Nitrati në mishin e përpunuar shkakton kancer të gjirit

Konfirmohet përsëri: Ruajtësi i nitratit të natriumit në mishin e përpunuar shkakton kancer të gjirit

 

Gjykimi dhe vendimi është përfundimtar: Mishrat e përpunuara si proshuta, sallami dhe suxhuku, që të gjitha rrisin rrezikun e kancerit të gjirit. Një metanalizë e 15 studimeve të kryera më parë mbi këtë temë, të botuar kohët e fundit në Gazetën Ndërkombëtare të Kancerit, ka konfirmuar se ngrënia e mishit të përpunuar shoqërohet me një rritje prej 9% në rrezikun e zhvillimit të këtij lloji të kancerit.

Ndërsa ka pasur shumë diskutim rreth rreziqeve të ngrënies së mishit të kuq, ky studim nuk gjeti lidhje midis konsumit të mishit të kuq dhe rrezikut të rritur të kancerit të gjirit. Rritja e rrezikut është specifike për mishin e përpunuar për shkak të përmbajtjes së lartë të nitritit dhe nitratit.

Kur shohim të gjitha dëshmitë së bashku, ekziston një rrezik në rritje i kancerit të gjirit nga dietat e larta në mish të përpunuar.

Cili është problemi me mishin e përpunuar?

Shtesat që e shndërrojnë mishin nga të shëndetshën në rrezik janë të njohur si nitrite dhe nitrate. Këto kimikate i shtohen mishrave të përpunuar për t’i ruajtur, për të parandaluar rritjen e baktereve të dëmshme, për të shtuar një shije të kripur dhe për t’i dhënë mishit ngjyrën rozë ose të kuqe.

Megjithëse organet tona i përmbajnë natyrisht këto kimikate dhe ato janë të pranishme në sasi të mëdha në perime të caktuara, problemi vjen kur ekspozohen ndaj nxehtësisë në prani të aminoacideve. Kur ndodh kjo, ato kthehen në komponime krejtësisht të ndryshme, të njohura si nitrosamines, të cilat janë shkaktarë të fuqishëm të kancerit.

Meqë mishrat e përpunuara janë të larta në proteina dhe si rrjedhim një burim i aminoacideve, duke shtuar nitratet ose nitritet dhe pastaj duke i ekspozuar në nxehtësi, siguron një mjedis të përsosur për prodhimin e këtyre nitrosamines të rrezikshme dhe për këtë arsye rrit në mënyrë dramatike rrezikun e kancerit.

Mishrat e përpunuar rrisin gjithashtu rrezikun e kancereve të tjera

Në vitin 2015, Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikoi mishin e përpunuar si një grup kancerogjen, që do të thotë se ka prova të mjaftueshme për të provuar se ato shkaktojnë kancer.

“Guardian” i U.K.-së raportoi në atë kohë:

“Frika për shëndetin është sa një e dhjeta e qindarkës, por kjo është shumë e vështirë për t’u injoruar.” Njoftimi i OBSH erdhi në këshillën e 22 të ekspertëve të kancerit nga 10 vende, të cilët shqyrtuan më shumë se 400 studime mbi mishin e përpunuar që mbulonin të dhënat epidemiologjike nga qindra mijëra njerëz. Tani ishte e mundur të thuhej «hani më pak mish të përpunuar», dhe «hani më shumë perime», si një nga shumë pak këshilla dietetike të bazuara në dëshmi, absolutisht të padiskutueshme – jo thjesht një modë tjetër ushqyese e profilit të lartë. Siç thekson çdo raport, mishi i përpunuar përfshihet në një grup prej 120 kancerogjene të vërtetuara, së bashku me alkoolin, asbestin dhe duhanin – duke çuar në një numër shumë të madh titujsh që thonë se proshuta është po aq vdekjeprurëse sa duhani.

Mishrat e përpunuara shkaktojnë kancer kolorektal, tumor të trurit dhe leuçemi. Ato rrisin rrezikun e kancerit të pankreasit me 67%.

Konsumi i mishit të përpunuar rrit rrezikun e kancerit të pankreasit, thotë hulumtimi i ri i kryer në Universitetin e Havai që pasoi gati 200,000 burra dhe gra për shtatë vjet. Sipas autorit të studimit Ute Nothlings, njerëzit që konsumonin më shumë mish të përpunuar (hot dogs dhe sallam) treguan një rrezik prej 67% në rritje të kancerit pankreatik ndaj atyre që konsumonin pak ose aspak produkte të mishit.

Dëshmia është e qartë: Është koha për të eliminuar të gjitha mishrat e përpunuara nga dietat tona. Në të vërtetë, duke zëvendësuar të gjitha ushqimet e përpunuara me fruta të freskëta, të papërpunuara, organike, perime dhe mish organik, është zgjedhja më e shëndetshme që mund të bëjmë për shëndetin tonë të ardhshëm.

Bimët e Shkretëtirës në mbështetje të pacientëve me Kancer të Gjirit


Trupi i njeriut është krijuar për ta kapërcyer kancerin. Ai është i pajisur me sistem imunitar të fuqishëm dhe sistemin e mbrojtjes intracellulare anti-oxidante. Krijuesi ynë nuk ka zbritur ndonjë sëmundje në Tokë, veçse ka krijuar edhe ilaç për të.

Një nga sfidat me kancerin është se ai nuk është pushtues i jashtëm që vjen për të bërë kërdi. Në vend të kësaj, janë qelizat tona që nuk ndjekin më udhëzimin kryesor për funksionimin e duhur, rritjen e qelizave dhe ciklin e jetës / vdekjes qelizore. Është zhvillimi i qelizave mashtruese që egoistikisht vendosin të grumbullojnë lëndë të para dhe nuk dëgjojnë më rregullat dhe rregulloret e vendosura nga organet e inteligjencës së lindur, të krijuar nga Zoti.

Kontrolli master i trupit e njeh pamjen e madhe të asaj që është më e mira për mbijetesën afatshkurtër dhe potencialin afatgjatë. Ky kontroll duhet ta mbajë pjesën tjetër të trupit në mënyrë të vazhdueshme të informuar dhe në përputhje me këtë skemë të madhe. Ky proces komunikimi zhvillohet përmes sistemit neuro-endo-imun. Kjo do të thotë që trupi komunikon me veten përmes sistemit nervor, sistemit hormonal dhe sistemit imunitar.

Për të stimuluar dhe fuqizuar sistemet mbrojtëse dhe luftuese të trupit, për asgjësimin e qelizave kancerore burimore dhe metastazike, dhe për përkrahjen e shëndetit të pacientëve, ekipi i Kërkimit dhe Zhvillimit të Wild Arabic Herbs (WAHRD) ka identifikuar bimët e egra shkretinore më të fuqishme, të kombinuara në lloj dhe sasi, për të zhvilluar produktet bimore më efektive në mbështetje të pacientëve me lloje të ndryshme të Kancereve të Gjirit, që i gjeni më poshtë.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook