HURMA INDIANE / TAMARIND
HURMA INDIANE / TAMARIND
Emri shkencor: Tamarindus Indica.
Hurma Indiane është një pemë e madhe, degët i ka të dëndura dhe që mbajnë shumë gjethe. Gjatësia e kësaj peme arrin deri në 2.40m. Pema e hurmës indiane është nga pemët tropikale, që i përket familjes së (fabaceae).
Hurma indiane është gjithmonë e gjelbër, për këtë arsye mbjellja e saj mud të bëhet gjithashtu në Azinë Jugore, Amerikën jugore dhe në ishujt e Karaibeve.
Dobitë Shëndetësore
– Hurma indiane përmban shumë dobi shëndetësore. Ajo përdoret në disa përbërje të ilaçeve kimike avulluese, minerale, vitamina dhe si tretës ushqimor.
– Fara e tamarindit që gjendet brenda në lëvore dhe që ka një prekje rrëshqitëse, është shumë e pasur me fibra. 100 gram nga fara e hurmës indiane i plotëson njeriut 5 deri 13% të novojave që ai ka për fibra.
– Dobia bazë e fibrës që ka kjo farë, ndalon kapsllëkun. Ajo shton lëvizjen e stomakut dhe i mundëson trupit nxjerrjen e mbetjeve. Fibrat luftojnë helmet që gjenden në ushqime dhe janë mbrojtës së cipës së zorrës së trashë nga tumoret për shkak helmeve që gjenden në ushqime. Fibrat bashkohen me kripërat e tëmthit që prodhon kolesteroli, dhe pakëson rithithjen e tij nga zorra e trashë, dhe si rrjedhoje kufizojnë përqindjen e kolesterolit të keq në trup.
– Lëngu i limonit përmban acid citric, kurse hurma indiane është e pasur me tartaric acid. Ky acid i jep ushqimeve athtësi, por ai është i pasur me anti–okside , të cilat e mbrojnë trupin nga radikalet e lira dhe të dëmshme.
– Hurma indiane përmban shumë elementë kimike, të cilat kanë veti të rëndësishme që përdoren për qëllime mjekësore të ndryshme, si: (acid-cinnamic, safrole, geraniol, limonene).
– Hurmat indiane janë të pasura me minerale si:
— Potacium. Potaciumi është përbërës i rëndësishëm në qëlizat e trupit dhe lëngjeve të trupit. Ky element kontrollon baraspeshimin e rrahjeve të zemrës dhe tensionit të gjakut.
— Hekur. Hekuri është i kërkuar për formimin e qelizave të kuqe të gjakut.
— Dhe shumë minerale të tjera si: Zink, nuhas, calcium, silinium dhe magnesium.
– Hurma indiane është bazë e mirë për marrjen e shumë vitaminave.
– Vitamina A që shërben për ruajtjen e shikimit të njeriut. Kjo vitamin është e rëndësishme edhe për ruajtjen e lëkurës dhe mykun e membranës në trup.ngrënia e frutave që përmbanë vitamin A, ruan mushkëritë dhe tharjen e buzëve nga tumoret që klidhen me të.
– Vitamin C. Kjo vitamin është e rëndësishme për formimin e indeve shtrënguese. Ngrënia e kësaj vitamine e bën trupin të qëndrueshëm për luftimin e infeksioneve dhe shmangien e efekteve të që bëjnë viruset e lira.
Përdorimi i hurmës indiane
Përdorime mjekësore
– Fara e hurmës përdoret në mjekësinë bimore si zbutës, ndihmues në tretje, dhe në kurimin e çrregullimit fshikezes së tëmthit.
– Përdoret gjihashtu në ilacet mjekësore si factor emulsionik.
Përdorimi si ushqim
Kushina aziatike nuk mund të bëjë pa të, sidomos në Indi. Zonja e shtëpisë kujdeset gjithmonë që në kuzhinë të mos mungojë hurma indiane. Në përgjithësi përgatitet në këtë mënyrë: Disa fruta të hurmës lihen në gjysëm litri ujë të ngrohtë për 10 min, më pas shtrydhet me dorë deri sa të bëhet pije e lëngshme, më pas kullohet dhe kështu është i gatshëm të përdoret në gatime.
Mund të përdoret edhe si pije. Vendosen disa fruta në ujë, duke i shtuar hurmë arabe, mjalt ose sheqer i zi, karafil dhe disa fara majdanozi.
Dobitë shëndetësore të tamarindës në mjekësinë e vjetër
Në librat e vjetër thuhet se firaonët e parapëlqenin tamaridin që ta kultivonin, shkencëtarët ekologjik zbuluan disa pjesë nga pema e temarindit në varrezat e firaonëve, që në kohën mesjetare. Evropa e njohu këtë frut nëpërmjet arabëve në kohën mesjetare. Doktorët Pers e përdonin si pije për kurimin e disa sëmundjeve të stomakut .
Çfarë kanë thënë mjekët e shquar myslimanë për të
Ebu Bekër Razi: Pija e hurmës indiane largon etjen sepse ajo është e ftohtë dhe njomë.
Avicena – Ibën Sina: Hurma indiane është e dobishme për të ndaluar të vjellat, largon etjen, pastron tëmthin, . Nëse pihet lëngu i tij i përgatitur më parrë, ruan nga ethet.
Ibën Bajtari: Hurma indiane më e mira është e freskët, qetëson crregullimet në gjak, tretës, ndalon të vjellat, largon etjen, pastrues, pastrues i tëmthit, ruan nga ethet.
Daud el Entaki: Largon temperaturën. E dobishme për fshikësën e tëmthit, crregullimet e gjakut, të vjellat dhe të përzierat, dhimbjen e kokës. Nëse gatuhet fruit i tij pastron nga tumoret.
Si ta zgjedhësh hurmën indiane dhe si ta ruash atë
Hurma indiane gjendet me shumicë në fund të pranverës dhe në fillim të verës. Megjithëse hurma indiane kuruese gjendet në çdo kohë të vitit nëpër supermarkete, kështu që mund të përdoret gjatë gjithë muajve të vitit. Kur zgjeth bishtajën e hurmës indiane duhet ta zgjedhësh të paprishur, kjo dallohet nga era që ka. Ajo ruhet në frigorifer qoftë si bishtajë ose si farë për disa muaj rresht.
Efektet anësore!
Hurma indiane nuk ka asnjë efekt anësor, asnjë lloj alergjie apo helmimi. Mund të përdoret edhe nga gratë shtatzëna.