Dhjetë Sekrete rreth Ushqimit në Kuran

Published On: December 5th, 2022Categories: Ushqimi0 Comments on Dhjetë Sekrete rreth Ushqimit në Kuran

Dhjetë Sekrete rreth Ushqimit në Kuran

 

  1. Shega

Studimet e fundit tregojnë se shega është e dobishme për shumë sëmundje, dhe në hulumtimet e fundit është zbuluar nga shkencëtarë amerikanë dhe evropianë në lidhje me përfitimet e shegës për gratë shtatzëna. Shega është shumë e pasur me antioksidantë. Ajo është gjithashtu e pasur me vitamina dhe kripëra që janë të lehta për t’u absorbuar. Studiuesit konfirmojnë se ngrënia e një kokërr shege çdo ditë për një muaj ose më shumë, për shembull, është e dobishme në trajtimin e anemisë, artritit dhe reumatizmës, përveç përfitimeve për zemrën dhe arteriet. Shega është e nevojshme për fëmijën dhe gratë me fëmijë në gji, për të mëdhenjtë dhe të vegjlit. Ndoshta e kuptojnë pse Zoti e ka përmendur këtë frut në Librin e tij të Shenjtë, ku thotë: “Atje do të ketë fruta, palma hurmash dhe shegë. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!” [Kurani, Surja Rahman: 68-69].

  1. Frutat dhe mishi

Ai që mediton vargjet e Kuranit, ndërsa flitet në lidhje me ushqimin e banorëve të Parajsës vëren se Zoti i Plotfuqishëm përmend së pari frutat dhe pastaj mishin, dhe këtu ka një urtësi mjekësore madhështore: Frutat përmbajnë sheqerna të thjeshtë dhe të lehtë për t’u absorbuar dhe për t’u tretur, dhe ato janë burimi kryesor i energjisë në trup, si rrjedhojë ato largojnë urinë e madhe. Dhe në të kundërt, nëse njeriu ha së pari mish, trupit do t’i duhen tre orë për të përfunduar procesin e absorbimit, dhe këtu pasqyrohet urtësia e fillimit me frutat pastaj me mishin. I Plotfuqishmi thotë në Kuran: “15. Ata do të qëndrojnë në divane të stolisura me ar e gurë të çmuar, 16. të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit. Do t’u sillen rreth (për shërbim) djelmosha përherë të rinj, 18. me kupa, ibrikë dhe gota me pije të kulluar, që rrjedh 19. e prej së cilës nuk do t’u dhembë koka dhe nuk do t’u humbë

mendja, 20. e me fruta të cilat do t’i zgjedhin vetë 21. dhe mish shpendësh që ua ka ënda.” [El Vakia, 15-21].

  1. Fiku

Studimet mjekësore kanë provuar dobitë e shumta të fikut. Ai përmban antiseptik dhe antibakterial, ul kolesterolin, dhe për shkak se përmban një përqindje të lartë të sheqerit natyral, kjo e bën atë një burim të mirë të energjisë dhe, në disa studime, ne gjejmë se ngrënia e disa kokrrave fiku çdo ditë të mbron nga kanceri. Ai ka një përfitim shumë të madh edhe në rregullimin e funksionit të zorrëve, si dhe parandalon dhe trajton hemorroidet, duke ngrënë disa kokrra prej tij çdo ditë, ose duke qëndruar në ujin e vluar me gjethet e fikut. Për këto dhe shumë përfitime të tjera mjekësore, Zoti e ka përmendur fikun në Librin e Tij, madje është betuar në të, duke thënë: “Për fikun dhe ullirin!” [Et Tin, 1].

  1. Kungulli

Kungulli është nga ushqimet e rëndësishme, sidomos në kohën tonë. Ai përmban një përqindje të lartë të ujit (95%) dhe përmban shumë minerale dhe një sasi të vogël të sheqerit, fibra, shumë kalium dhe pak natrium, kështu që shkencëtarët konfirmojnë se kungulli është i përshtatshëm për humbje peshe, dhe për pacientët me presion të gjakut. Hulumtimet e fundit mjekësore konfirmojnë se kjo bimë është e dobishme në parandalimin e kancerit dhe lehtëson dhimbjen e kokës. Ndoshta ju e dini se Profeti Muhamed (Paqja e Zotit qoftë mbi të!) e pëlqente këtë ushqim, dhe kur ftohej në ndonjë drekë apo darkë, ai kërkonte për copa të kungullit në ushqim. Ishte pikërisht bima e kungullit që zgjodhi Zoti për t’i bërë hije dhe për të ngrënë profetit Junus (Paqja e Zotit qoftë mbi të!), kur ai doli nga barku i balenës. Ja çfarë thuhet për të në Kuran: “139. Junusi ka qenë gjithashtu njëri nga të dërguarit. 140. Ai nxitoi drejt një anijeje të mbushur plot e përplot 141. dhe hodhi short (me detarët se kush duhej të hidhej)272 dhe humbi. 142. Pastaj atë e gëlltiti një balenë, se ai kishte bërë diçka të gabuar, 143. dhe, po të mos ishte nga ata që i luten Allahut, 144. me siguri do të mbetej në barkun e saj deri në Ditën e Ringjalljes. 145. Por Ne e hodhëm atë në një breg të shkretë, duke qenë i sëmurë. 146. Dhe bëmë që sipër tij të mbinte një bimë kungulli (për t’i bërë hije dhe si ushqim e ilaç). 147. Pastaj e dërguam atë te njëqind mijë e më tepër njerëz, 148. dhe ata i besuan, prandaj u dhamë jetë të këndshme për një kohë të caktuar (për aq sa jetuan në tokë).” [Essaffat, 139-148].

