Bajamet

Published On: December 9th, 2022Categories: Fruta dhe Perime0 Comments on Bajamet

Bajamet

 

Arabisht: اللوز

Anglisht: Almond

Emri shkencor: Prunus dulcis

Familja: Rosaceae

Bajamja është pemë frutore nga familja e trëndafilave (Rosaceae). Pema arrin lartësinë 4-9 m, me lule të bardha të kuqërremta, dhe jep fruta me lëvozhgë të forte, të cilat gjithashtu quhen bajame. Sezoni i frutit të bajames është nga Gushti në Tetor.

Origjina e bajames është Lindja e Mesme dhe Azia Jugore, ku kultivohej që 3000 vjet para Krishtit. Është e shpërndarë përgjatë brigjeve të Mesdheut.

Ekzistojnë dy nënlloje kryesore: njëri lloj është bajamja e hidhur me një aromë të mprehtë që përdoret në mjeksinë alternative si ilaç, dhe bajamja e ëmbël e cila përdoret për ushqim dhe në industrinë e ëmbëlsirave.

Prodhuesit më të mëdhenj janë ShBA, Greqia, Irani, Italia dhe Maroku.

A e dini se?
Në Egjiptit, që prej kohëve të lashta, bajamet kanë qenë gjithmonë një përbërës në kremra dhe shampo.

Elementët përbërës të bajames; Energy, Carbohydrates, Sugars, Dietary fiber, Fat, Protein, Vitamins; A, beta-carotene, Thiamine (B1), Riboflavin (B2), Niacin (B3), Pantothenic acid (B5), B6, Folate (B9),  B12, C, D, E, K, omega -3, Minerals; Calcium, Iron, Magnesium, Manganese, Phosphorus, Potassium, Sodium, Zink.

Dobitë shëndetësore të bajames

– Zvogëlon rrezikun e infarktit të zemrës.

– Ndihmon për të ulur kolesterolin e “keq”.

– Mbron muret e arterieve nga dëmtimi.

– Ndihmon në ndërtimin e kockave dhe dhëmbëve.

– Ajo ofron yndyrna të shëndetshme dhe ndihmon për uljen në peshë.

– Ndihmon për uljen e sheqerit në gjak dhe insulinës, pas ngrënies.

– Ndihmon në funksionimin e mirë të trurit.

– Zvogëlon rrezikun e sëmundjes Alzheimer.

– Ushqen sistemin nervor, ndihmon në rritjen e nivelit të lartë intelektual dhe jetëgjatësisë.

– Sasia e lartë e acidit folik në bajame ndihmon në rritjen e shëndetshme të qelizave dhe formimin e indeve, të cilat janë të rëndësishme për rritjen e shëndetshme të fetusit.

– Ndihmon tretjen dhe zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.

–  Mbron lëkurën dhe flokët nga dëmtimi.

Kujdes!

– Nuk janë të rekomanduara për njerëzit që vuajnë nga veshkat dhe fshikëza e tëmthit, sepse baamet përmbajnë oxalates.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook