Si ta dini se trupi juaj ka nevojë për ushqime që përmbajnë omega 3?

Si ta dini se trupi juaj ka nevojë për ushqime që përmbajnë omega 3?

 

Acidet yndyrore omega-3 i nevojiten trupit për shumë procese të rëndësishme jetike.

Omega 3 luan një rol të rëndësishëm në shumë funksione jetësore në trup, dhe i siguron trupit shumë përfitime jetike, pasi ka një rol efektiv në rritjen e përqendrimit dhe përmirësimin e kujtesës.

Hulumtimet kanë vërtetuar rolin e omega-3 në uljen e triglicerideve dhe uljen e kolesterolit të dëmshëm, i cili ndihmon në mbrojtjen e zemrës dhe parandalimin e shumë sëmundjeve kardiovaskulare, mund të zvogëlojë inflamacionin dhe të lehtësojë dhimbjet e kyçeve të lidhura me artritin reumatoid.

Kur trupi nuk merr një pjesë të mjaftueshme të Omega-3, shfaqen disa shenja që ndryshojnë nga një person në tjetrin, në varësi të përqindjes së tij, ndër më të spikaturat nga këto ndryshime që ndodhin në trup si rezultat i mungesës së Omega-3 janë:

1- Lëkurë e thatë, edhe nëse pini sasi të mjaftueshme uji gjatë gjithë ditës.

2- Dëmtime të dukshme të flokëve, të cilat shfaqen në thyerjen dhe tharjen e flokëve, edhe me kujdesin e duhur.

3- Thonj të brishtë dhe të dobët.

4- Ndryshime të rënda të humorit pa ndonjë arsye të dukshme.

5- Dëshira për të fjetur dhe dembelizmi.

6- Vështirësi për t’u përqendruar gjatë studimit ose punës.

7- Ndjenja e vazhdueshme e lodhjes dhe rraskapitjes.

8- Dhimbje të përgjithshme të trupit.

9- Vështirësi për të fjetur.

Këto simptoma mund të mbivendosen me shumë probleme shëndetësore, por disa kërkime tregojnë se kombinimi i të paktën 4 shenjave mund të tregojë se trupi nuk po merr një sasi të mjaftueshme të acideve omega-3.

Ushqime të pasura me omega-3

Konsumimi i ushqimeve të pasura me omega-3 është i rëndësishëm për të mbajtur një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme.

– Skumbri – Skumbri është një burim i shkëlqyer i omega-3, me 4580 mg në një porcion prej 100 gramësh, për me tepër është i pasur me vitaminë B12 dhe selen.

– Salmon – Salmoni është një nga ushqimet më ushqyese në botë, me sasi të mëdha të proteinave të cilësisë së lartë, vitaminës D, selenit dhe vitaminave B. Për me tepër mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, demencës dhe depresionit.

– Vajii mëlçisë së merlucit- Vaji i mëlçisë së merlucit është një burim shumë i pasur i omega-3. Ky vaj është gjithashtu një burim i rëndësishëm i vitaminave D dhe A.

– Harengë- Harenga është një peshk me madhësi të mesme dhe është një burim i shkëlqyer i omega-3.

– Sardele- Sardelet janë peshq të vegjël yndyror shumë ushqyes, me një porcion 100 gramësh që siguron vitaminën B12, vitaminën D dhe selenin.

– Fara liri- Farat e lirit janë burimi më i pasur i acidit alfa-linolenik, një lloj yndyre omega-3.

– Farat Chia- Farat Chia janë të mbushura me lëndë ushqyese, duke përfshirë manganin, selenin dhe magnezin, dhe janë një burim i mirë i proteinave dhe acidit alfa-linolenik.

– Arra- Arrat janë ushqyese dhe të pasura me fibra dhe komponime bimore. Lëvorja e tyre përmban shumicën e antioksidantëve.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook