4 Gjëra të Lehta për të parandaluar sëmundjen e Alzheimerit

4 Gjëra të Lehta që mund të bëni për të parandaluar sëmundjen e Alzheimerit

 

Truri është një organ jetik ashtu si zemra, por është e zakonshme të supozosh që nuk ke kontroll mbi atë që ndodh mbi qafën tënde.

Në fakt, gati 60% e njerëzve mendojnë se Alzheimer, një formë e rënies së kujtesës, është diçka e natyrshme që ndodh me kalimin e moshës. Për fat të mirë, kjo nuk është e vërtetë. Alzheimer është një sëmundje, dhe jo një udhëtim i pashmangshëm që ndodh së bashku me plakjen.

Për më tepër, ju mund të luani rol në zvogëlimin e rrezikut të problemeve të kujtesës, qoftë nga problemet e Alzheimerit apo nga probleme të tjera që lindin me kalimin e kohës. Nuk është kurrë shumë herët ose tepër vonë për të menduar për shëndetin e trurit.

Forconi shëndetin mendor duke zbatuar këto katër zakone kyçe

  1. Aktivizohuni

Ecni! Vraponi! Luani! Aktiviteti fizik lufton një substancë të quajtur amiloid, e cila besohet të grumbullohet dhe të çojë në sëmundjen Alzheimer. Amyloidi fillon të ndërtohet një dekadë – ndoshta edhe dy – përpara fillimit të simptomave. E vetmja gjë që dimë për atë që mund të ulë amyloidën në tru është stërvitja. Aktiviteti fizik është një lojtar i fuqishëm shëndetësor, dhe njerëzit aktiv kanë një rrezik 35% më të ulët të rënies mendore. Një studim i botuar në revistën “Neurologjia” zbuloi se fillimi i përkujdesjes së shëndetit të mendjes që në moshë të re, do të parandalojë dëmtimin e trurit në të ardhmen.

Filloni që sot!

Bëjeni gjakun tuaj të qarkullojë më shumë; Kryeni aktivitet fizik 20-30 min çdo ditë.

Bëni trajnimin për force; Përfundoni dy seanca të shkurtra në javë të trajnimit të muskujve.

Qëndroni aktiv gjatë ditës; Ecni ose vraponi çdo ditë të javës për 30 min.

Mos kaloni çdo ditë në të njëjtën rrugë; Gjeni një rrugë të re kur jeni duke ecur nëpër lagjen tuaj. Kjo do të rifreskojë rrjetet tuaja nervore.

  1. Lexoni dhe Meditoni

Të menduarit ndihmon në ngritjen e nivelit mendor (nuk është nevoja për lojëra kompjuterike të zgjuarsisë). Duke folur për tema kyçe rreth një libri që keni lexuar ose rreth një historie, jo vetëm aktivizon mendjen por gjithashtu ky veprim e nxit trurin të arsyetojë dhe ju bën më të përqendruar.

Filloni sot!

Lexoni një libër dhe meditoni rrreth asaj që po lexoni. Kjo mënyrë do ta aktivizojë trurin  më shumë se çdo lloj meditimi tjetër. (Kurani është libri më kurativ në botë për sëmundjet e mendjes dhe zemrës, gjithashtu ai ka nevojë për përqëndrim dhe vëmëndje për t’u kuptuar).

  1. Flini në kohën e aktivizimit të gjëndrës pineale

Koha e mbylljes së syve është koha kur truri bën pastrimin e shtëpisë. Është pothuajse sikur ka një pastrues brenda që pastron disa nga nënproduktet toksike që gjenden në të.

Filloni sot!

Ndryshoni mënyrën se si mendoni për kohën e gjumit; Fjetja  më pak se sa personi ka nevojë, nuk është virtyt, dhe gjumi nuk është një aktivitet që duhet ta shkurtoni kur koha të jetë e ngushtë.

Shqyrtojeni higjienën e gjumit; Sigurohuni të flini në një dhomë të ajrosur mirë dhe të errët.

Hiqni ekranet nga gjumi juaj; Drita blu e emetuar nga televizorët, telefonat dhe iPadët ndalon prodhimin e melatonin-ës, një hormon i fjetjes që ngrihet në trup gjatë natës.

Flini në orar të caktuar; Koha më e mirë e fjetjes është 21.00-22.00. Mbajeni një kohë të caktuar të fjetjes dhe të zgjimit.

  1. Kujdesuni për zemrën që ajo të kujdeset për trurin

Të gjitha ato lëvizje të shëndetshme që bëni për të mbajtur zemrën në formë, edhe truri i do gjithashtu. Me fjalë të tjera, ajo që është e mirë për zemrën është e mirë edhe për trurin.

Filloni sot!

Faktorët e rrezikut për Alzheimer janë të ngjashme me ato tësëmundjes së zemrës dhe përfshijnë presionin e lartë të gjakut, kolesterolin, obezitetin dhe diabetin. Menaxhimi i sëmundjeve të zemrës, do të thotë që po ndihmoni për ta mbajtur rrezikun nga sëmundja Alzheimer nën kontroll.

Përmbajuni dietës mesdhetare; Një përmbledhje e provave kryesore nga Shoqata e Alzheimerit, zbuloi se ky model ushqimi i shëndetshëm lidhet me një rrezik të reduktuar të rënies së kujtesës dhe shëndetit të zemrës. Kujdesuni që në pjatën tuaj të mos mungojnë drithërat e plotë, frutat dhe perimet, peshku dhe arrat.

Bimët e Shkretëtirës për Shëndetin e Trurit dhe Kujtesën


Shëndeti i Trurit, veçanërisht shëndeti i kujtesës, përqëndrimit dhe mprehtësisë na jep fuqinë për të fuqizuar veten dhe për të arritur sukses në fusha të ndryshme. Këto ditë, njerëzit janë më të prirur të marrin suplemente bimore për të përmirësuar shëndetin e kujtesës në mënyrë natyrale.

Për të ofruar produktet bimore më të dobishme për kujtesën dhe përqendrimin, ne kemi kombinuar bimë të shkretëtirës me bimë të tjera që përmirësojnë shëndetin e kujtesës, përqëndrimin dhe mprehtësinë mendore, në produktet bimore të mëposhtme. (Shtypni mbi foto)

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook