Limoni; Dobitë Shëndetësore dhe Estetike
Limoni; Dobitë Shëndetësore dhe Estetike; Receta Përdorimi
Arabisht: ليمون- Lijmun
Anglisht: Lemon.
Emri shkencor: Citrus x limon L.
Familja: Rutaceae.
Limoni është frut i njohur nga të gjithë, zakonisht përdoret për lëngun e tij, gjithashtu tuli dhe lëvorja përdoren në kuzhinë. Lëngu i limonit përmban rreth 5% acid i cili i jep frutit shijen e thartë dhe pH në 2 deri 3 shkallë.
Përshkrimi: Limoni është një peme që arrin 3-6 metra në lartësi. Fruti është i verdhë nga jashtë dhe brenda i pangjyrë, me formë sferike deri në ovale. Zakonisht limonat janë rritur për prodhimin e frutave, por mund të kultivohet edhe për qëllime zbukuruese. Degët janë me gjemba dhe kanë formën e një kurore të hapur. Gjethet janë me ngjyrë të gjelbërt të ndritshme. Lulet nga ana e jashtme kanë ngjyrë vjollce dhe nga brenda ngjyrë të bardhë, me aromë të forte e të këndëshme. Zakonisht, limoni prodhon frute dy herë në vit. Nën kushte të favorshme, një limoni i rritur mund të prodhojë deri 600-800 fruta në vit. Kina zë vendin e parë në botë për prodhimin e limonit, e pasuar nga India dhe Meksika.
Historiku: Limoni në literaturë përmendet qysh në shekullin e dhjetë nga tregtarët arabë të prodhimeve bujqësore, gjithashtu mendohet që për herë të parë të jetë kultivuar në Assam dhe Indi. Limoni është shfrytëzuar si bimë zbukuruese në kopshtet e hershme Arabe. Limonada mendohet se origjinën e ka nga Egjipti.
Përdorimi në kuzhinë
– Limonat përdoren edhe si bazë për gatime të shumta në kuzhinë, por më së shumti njihet për prodhimin e limonadës dhe pijeve të tjera me bazë limoni.
– Një limon mesatar përmban rreth 3 lugë lëng. Duke i lënë limonat të arrijnë temperaturën e dhomës kemi mundësi të nxjerrim më lehtë lëngun e tij.
– Peshqit njomen në lëng limoni për t’iu neutralizuar aromën. Acidet neutralizojnë aminet e peshkut duke i shëndrruar ato në kripa amine të pa avullueshme.
– Lëngu i limonit i pastër apo i kombinuar me përbërës të tjerë përdoret për njomjen e mishit para përgatitjes. Acidi i cili gjendet në lëng hidrolozon pjesërisht fibrat e kolagjenit të fortë të mishit (e bën më të shijshëm për konsumim), megjithatë lëngu nuk ka asnjë efekt antibiotik.
– Vetëm limonat, apo të kombinuara me portokaj, mund të përdoren për prodhimin e marmalladës.
Përmbajtja ushqyese e Limonit: Limoni është i pasur me: Energji, karbohidrate, sheqerna, fibra dietike, fat, proteina, përmban sasi të lartë të vitaminës C, si dhe B1, B2, B3, B5, B6, B9, D, E, K, mineralet; Calcium, Iron, Magnesium, Manganese, Phosphorus, Potassium, Zinc.
Dobitë shëndetësore të Limonit
– Përmirëson aktivitetin e trurit, lufton stresin, depresionin, ankthin dhe shton përqëndrimin.
– Limoni përmban 22 lëndë që luftojnë tumoret dhe parandalojnë zhvillimin e qelizave kancerore në trup.
– Lufton infeksionet, sëmundjet që ndodhin për shkak të ftohtit, infeksionet e fytit, kollën, etj.
– Limoni është aktivizues i mrekullueshëm i mëlçisë. Një gotë me limonadë para ngrënies mëngjes bën mrekulli në trupin tuaj.
– Rregullator i sheqerit në gjak, redukton yndyrat, nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak.
– Përmirëson tretjen, redukton toksinat në aparatin tretës, dhe ndihmon aktivitetin e zorrëve.
– Përmirëson shëndetin e sistemit imunitar.
– Hidratues i gjithë trupit.
– I jep trupit energji dhe përmirëson gjëndjen shpirtërore.
– Ndihmon për uljen në peshë.
– Pastrues i trupit nga helmet, nxit urinimin dhe pastron kolitin.
– Nga të mirat e limonit është se ai shton oksigjenin në trup dhe kuron vështirësinë në frymëmarrje.
– Limoni ka veti të forta anti-bakteriale; lëngu i limonit shkatërron malarien, koleren, difterinë, tifon dhe shumë sëmundje të tjera vdekjeprurëse.
– Forcon enët e gjakut, parandalon gjakderdhjen e brëndëshme dhe ul presionin e lartë të gjakut.
– Largon dhimbjen e dhëmbëve , dhe infeksionet e mishrave të dhëmbëve; Para larjes së dhëmbëve shton mbi pastën e dhëmbëve disa pika limoni.
– Ndalon rënien e flokut, forcon rrënjën, largon problemet e flokut me yndyrë.
Dobitë e limonit për lëkurën dhe fytyrën
– Ruan shëndetin e lëkurës, vret bakteret e saj dhe parandalon rrudhat.
– Ndihmon për trajtimin e akneve.
– Redukton yndyrën në lëkurë dhe pengon daljen e puëërrave në të.
– Redukton skuqjet dhe plagët.
– Hidratues i lëkurës së thatë; Marret masë e barabartë e limonit+mjaltë+vaj ulliri, përzierjen e vendos mbi fytyrë për 10 min, më pas e lan me ujë të vakët.
– Për lëkurën me yndyrë; 1 lugë me lëng limoni + ujë të distiluar, përdor pambuk për të masazhuar fytyrën, e lë për 10 min, më pas e lan me ujë të vakët.
– Largon njollat e errëta në lëkurë; Ujë + limon, masazhon fytyrën 2-3 herë në ditë.
– Zbardh ngjyrën e lëkurës; Masazhon fytyrën me lëvoren e limonit.
* Kur e vendos si maskë në fytyrë duhet të rrish larg rrezeve të diellit
Shënim
Limoni konsiderohet shumë i sigurtë, nëse nuk e tepron me përdorimin e tij.