  1. Ngrënia më këmbë

Mjekët thonë se kur njeriu qëndron në këmbë, sistemi nervor dhe ai muskular punojnë në mënyrë efektive në krahasim me qëndrimin ulur që nuk kërkon përqendrim të tyre, prandaj është e gabuar të ngrënit ose pirët në këmbë, por duhet qëndruar ulur. Mjekët kanë monitoruar raste të problemeve në procesin e tretjes, për kurimin e të cilave kanë dështuar një numër i madh i barnave, por menjëherë sa pacientët ndalin nga ngrënia dhe pirja në këmbë dhe fillojnë të hanë ulur, çrregullimet e tretjes eliminohen! Kjo është ajo që na ka këshilluar profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të!), madje ai ka ndaluar nga ngrënia apo pirja në këmbë, pikërisht për dëmet që i shkakton shëndetit kjo gjë.

  1. Peshku

Proteina e peshkut konsiderohet me vlerë të lartë ushqyese, është e lehtë për t’u tretur dhe është konsideruar ushqim i dobishme për pacientët me çrregullime në sistemin e tyre të tretjes. Yndyra e peshkut karakterizohet nga prezenca e acideve yndyrore polyunsaturated, acide të dobishme dhe të padëmshme, të cilat karakterizohen nga aftësia për të zvogëluar nivelin e yndyrës në gjak, duke e bërë atë të dobishëm në parandalimin e aterosklerozës, veçanërisht të sëmundjes së arteries koronare. Yndyra e peshkut tretet më lehtë sesa yndyra e mishit. I Plotfuqishmi thotë: “Është Ai që ju ka vënë në shërbim detin, që ju të hani prej tij mish të freskët dhe të nxirrni nga ai stolitë që mbani. Ti sheh se si anijet e çajnë atë, që ju të kërkoni mirësitë e Allahut dhe të jeni mirënjohës.” [En Nahl, 14]. Sot, peshku konsiderohet nga llojet më të butë të mishit dhe karakterizohet nga vlera të larta ushqyese, prandaj i Madhëruar qoftë Ai që na i ka nënstruar të gjitha këto mirësi, që ne ta falënderojmë Atë!

  1. Uthulla

Uthulla është lëndë dezinfektuese, dhe vrasëse e baktereve vdekjeprurëse. Studime të reja tregojnë se konsumimi i uthullës me ushqimin ka një ndikim të rëndësishëm në trajtimin e helmimit nga ushqimi. Studiuesit kanë vërejtur se konsumi i uthullës ul sheqerin në gjak dhe trajton infeksionet. Për këto përfitime dhe shumë të tjera t të zbuluara së fundmi, profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të!) thotë: “Uthulla është ushqim i bekuar.” [Transmetuar nga Muslimi].

  1. Rrushi

Lëngu i rrushit (sidomos kur shtrydhet me gjithë fara) është efektiv në trajtimin e infeksioneve të mushkërive, të kancerit dhe shpërbërjen e gurëve në veshka. Studiuesit konfirmojnë dobinë e lëngut të rrushit në rinovimin e mëlçisë, në organizimin e punës së saj dhe në shpëtimin e saj prej toksinave. Ky është një tonik për muskujt dhe ndihmon për të stabilizuar punën e sistemit nervor, ka efekt qetësues dhe ndihmon për të trajtuar emocionet. Prandaj, Zoti e ka përmendur këtë frut në Librin e Tij, ku thotë: “Nëpërmjet tij (ujit), Ne bëjmë për ju kopshte hurmash dhe rrushi, ku ka shumë fruta për të ngrënë.”[Mu’minun, 19] Lavdi Atij që na bekoi me këto bekime!.

  1. Xhenxhefili

Xhenxhefili apo Ginger ka efekt anti-vjellje dhe rregullon sistemin e tretjes. Shkencëtarët konfirmojnë se xhenxhefili përmban lëndë antiseptike kundër baktereve dhe është shumë i mirë kundër dhimbjeve të barkut dhe diarresë, si dhe vret krimbat dhe parazitët e zorrëve. Në një studim të kohëve të fundit të shkencëtarëve kinezë është provuar se xhenxhefili trajton Arthritin, reumatizmën dhe dhimbjet në fund të shpinës. Studimet kanë treguar se ngrënia e pak xhenxhefili kontribuon në organizimin e punës së zemrës dhe zvogëlon shfaqjen e sulmit në zemër. Zoti e ka përmendur këtë frut në Librin e Tij, ku thotë: “Aty (në Parajsë) do të pinë gota me pije të përzier me xhenxhefil.” [El Insan, 17].

  1. Qumështi i devesë

Një studim i botuar në American Journal of Science tregon se devetë janë shumë të dobishme në trajtimin e kancerit, infeksioneve virale dhe sëmundjeve kronike, si dhe të sëmundjeve kardiovaskulare. Prandaj e kuptojmë pse Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka urdhëruar qumështin e devesë për të trajtuar shumë sëmundje, siç transmeton Buhariu.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook