Uji; Baza e jetës në Tokë

Published On: January 26th, 2023Categories: Ushqimi0 Comments on Uji; Baza e jetës në Tokë

Uji; Baza e jetës në Tokë; Ja sa i rëndësishëm është për ty

 

Uji në formën e tij të pastër, është lëng pa shije dhe pa erë. Ai është i domosdoshëm për të gjitha format e jetës dhe njihet edhe si tretësi më i gjithanshëm. Pa të, jeta siç e njohim ne, do të ishte e pamundur. Uji është lëngu më i përhapur në tokë. Formula kimike e tij është H2O. Gjendet më tepër në oqeane dhe kësulat e akullta polare, por edhe në re, lumenj.

Uji i përshtatshëm për t´u pirë nga njeriu quhet ujë i pijshëm. Uji që nuk është i përshtatshëm për t´u pirë, por që nuk është i rrezikshëm për njerëzit quhet ujë i sigurt. Ky burim natyror po bëhet gjithnjë e me tepër më i pakët në disa vende, dhe sigurimi i tij është shqetësim i madh shoqëror dhe ekonomik.

Uji ka formulën kimike H2O, që domethënë se një molekulë uji përbëhet nga 2 atome hidrogjen dhe një oksigjen. Mund të përshkruhet jonikisht si HOH, me jonin hidrogjen (H+) i lidhur me grupin hidroksid (OH). Uji është në ekuilibër dinamik midis gjendjes së gaztë dhe asaj të lëngët në temperaturë dhe trysni standarde. Uji në vetvete është pa shije dhe pa ngjyrë, por në kontakt të gjatë me ajrin lidhet me dioksidin e karbonit (CO2) dhe merr një shije të athët acidi karbonik që nuk është i mirë për shëndetin. Uji duhet të jetë i lehtë dhe pak i mineralizuar. Sasia e mineraleve të tretura në ujë është një tregues bazë për ujin mineral natyral. Shkencërisht uji quhet ndryshe edhe tretësi universal dhe është e vetmja substance e pastër që gjendet në natyrë në të tria gjendjet e lëndës.

Rëndësia e Mineraleve që përmban uji

Uji duhet të jetë i pasur në minerale të dobishme për trupin e njeriut. Ndër mineralet e dobishme përmenden:

– Magnezi që mbron zemrën, veshkat, sistemin muskular dhe ndihmon tretjen;

– Kalciumi si element integrues i kockave dhe i rëndësishëm për sistemin dentar;

– Bikarbonatet në sasi të konsiderueshme ndihmojnë tretjen dhe janë pozitive për asimilimin e energjisë në formën e duhur, etj.

Substancat që duhet të jenë prezente në sasi të limituara janë:

– Natriumi, i cili në sasi të mëdha pengon proçesin e qarkullimit të ujit në organizëm;

– Nitratet, që janë substanca ndotëse dhe gjithashtu produkti nuk duhet të shfaqë asnjë prezencë Nitritesh.

Vetitë tretëse të ujit

Uji është një tretës shumë i mirë dhe tret shumë lloje substancash.Ndryshe mund te quhet tretës universal. Substancat që treten mirë në ujë quhen hidrofilike. Substancat qe nuk treten mirë në ujë quhen hidrofibike.

Në ujë treten: kriperat e shumta, sheqeri, dioksidi i karbonit.

Kurse substancat që nuk treten në ujë janë: squfuri, qelqi, vaji, benzina, goma, druri, plastika, rera, hekuri, etj.

 

Rëndësia e ujit për organizmin e njeriut

Përveç përdorimit të tij për pastrim, gatim, në fabrikë, për bimët, kafshët , etj, uji ka edhe shumë veti të tjera shëndetësore. Sasia e ujit që konsumojnë çdo ditë luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e një trupi të shëndetshëm.

– Ndihmon për pastrimin e organizmit.

– Ndihmon për hidratimin e trupit, e cila është thelbësore për çdo qelizë të trupit që të kryejë funksionin si duhet.

– Largon lodhjen; lodhja është një nga shenjat e para të dehidrimit.

– Përmirëson aftësinë e të menduarit.

– Largon dhimbjen e kokës dhe migrenën.

– Lehtëson tretjen dhe largon kapsllëkun.

– Promovon lëvizje të rregullt të zorrëve.

– Ndihmon për uljen në peshë.

– Pastron trupin nga toksinat.

– Nxit funksionin  e veshkave, redukton gurët dhe kripërat e veshkave.

– Ndihmon në ruajtjen normale të temperaturës së  trupit.

– Promovon shëndetin e lëkurës dhe të flokëve.

– Parandalon rrudhat dhe simptoma të tjera të plakjes.

Së bashku me ujin, ju mund të konsumoni fruta dhe perime që përmbajnë sasi të larta të ujit.

Ekspertët rekomandojnë të pihet  8 deri në 10 gota ujë çdo ditë, për të ruajtur shëndetin e mirë.
Për më tepër, Instituti i Mjekësisë ka përcaktuar që marrja adekuate e ujit në ditë, duhet të jetë rreth 3 litra, apo 13 gota për burrat, dhe 2.2 litra ose 9 gota për gratë.

 

Sekretet e ujit në Kuran

Zoti i Plotëfuqishëm e ka krijuar njeriun, kafshët dhe të gjitha gjallesat nga uji. Ai ka bërë që uji të dalë nga Toka dhe të zbresë nga qielli në trajtë të pastër dhe të kulluar; pa erë, ngjyrë apo shije; me masë të caktuar dhe gjatë një cikli periodik vjetor të qëndrueshëm, por me ndryshim të vendeve në të cilat zbritet apo gjendjet më shumë apo më pak, sipas një Ligji Universal të caktuar nga i Plotëfuqishmi.

– Uji është baza dhe origjina e çdo gjëje të gjallë

Zoti i Madhëruar, në Kuranin Shenjtë, thotë: “A nuk e dinë mohuesit se qiejt dhe Toka kanë qenë një e tërë? Pastaj Ne e ndamë dhe bëmë nga uji çdo gjë të gjallë! Akoma nuk besojnë?!” [Surja El Enbija, ajeti 30].

Krijimi i njeriut në barkun e nënës fillon nga një pikë uji:

“Le të meditojë njeriu se prej çfarë është krijuar: është krijuar prej një lëngu që hidhet.” [Et Tarik, 5-6];

“Është Ai që ka krijuar prej ujit njeriun, e ka vënë në lidhje me fis nga gjaku dhe nga martesa. Zoti yt është i Plotfuqishëm.” [El Furkan, 54].

– Tensioni sipërfaqësor i ujit:

“Është Ai që i ka lënë të lirë dy ujëra, – njëri i pijshëm e i ëmbël, kurse tjetri i njelmët e i hidhur, – duke ngritur pengesë e kufi të prerë ndërmjet tyre.” El Furkan, 53].

– Uji ka dalë nga Toka:

“Cili është më i vështirë: krijimi i juaj apo i qiellit, të cilin Ai e ndërtoi, ia ngriti lart kupën dhe e përsosi. Netët i bëri të errëta, kurse ditët të ndritshme. Pastaj e shtriu rrafsh Tokën, dhe, nga ajo nxori ujërat dhe bëri kullotat, kurse malet i bëri të patundshme, që t’i gëzoni ju dhe bagëtitë tuaja.” [En Naziat, 27-33].

– Depozitimi i ujit në Tokë dhe nxjerrja e tij nga shkëmbi

“Por, pas kësaj, zemrat tuaja u forcuan e u bënë si guri, madje edhe më të forta. Në të vërtetë, ka gurë nga të cilët burojnë lumenj, ka të atillë që çahen e nga të cilët rrjedh uji, madje ka edhe syresh që rrëzohen nga frika e Allahut. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve tuaja.” [El Bekare, 74].

