Zmadhimi i shpretkës dhe mëlçisë

Zmadhimi i shpretkës dhe mëlçisë; Shkaqet, Simptomat, Trajtimi Natyral


Zmadhimi i mëlçisë dhe shpretkës është rritje e madhësisë së tyre përtej normales, si rezultat i grumbullimit të lëngjeve dhe sekrecioneve, ose si pasojë e bllokimit të disa kanaleve përreth apo të lidhura me to.

Shkaqet e zmadhimit të shpretkës dhe mëlçisë

Zmadhimi i mëlçisë dhe shpretkës mund të ndodhë si pasojë e:

  • Infeksioneve bakteriale

  • Infeksioneve virale

  • Infeksioneve parazitare

  • Cirrozës së mëlçisë

  • Kancerit të mëlçisë

  • Hipertensionit portal (rritje e presionit të gjakut në enët që çojnë drejt mëlçisë)

  • Hepatitit (inflamacion i mëlçisë)

  • Pamjaftueshmërisë kardiake kongjestive (mungesë aftësie e zemrës për të pompuar sasi të mjaftueshme gjaku, shoqëruar me mbajtje lëngjesh në trup)

  • Fibrozës në indet e mëlçisë dhe shpretkës

  • Lupusit eritematoz sistemik (sëmundje që lind nga çrregullime të sistemit imunitar)

Simptomat e zmadhimit të shpretkës dhe mëlçisë

Shenjat dhe simptomat që shfaqen te pacientët me zmadhim të mëlçisë dhe shpretkës janë:

  • Masë e fortë në zonën e barkut

  • Gromësirë

  • Gjakderdhje

  • Temperaturë ose të dridhura

  • Vështirësi në tretjen e sasisë së madhe të ushqimit

  • Jashtëqitje me yndyrë

  • Të vjella

  • Verdhëz (zverdhje e lëkurës dhe e të bardhës së syrit)

  • Rritje e temperaturës trupore

  • Dhimbje të forta në bark

Si diagnostikohet zmadhimi i shpretkës dhe mëlçisë?

Mjeku e bazon diagnostikimin e zmadhimit të mëlçisë dhe shpretkës në:

  • Ekzaminimin klinik (kontrollin fizik)

  • Analizat laboratorike të gjakut

  • Analizat laboratorike të jashtëqitjes

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook