Commiphora Gileadensis

Published On: January 15th, 2023Categories: Bimët Shkretinore0 Comments on Commiphora Gileadensis

Commiphora Gileadensis

 

Arabisht: البشام – Basham

Anglisht: Arabian Balsam Tree.

Emri shkencor: Commiphora Gileadensis L.

Familja: Burseraceae

Commiphora Gileadensis është një specie shkurre me lartësi 2-3 m, me gjethe të vogla dhe me aromë të këndëshme, me lule të kuqe, me frut gri në të kuq, me aromë dhe shije të mirë.

Origjina e Commiphora Gileadensis është Arabia Saudite, Jemeni, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omani Jugor. Ajo është nga  bimët historikisht të shtrenjta dhe me parfum të rrallë. Është rritur në kopështe të ruajtura  dhe është vlerësuar si bimë kozmetike nga zonjat mbretërore. Veçoritë e saj medicinale janë gjithashtu të jashtëzakonshme. Pothuajse të gjitha pjesët e bimës kanë veçori terapeutike. Aroma e veçantë e tyre tregon që bima përmban lëndë kuruese të rralla. Shija e gjetheve është e ngjashme me limonin.

Më parë, njerëzit i vendosnin gjethet  e bimës mbi plagë gjatë luftës, për kurim dhe disinfektim të tyre. Ata gjithashtu e përdornin kërcellin e bimës si furçë për pastrimin e dhëmbëve.

Veçoritë e bimës: Analgesic, Anodyne, Anti inflammatory, Antibacterial,  AntiCancer,  Antirheumatic, Astringent, Depurative.

Elementët aktiv: β-Caryophyllene, volatile oil,  including cineole, bisabolene, bisabolol and humulene), resins, palicin and populin, phenolic acids, etj.

Pjesët që përdoren: Kërcelli, lëvorja e kërcellit, gjethet, rrëshira dhe farat.

Dobitë mjekësore të Commiphora Gileadensis

– Forcon sistemin imunitar.

– Stimulon rigjenerimin e indeve.

– Pastron zorrën e trashë në mënyrë të shpejtë dhe ndihmon në kurimin e kancerit të zorrrës trashë.

– Ndihmon në kurimin e sëmundjeve të mushkërive përfshi edhe kancerin e mushkërive, sepse aroma e tij është depërtuese dhe shpërbën tumoret.

– β-Caryophyllene, që gjendet tek bima, ka vecori për kurimin e tumoreve, shpërbërjen e tyre dhe ndihmon në forcimin e qelizave normale.

– Forcon muret e stomakut, lehtëson tretjen.

– Ndihmon në kurimin e astmës dhe vështirësitë në frymëmarrje.

– Pastron dhe forcon mëlçinë.

– Pastron mitrën dhe është nxitës menstrual.

– Pastron plagët, ndihmon kurimin e shpejtë të tyre.

– Lufton bakteriet, viruset dhe kërpudhat në të gjithë pjesët e trupit.

– Gjethet e bimës konsiderohen ilaçi më i mirë për sëmundjet e lëkurës, përfshi: ekzemën, plagët kronike, kërpudhat, puçërrat e rinisë, gangrenën, plakjen e lëkurës, djegiet e lëkurës, pastrimin e fytyrës, etj.

– Kërcelli i bimës pastron dhëmbët, dhe forcon mishrat e dhëmbëve.

– Qetëson dhimbjet e kokës, migrenën dhe dhimbjet e qafës.

Shënim!

– Bima është e sigurtë për të gjithë në rast se përdoret sipas udhëzimeve të herbalistit.

– Ekstrakti i bimës është një nga përbërësit e formulave tona për sëmundje të caktuara.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook