Arnebia Hispidissima – Aguliçe Arabe
Arnebia Hispidissima – Aguliçe Arabe
Arabisht: زهرة الربيع العربية – Zehratu Rabij el Arabijeh
Anglisht: Arabian Primrose
Emri shkencor: Arnebia hispidissima L
Familja: Boraginaceae
Arnebia Hispidissiama është bimë barishtore njëvjeçare, me lartësi 40-50cm, me lule të verdha me aromë të këndshme, me rrënjë ngjyrë vjollcë të egër.
Origjina e Arnebia Hispidissima është Gadishulli Arabik. Ajo rritet përgjithësisht në tokë ranore dhe ka aftësinë të tolerojë stresin e thatësirës. Është kultivuar për përdorime mjekësore prej shekujsh. Lëndët ngjyrosëse të Arnebia hispidissima, sidomos liposolubility, që gjendet në rrënjët e saj, e bëjnë atë një burim interesant për industrinë ushqimore dhe kozmetike.
Komponimet në rrënjët dhe në pjesët ajrore të bimës kanë treguar të kenë aktivitet të fuqishëm anti-mikrobik. Në mjekësinë tradicionale bima është përdorur për të trajtuar ulçerat, infeksionet, shqetësimet në fyt, problemet e zemrës, dhimbjet e kokës dhe ethet.
Ekstraktet e të gjithë bimës përdoren si stimuluese, tonike, diuretike dhe ekspektorane.
Elementët aktiv: Arnebins, triterpenoids betulin, β-amyrin, lupeo. Naphthoquinonic (arnebin-1, arnebin-7, tiglic acid, arnebinol and cycloarnebin-7), isomer alkannin, arnebifuranone, vitexin, etj.
Pjesët që përdoren: Rrënjët, kërcelli, gjethet, lulet.
Dobitë mjekësore të Arnebia Hispidissima
– Stimulon sistemin imun në funksionin normal të tij.
– Ndihmon qelizat e sistemit imun të luftojnë viruset dhe bakteriet.
– Lufton qelizat tumorale.
– Ndihmon për trajtimin e ulçërave në stomak dhe zorrë.
– Stabilizon rrahjet e zemrës.
– Parandalon goditjet në zemër dhe tru.
– Qetëson dhimbjet e kokës, largon temperaturën dhe ethet.
– Isovalerate që gjendet tek bima ka efekte të fuqishme anti-inflamatore.
– Parandalon formimin e edemës.
Shënim!
– Fëmijët mbi dy vjeç mund ta marrin në doza të vogla.