Për ata që nuk heqin dorë nga të dashurit e tyre të sëmurë

Për ata që nuk heqin dorë nga të dashurit e tyre të sëmurë

 

Nuk është sekret që jeta nuk është e lehtë për të sëmurët, por këto rreshta nuk ka të bëjnë me këtë. Kjo letër është për të gjithë ata njerëz që i qendrojnë pranë të sëmurëve të tyre pavarësisht sa e vështirë është kjo.

Zakonisht, ata mbikëqyrin të sëmurin e tyre për orë të tëra. Është rraskapitëse, ka lodhje mendore dhe fizike, por ata nuk dorëzohen. Ata mund t’i mbajnë të mbyllur në shtëpi, por përkujdesi i tyre ndaj të sëmurit vazhdon. Ata mund të qëndrojnë zgjuar gjatë gjithë natës duke u kujdesur për të sëmurin e tyre. Ata mund të kujdesen që i sëmuri të flejë gjatë ditës.

Ata përpiqen që t’u sjellin oreksin, t’u japin shpjegim  dhe analazim për çdo situatë që gjendet i sëmuri. Sëmundja e bën njeriun që të  shqetësohet për gjithçka që ka të bëjë me shëndetin, dhe nëse e lejoni këtë, do të shkatërroheni plotësisht.

Por këtu vjen roli i heroit besnik i cili përpiqet në maksimum ta largojë këtë frikë.  I sëmuri mund ta ndjejë që pas kësaj, shqetësimi i tij bëhet më i lehtë.

Të gjithë luftojnë betejën e tyre për të cilën të tjerët nuk dinë asgjë. Betejat fitohen nga shumë njerëz që punojnë së bashku, jo vetëm një.

Për njerëzit që nuk kanë hequr dorë nga të sëmurët e tyre

I sëmuri e di që ju jeni të lodhur, të shqetësuar, të frikësuar, por mos harroni, mirësia juaj nuk kalon pa u vënë re, dashuria juaj nuk kalon pa u vënë re, përkujdesi juaj nuk kalon pa u vënë re:

“Kush bën një të mirë sa grimca, do e marrë shpërblimin për të.” [Kurani, 99/7].

“Nëse muslimani preket nga një sëmundje, mërzitje, pikëllim, lëndim, apo edhe nga çpimi i një gjembi, atij i falen mëkatet për shkak të këtyre.” [Thënie Profetike; Buhariu dhe Muslimi].

“Zoti është në ndihmë të njeriut, përderisa ai vazhdon të jetë në ndihmë të vëllait apo njeriut të tij të dashur.” [Thënie Profetike; Muslimi].

Kush nuk do që Zoti të jetë në ndihmë të tij në të gjitha çështjet e kësaj bote?! Ndihmo me aq sa mundesh të afërmit dhe të dashurit e tu, sidomos kur bëhet fjalë për sëmundje të rënda, dhe do të shohësh se Zoti do të jetë në ndihmën tënde, dhe do të zgjidhë problemet e tua në mënyrën më të mirë.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook