është thelbësore për shëndetin fizik dhe shpirtëror të fëmijës. Ja disa udhëzime:
– Magnezi
Ka disa studime gjatë 10 viteve të fundit që kanë lidhur mangësitë e magnezit me ankthin, si dhe reduktimin e ankthit pas marrjes së magnezit. Ushqime të larta në magnez përfshijnë orizin, drithërat, farat, peshkun, etj.
– Acidet yndyrore Omega 3
Acidet yndyrore Omega 3 kanë përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore, si dhe përfitime të shëndetit mendor. Studime të shumëfishta kanë treguar se mangësia e tyre ka lidhje me depresionin, ankthin dhe ADHD. Ushqime të pasura me omega 3 përfshijnë: bishtajoret, salmon, vezët, vaj luledielli, brokoli, spinaqi, etj.
– Vitamina B
Mangësia e komleksit të vitaminës B është e lidhur me problemet në sistemin nervor, përfshirë edhe ankthin. Ushqime të pasura me vitaminë B përfshijnë:
- manaferrat, bishtajoret, arrat (Vitaminë B1)
- vezët , peshku, kërpudhat (B2)
- fara luledielli, ton, shpezë, patate, gjizë, mëlçi (B3)
- avokado, brokoli, kërpudha (B5)
- fasule, drithrat, spinaq, peshk, banane (B6)
- vezët, peshku, djathi, patatja e ëmbël (B7)
- perimet me gjethe jeshile, agrumet, bishtajoret, tofu, lëng domatesh (B9)
- qumështi, peshku, drithërat, vezët (B12).
Kujdes! Antidepresantët dhe medikamentet kundër ankthit, si SSRIs dhe benzodiazepinat nuk duhet të merren në asnjë mënyrë nga fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit, sepse ato kanë efekte anësore të rrezikshme si: nervozizëm, dëmtim të sistemit nervor, dëmtim të zemrës, mendim për vetëvrasje, etj.
Shumë fjali që thonë fëmijët mund të jenë një shenjë ankthi, por ato gjithashtu mund të mos thonë asgjë. Është e rëndësishme të ulesh me fëmijën tënd dhe të zbulosh se çfarë po ndodh. Si prindër, jeni njerëzit e parë që duhet të ndjehen të kënaqur për ndarjen e emocioneve me fëmijët tuaj. Është gjithashtu detyra jonë për t’u mësuar atyre se si të shprehen dhe të sillen me këto emocione.