Kungulli; Ushqim i plotë dhe ilaç unik
Kungulli; Ushqim i plotë dhe ilaç unik; receta përdorimi
Arabisht: القرع أو قرع العسل أو اليقطين
Anglisht: Pumpkin
Emri shkencor: Cucurbita pepo L
Familja: Cucurbitaceae
Kungulli është bimë barishtore, kacavjerrëse. Gjendet në shumë vende të botës. Për shkak të prejardhjes së tij të ndryshme, kungullli ndryshon shumë në formë dhe madhësi ; zakonisht me lule të verdha dhe frut të rrumbullakët ose vezakë. Kungulli konsiderohet si ushqim i lehtë dhe shumë i shëndetshëm. Shumë lloje të kungujve janë kultivuar për zbukurim, disa si enë kuzhine, disa lloje për të ruajtur ushqimin, por kultivimi kryesor i tij bëhet për ushqim. Më i përdorur si ushqim dhe në gatime të ndryshme është kungulli i ëmbël.
Pjesët që përdoren: Fruti, farat.
Kungulli është përdorur prej mijëra vitesh, madje ai është përmëndur edhe në Kuranin e shenjtë, surja Es Saffat, ku thuhet:
- Junusi ka qenë gjithashtu njëri nga të dërguarit.
- Ai nxitoi drejt një anijeje të mbushur plot e përplot
- dhe hodhi short (me detarët se kush duhej të hidhej dhe humbi.
- Pastaj atë e gëlltiti një balenë, se ai kishte bërë diçka të gabuar,
- dhe, po të mos ishte nga ata që i luten Allahut,
- me siguri do të mbetej në barkun e saj deri në Ditën e Ringjalljes.
- Por Ne e hodhëm atë në një breg të shkretë, duke qenë i sëmurë.
- Dhe bëmë që sipër tij të mbinte një bimë kungulli.
- Pastaj e dërguam atë te njëqind mijë e më tepër njerëz,
- dhe ata i besuan, prandaj u dhamë jetë të këndshme për një kohë.
Përse pikërisht bima e kungullit? – Sepse ajo ishte ilaç për trupin dhe lëkurën e tij të dëmtuar nga qëndrimi në barkun e balenës, ushqim për të shuar urinë dhe etjen, dhe hije për ta mbrojtur lëkurën e tij të dobët nga rrezet e diellit.
Kungulli gjithashtu ka qënë ushqim i preferuar nga profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!).
Ibën Kajim ka thënë: “Uji i kungullit largon etjen, qetëson dhimbjet e kokës, zbut barkun; kungulli është ushqimi më i butë dhe dhe më i ushqyeshëm për trupin.”
Elementët përbërës të kungullit: Energy, Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, Protein, Sodium, Potassium, Carbohydrate, Fibra, vitamin; A, B1, B2, B3, B5, B6, B9, B12, C, D, E, Choline, Kalcium, Iron, Magnesium, trigonelline, nicotinic acid Sugars, flour, Tanin, riboflavin, copper, selenium, tryptophan, threonine, leucine, cysteine, tyrosine, glycine, proline, serine, curcubenin, etc.
Dobitë shëndetësore të kungullit
– Forcon sistemin imunitar dhe shton rezistencën e tij ndaj sëmundjeve.
– Parandalon përhapjen e qelizave kancerore, sidomos kancerin e prostatës.
– Ndihmon për kurimin e sëmundjeve të mëlçisë.
– Ushqen arteriet e trurit dhe nervat.
– Mbron sytë nga tharja dhe forcon shikimin.
– Ndihmon për aktivizimin e punës së mëlçisë.
– Ndihmon për kurimin e çrregullimeve psikollogjike .
– Ndihmon për kurimin e dhimbjes se kokës.
– Qetësues dhe kurues i kolitit nervor.
– Mbron traktin urinar nga infeksionet.
– Mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit UV.
– Pastron gjakun nga yndyrat dhe viruset.
– Ndihmon tretjen, qetëson stomakun dhe kuron kapsllëkun.
– Forcon dëshirën seksuale dhe rrit fertilitetin.
– Rrit aktivitetin e kujtesës, parandalon goditjet në tru dhe lufton sëmundjen Alzheimer.
– I dobishëm për diabetikët dhe rregullon sheqerin në gjak.
– Qetëson dhimbjet e trupit.
– Konsiderohet si ushqimi më i plotë për lëkurën, kockat dhe flokët.
– Shton qumështin e gjirit.
– Ruan trupin nga viruset dhe alergjitë.
– Lufton pagjumësinë, ankthin dhe stresin.
– Parandalon verdhëzën.
– Mbron dhëmbët nga prishja.
– Konsiderohet si ushqimi më i lehtë për fëmijët.
– Pastrues i zemrëz dhe arterieve.
– Ul presionin e gjakut.
– Largon ethet dhe ul temperaturën e trupit.
Shënim
Kungulli konsiderohet i sigurtë nëse nuk e tepron me konsumimin e tij.
Mënyrat më të mira për gatimin e kungullit të ëmbël
- Mënyra 1: Supë me kungull
Përbërësit:
– 2 qepë të grira.
– Një kungull mesatar.
– Një lugë gjalp.
– Një lugë xhenxhefil.
– Pak piper të zi dhe kripë.
– 3 gota me lëng pule.
– Për zbukurim; copa buke të prera në katrorë të vegjël, brokoli të prerë imët.
Mënyra e përgatitjes:
– Pritni kungullin në dy gjysma ( pastroni farat e tij) dhe vendoseni në tepsi të lyer me gjalp për 40-45 min.
– Gjatë kësaj kohe, shtoni gjalpin në një tenxhere, qepën dhe xhenxhefilin, i përzieni në temperaturë mesatare deri sa të zbutet qepa.
– Shtoni lëngun e pulës dhe pak piper dhe kripë në tenxhere dhe lëreni të ziejë për 10 min.
– Pasi të nxirrni kungullin nga furra, me ndihmën e një luge i hiqni tulin dhe vendoseni në grirëse frutash bashkë me supën dhe i përzieni mirë.
– Në një pjatë të thellë vendosni supën e kungullit dhe zbukurojeni me bukën e grirë dhe brokolin, pastaj mund ta servirni.
- Mënyra 2: Kungull i zier
– Pastroni kungullin nga farat dhe lëkura.
– Priteni në formë kubesh dhe vendosini në tenxhere me ujë të zier më parë .
– Zieni për 20-30 min dhe më pas mund ta servirni.
– Mund ta zbukuroni me karrota të grira imët, brokoli, fara të ndryshme, etj.
- Mënyra 3: Kungull i pjekur
– Pastroni kungullin nga farat dhe lëkura dhe priteni në katrorë.
– Vendoseni në një tepsi.
– Më pas piqeni në furrë në për 1 orë, dhe mund ta servirni.
– Mund ta zbukuroni me karrota të grira imët, brokoli, fara të ndryshme, etj.
- Mënyra 4: Puding kungulli
– 2 gota të mëdha me kungull të prerë në kube.
– 4 gota me qumësht.
– ½ e gotës me mjaltë.
– 1 lugë me vanilje.
– 1 lugë me niseshte.
– 1 filxhan me arra të grira ose kikirik.
– Shtoni ujë në tenxhere deri sa ta mbulojë kungullin, pastaj e zieni për 20-30 minuta. Lereni të ftohet dhe vedoseni në mikser bashkë me ujin që ka mbetur nga zierja, duke i shtuar qumështin dhe mjaltin dhe i përzjeni mirë.
– Vendoseni masën në tenxhere, pastaj vendoseni mbi zjarr deri sa të vlojë.
– Treteni niseshtenë me pak ujë dhe shtojeni nga pak dhe duke e përzier në tenxhere deri sa të vlojë.
– Masa vendoset në gota pudingu, zbukurohet me arra, pastaj mund ta servirni.