Supë për të mundur lodhjen dhe stresin tek pacientët me kancer
Supë për të mundur lodhjen dhe stresin tek pacientët me kancer
Kur keni lodhje, nganjëherë është shumë e vështirë për të detyruar veten të gatuani një vakt të mirë për ju ose familjen tuaj.
Megjithatë, pikërisht kjo është ajo që ju nevojitet – një vakt i mirë i gatuar në shtëpi, që mund t’ju japë energji, t’ju ushqejë dhe t’ju japë një ndjenjë rehatie.
3 Udhëzime që duhet të ndiqni për përgatitjen e supave
- Gjithmonë përfshini proteina në supë
2. Përdorni të paktën një shije primare
3. Përfshini një minimum prej 5 perimeve
Arsyeja pse keni nevojë për proteina në supë për të larguar lodhjen, është sepse proteinat sigurojnë kalori dhe mbrojnë përmbajtjen e karbohidrateve në supë.
Një ushqim shumë i lartë në karbohidrate – madje edhe në supë – do të krijojë lodhje. Por kur një ushqim ka sasinë e duhur të karbohidrateve, ju merrni energji dhe e lini lodhjen prapa.
Përbërësit kurativ të perimeve ndihmojnë të largoni lodhjen, sepse janë plot me ushqyes që aktivizojnë rrugë të shumta biokimike dhe metabolike në trup.
Këtu është një recetë e shkëlqyer dhe e thjeshtë
Përbërësit
– Xhenxhefil i freskët
– 1 qepë dhe pak hudhër
– ½ kg pulë organike.
– Erëza; rigon ose bërzilok të freskët, majdanoz, piper dhe kripë.
– 1 patate, 1 karrotë, 2 domate.
– 2 lugë vaj ulliri.
– 2 gota ujë.
Përgatitja
– Fillimisht shtoni vajin e ullirit në tenxhere, qepën dhe hudhrat, dhe i përzieni për 2 minuta.
– Shtoni mishin e pulës dhe i përzieni për 10 min.
– Me pas shtoni karrotat e prera në rrathë, patatet, domatet e prera në kubikë. I lini në zjarr derisa të avullojë lagështira e tepërt.
– Shtoni ujin dhe e lini të ziejë në temperaturë të ulët për 20 min, dhe më pas shtoni erëzat.
– I lini të ziejnë për 5 min të tjera dhe supa është gati.
Servireni të ngrohtë!