Artemisia Absinthium – Pelini Avicenës
Artemisia Absinthium – Pelini Avicenës
Arabisht: شيح ابن سينا, Shijh Ibën Sina.
Anglisht: Artemisia.
Emir shkencor: Artemisia Absinthium L.
Artemisia Absinthium është bimë barishtore shumëvjeçare me lartësi 8- 120cm. Gjethet i ka spirale me ngjyrë të gjelbër sipër dhe në sipërfaqen e poshtme me ngjyrë të argjentë. Lulet i ka të verdha. Pelini i përket një gjinie të gjërë dhe të larmishme speciesh që i përkasin familjes Astreaceae. Është bimë e fortë dhe rezistuese, riprodhohet me fara në pranverë. Karakterizohet për përbërësit e fuqishëm kimik dhe aromën e këndëshme. Në botë gjende rreth 300 lloje të pelinit. Është i përhapur në Afrikën e Veriut, Azi, Australi dhe në Amerikën Latine.
Artemisia Absinthium në mjekësinë e vjetër
Artemisia Absinthium është përdorur nga Egjiptianët e lashtë,dhe vazhdon të përdoret tek ata në mënyrë të gjërë, e përdornin për pastrimin e veshkave, tumorin e mitrës. Përdorej si esencë në pije por edhe për ruajtjen e tyre.
Daud al Antaki thotë: Artemisia Absinthium ka lloje të shumta, të gjitha llojet janë aromantike. Ai është i thatë në gradën e parë dhe i nxehtë në gradën e tretë; ndërpret gëlbazën, hap rrugët e frymëmarrjes, lehtëson frymëmarrjen, nxjerr parazitët dhe përzierjet e dëmshme, largon dhimbjet e shpinës, pengon rënien e flokut dhe nxit mbirjen e tij, largon temperaturën dhe ethet. Shkakton dhimbje koke por e rregullon turmusi dhe mastika.
Përbërja e Artemisia Absinthium
Artemisia Absinthium përmban: Bita-porbonen, Sescutrbin lacton, Palartemezinin, vitamin A,Glukosidase-absinthe. Santonin, Alokton, vajra esencialë,poline, Tribeirtin, carotenoids, ajo përmban dhe shumë vlera ushqyese si; iron, calcium, fosfor, iodine, potacium, chlorine, magnesium, zink, sulfur etj.
Dobitë shëndetësore të Artemisia Absinthium
– Është përdorur që prej 2000 vjetësh për kurimin e malaries.
– Për sistemin tretës si; vështirësitë e tretjes, anoreksinë, stimulon sekrecionet biliare, kapsllëkun, diarrenë, dhimbjet e barkut, vjelljet e pandërprera dhe pastron stomakun dhe zorrët nga mikrobet e dëmshme.
– Përmirëson sistemin imunitar.
– Pelini Avicenës është i dobishëm për sistemin nervor.
– Ndihmon në rregullimin e menstruacioneve të çrregullta, qetësues i dhimbjeve të mitrës pas lindjes.
– Relakson muskujt dhe ndalon ngrirjen e tyre.
– Ndihmon për kurimin e astmës dhe reumatizmës duke e përzier me Aloe Vera.
– Ndihmon për infeksionet e lëkurës , plagët, inflamacionet e lëkurës, thonjëve dhe infeksionet e syve.
– Ndihmon për kurimin e Diabetit tipi II, ul presionin e gjakut, ul yndyrat në gjak.
– Aktivizon muskujt e zemrës tek të moshuarit dhe qarkullimin e gjakut.
Shënim!
– Maturia në përdorim është gjithmon parësore.