Vuani nga Zemërimi?

Published On: February 11th, 2023Categories: Shëndeti Mendor0 Comments on Vuani nga Zemërimi?

Vuani nga Zemërimi? Ja disa mënyra që ju ndihmojnë të kontrolloni qëndrueshmërinë tuaj emocionale

 

Disa njerëz nuk kanë aftësinë për të kontrolluar zemërimin e tyre, gjë që i ekspozon ata në shumë probleme në nivelin shoqëror, dhe mund të arrijnë në humbjen e miqve dhe bashkëpunëtorëve.

Më poshtë janë disa nga metodat më të rëndësishme që ndihmojnë në kontrollin e zemërimit.

  1. Shenjat e zemërimit

Kur ndjeni se zemra juaj po rreh më shpejt se normalisht, dhe ritmi i frymëmarrjes rritet ndjeshëm, së bashku me shtrëngimin e duarve, kjo tregon që jeni në prag të hyrjes në gjendjen e zemërimit dhe këto shenja ju japin pak kohë që të filloni ta kontrolloni atë.

  1. Numëroni nga 1 deri në 10

Numërimi nga 1 deri në 10 është një mënyrë efektive për të kontrolluar zemërimin, dhe për të menduar më thellë. Kjo do ju bëjë të ndjeheni i qetë dhe i relaksuar.

  1. Merrni frymë thellë

Sigurohuni që të merrni frymë thellë kur ndiheni të zemëruar, sepse kjo metodë do të kontribuojë gjithashtu për t’u ndier i qetë dhe i relaksuar.

  1. Gjumi

Pas një dite pune të vështirë dhe të lodhshme, duhet të pushoni dhe qetësoheni me gjumë adekuat, për të qetësuar nervat dhe për të zvogëluar tensionin dhe zemërimin.

  1. Shmangni qetësuesit dhe alkoolin

Qetësuesit nervor (që përmbajnë lëndë narkotike) dhe alkooli janë ndër praktikat e gabuara që ju humbasin aftësinë për të kontrolluar nervat, kështu që duhet t’i ndaloni së përdoruri sa më shpejtë të jetë e mundur, për të kontrolluar zemërimin tuaj.

  1. Kreativiteti

Kur ndiheni i zemëruar, sigurohuni që të praktikoni hobin tuaj, si shkrimi apo vizatimi, sepse kjo kontribuon në eliminimin e energjisë negative dhe zvogëlon tensionin dhe zemërimin.

  1. Lutja

Lutja është një nga mënyrat më qetësuese dhe larguese në çast të zemërimit. Vetëm kur thua “O Zoti im!”, gjithçka rreth teje zvogëlohet dhe zemra qetësohet ndjeshëm.  “Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” Kuran; Ra’d 28.

  1. Flisni për mënyrën se si ndieheni

Të flasësh për problemet e tua me mikun tënd të ngushtë mund të të qetësojë dhe të zvogëlojë ndjenjat e zemërimit dhe tensionit.

  1. Larg kujtimeve të dhimbshme

Mundohuni të qëndroni larg njerëzve dhe gjërave që ju kujtojnë kujtime të dhimbshme, pasi ato do t’ju përkeqësojnë zemërimin dhe do t’ju bëjnë të ndiheni në ankth dhe të shqetësuar.

  1. Mendohuni para se të flisni

Në nxehjen e momentit, është e lehtë të thuash diçka që më vonë do të pendohesh. Përmbahuni për disa çaste për të mbledhur mendimet përpara se të flisni, dhe lejoni që të tjerët që janë të përfshirë në këtë situatë të bëjnë të njëjtën gjë.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook