Vitamina B12 / Cobalamin

Published On: February 1st, 2023Categories: Ushqimi0 Comments on Vitamina B12 / Cobalamin

Vitamina B12 / Cobalamin

 

Vitamina B12 ose cobalamin, është vitaminë e tretshme në ujë dhe bën pjesë në B-kompleks. Vitamina B12 konsiderohet nga vitaminat me një rol kyç në funksionimin normal të trurit, sistemin nervor, dhe për formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Ajo është e përfshirë në metabolizmin e çdo qelize në trupin e njeriut, veçanërisht në sintezën e ADN-së.

Roli i vitaminës B12 në trupin e njeriut

– Ndihmon në formimin e duhur të qelizave të kuqe të gjakut.

– Ndihmon funksionet neurologjike.

– Sintezën e ADN-së.

– Mbron trupin nga qelizat kancerore të prostatës, mushkërive, gjirit, zorrës së trashë, etj.

– Ndihmon sistemin kardiovaskular dhe ruan shëndetin e zemrës.

– Ndihmon në parandalimin e sëmundjes Alzheimer.

– Rrit nivelin e energjisë trupore.

– Luan rol aktiv në metabolizmin e proteinave.

– Parandalon tkurrjen e trurit.

– Forcon flokët dhe parandalon rënien e tyre.

– Përmirëson  shëndetin e lëkurës, rinovon qelizat e lëkurës, forcon thonjtë.

– Ndihmon në kurimin e anemisë, dobësisë, dhe kapsllëkut.

– Ndihmon zhvillimin e fëmijës gjatë shtatzanisë.

– Parandalon defektet e lindjes.

Mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktojë

– Dëmtime të rënda në tru dhe në sistemin nervor.

– Anemi kronike.

– Humbje oreksi.

– Kujtesë të dobët dhe sëmundjen Alzheimer.

– Hidhëtim të gojës dhe gjuhës.

– Lodhje.

– Depression.

– Memorie të dobët.

– Mund të shkaktojë sëmundje psikike.

– Dhimbje të muskujve dhe dobësi.

– Ndjenja e marramendjes.

– Probleme abnormale të zemrës.

– Shëndet të dobët të dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve.

– Tek fëmijët, mungesa e vitaminës B12 mund të vonojë zhvillimin dhe të shkaktojë çrregullime në lëvizje dhe anemi.

Ushqime që përmbajnë vitamin B12

– Në përgjithësi, vitamina B12 gjendet tek produktet shtazore organike.

– Peshqit.

– Pula organike.

– Mishi i kuq organik.

– Mëlçitë.

– Vezët.

– Qumështi dhe produktet e tij.

– Drithërat e plotë.

– Arrat.

– Fasulet.

Doza ditore e vitaminës B12

Foshnjat 0-6 muaj: 0.4 mikrogramë
Foshnjat 7-12 muaj: 0.5 mikrogramë
fëmijët  1-3 vjet: 0.9 mikrogramë
Fëmijët 4-8 vjet: 1.2 mikrogramë
Fëmijët 9-13 vjet: 1.8 mikrogramë
Mbi moshën 14: 2.4 mikrogramë
Gratë që janë shtatzëna: 2.6 mikrogramë
Gratë që janë me fëmijë në gji: 2.8 mikrogramë

Mbidoza e vitaminës B12 mund të shkaktojë:

– Vështirësi në tretje.

– Mbipeshë.

– Dhimbje koke.

– Nervozizëm.

– Vështiresi në frymëmërrje.

– Kruajtje.

– Ënjtje.

Shënim: Mënyra më e mirë e marrjes së vitaminës B12 është konsumimi i ushqimeve të pasura me këtë vitaminë.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook