You are here:--Ushqime që duhet t’i shmangni me stomakun bosh

Ushqime që duhet t’i shmangni me stomakun bosh

2018-03-31T20:44:25+00:00December 19th, 2017|Categories: Ushqimi|

Ushqime që duhet t’i shmangni me stomakun bosh, dhe ushqime që duhet të konsumoni

 

Fillimi i ngrënies së mëngjesit është ide e zgjuar, dhe pothuajse të gjithë mjekët kanë rënë dakort se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Megjithatë, disa ushqime  nuk duhet t’i përkasin menusë së mëngjesit, dhe këtu përfshihet edhe Iftari për ata që agjërojnë.

– Pijet e paketura dhe me sheqer

Sheqernat shkaktojnë mpiksje të sheqerit në gjak, dhe nxitin dëshirën për ëmbëlsira. Plus, do të ndiheni të uritur më shpejt se sa mendoni.

– Domatet

Acidi tannic në domate krijon një mjedis acidik në trup, kështu që nuk duhet të konsumoni domate për mëngjes sepse shkakton urth dhe ulçër.

– Agrumet

Frutat agrume si: portokalli, qitro, mandarinat,etj.  mund të irritojnë stomakun dhe ezofagun.

– Kafe

Kafeja me stomakun bosh nuk është mendim i mirë, kafeja menjëherë pas zgjimit nxit prodhimin e hormonit të quajtur kortizol, i cili gjithashtu quhet “hormon stresi”.
Kafeja është e këshillueshme gjithnjë pas ngrënies dhe vetëm kështu ajo është e dobishme për të mbajtur trupin në gadishmëri ndaj luftimit të helmeve që mund të shkaktojë ngrënia e ushqimit.

Shënim: Nuk këshillohen më shumë se 2-3 kafe në ditë.

Ja çfarë duhet të konsumoni me stomakun bosh

– Drithërat e plotë; Janë të pasur me vitamina, proteina, hekur, acid folik, dhe sasi të lartë të vitaminës E. Një sasi e vogël e bukës së zezë plotëson marrjen e rekomanduar ditore.

– Qull nga mielli i misrit; Ky ju bën të ngopur, pastron trupin tuaj, dhe forcon mikroflorat në zorrët tuaja.

– Papaya; Papaja është e pasur me vitamina E dhe C, fibra, dhe papain. Papain është një enzimë që stimulon tretjen, dhe ajo ul gjithashtu rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë.

– Vezët; Vezët janë të mahnitshme, dhe ka kaq shumë mënyra për t’i ngrënë ato. Plus, ato do ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.

– Farat; Ju duhen proteina dhe yndyrna të shëndetshme për të balancuar vlerat e pH në stomakun tuaj.

Boronicat; Boronicat janë të ulëta në kalori dhe të larta në lëndë ushqyesve. Hulumtimet kanë treguar se boronicat rrisin kujtesën, normalozojnë presionin e gjakut, dhe përshpejtojë metabolizmin.

– Kosi; Kosi mbron shtresën e stomakut, dhe kështu neutralizon efektin negativ të acidit klorhidrik. Kosi është i pasur me vitamina, fibra, dhe ushqyes të tjerë. Ai rregullon kolesterolin, dhe përmirëson proceset metabolike në trup.

Hurma arabe; Është e pasur me vitamina dhe minerale, lufton helmet dhe toksinat. Nëse hani vetëm tre kokrra në mëngjes, të shoqëruara me kos, do të ndieheni të ngopur për një kohë të gjatë.