– Uji që zbret nga Qielli, depozitohet në Tokë

“Ne zbresim ujë nga qielli me masë të caktuar, pastaj e depozitojmë atë në Tokë. Por, nëse dëshirojmë, Ne jemi në gjendje ta heqim atë tërësisht.” [El Mu’minun, 18].

“Thuaj: “Mendoni: nëse ujërat tuaja ju shteren, kush (përveç Allahut) do t’ju sjellë ujë rrjedhës?!” [El Mulk, 30].

“17. Mallkuar qoftë njeriu! Sa mosmirënjohës që është ai! 18. Prej çfarë gjëje e krijon Allahu atë? Prej pikës së farës e krijon dhe i jep përmasa të rregullta. 20. Më pas ia lehtëson rrugën (e lindjes) 21. e pastaj e vdes dhe i cakton një varr, 22. dhe, kur të dojë, Ai e ringjall. 23. E megjithatë, njeriu ende nuk i ka plotësuar ato që i ka urdhëruar Ai! 24. Le të mendojë njeriu për ushqimin e vet: 25. Jemi Ne që lëshojmë ujë me bollëk, 26. pastaj e çajmë tokën në thellësi 27. dhe nxjerrim prej saj drithërat, 28. rrushin e perimet, 29. ullirin e palmat, 30. kopshtet e dendura, 31. pemët dhe gjithë barërat, 32. që t’i gëzoni ju dhe bagëtitë tuaja.” [Abese, 17-32].

– Cikli i ujit

“Ne zbresim ujë nga qielli me masë të caktuar, pastaj e depozitojmë atë në Tokë. Por, nëse dëshirojmë, Ne jemi në gjendje ta heqim atë tërësisht.” [El Mu’minun, 18].

“48. Është Ai që i dërgon erërat si lajmëtarë të gëzueshëm para mëshirës (shiut) së Tij, duke lëshuar prej qiellit ujë të pastër, 49. që nëpërmjet atij të ngjallim vendin e vdekur dhe t’u japim ujë kafshëve dhe shumë njerëzve që Ne i kemi krijuar. 50. Ne e përsërisim atë (ciklin e ujit) që të vënë veshin, por shumica e njerëzve kundërshtojnë e janë mosmirënjohës.” [El Furkan, 48-50].

“Ai, që prej qiellit zbret ujë me masë e nëpërmjet tij ngjall tokën e vdekur -kështu do të ngriheni edhe ju (prej varreve).” [Ez Zuhruf, 11].

“21. Nuk ka asnjë send që të mos gjenden tek Ne thesaret e tij; por prej tij Ne japim me masë të caktuar. 22. Ne i dërgojmë erërat për pllenim dhe zbresim nga qielli ujë, prej të cilit ju japim të pini e të cilin nuk mund ta depozitoni dot.” [El Hixhr, 21-22].

– Shterja e ujit:

“Thuaj: “Mendoni: nëse ujërat tuaja ju shteren, kush (përveç Allahut) do t’ju sjellë ujë rrjedhës?!” [El Mulk, 30].

“40. Dije, Zoti im, mund të më japë diçka më të mirë se kopshti yt, ndërsa në kopshtin tënd mund të dërgojë një shkatërrim nga qielli e të gdhijë rrafsh pa asgjë, 41. ose, të bëjë që uji i tij (kopshtit), të humbasë në thellësi e të mos mund ta gjesh kurrë më”.” [El Kehf, 40-41].

Lavdi Zotit që na furnizon me ujë të pastër dhe gjithçka që njeriut i nevojitet në Tokë!

Edhe kur njeriu sëmuret për shkak të neglizhimit apo mosdijes së vet, është Zoti Ai që e shëron atë, dhe i rikthen shëndetin dhe jetën e plotë të trupit dhe qelizave të tij.

Prandaj, vetëm Zotit i përket falënderimi dhe vetëm Atë ne adhurojmë.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook