Limonadë Anti-Inflamatore

Published On: January 22nd, 2023Categories: Ushqimi0 Comments on Limonadë Anti-Inflamatore

Limonadë Anti-Inflamatore

 

Kjo limonadë anti-inflamatore është e ngarkuar me anti-oksidantë, elektrolite dhe minerale shumë të fuqishme. Kjo pije nuk ka sheqer por shijon ëmbël për shkak të ëmbëltuesit të shkëlqyeshëm natyral – stevia që është 100x më i fortë se sheqeri.

Kanella është numri 2 në listën anti-oksiduese për densitetin e lëndëve ushqyese, ndërsa shafrani i Indisë është numri 4. Shtimi i xhenxhefilit i jep pijes një shije djegëse të lehtë dhe i jep përfitime të jashtëzakonshme për përmirësimin e prodhimit të acideve në stomak dhe uljen e inflamacionit.

Kjo pije e shijshme superstar mund dhe duhet të konsumohet nga të gjithë, të rinj dhe të moshuar, gjatë gjithë ditës. Ka aftësi të fuqishme detoksifikuese të mëlçisë dhe veshkave. Ka një efekt alkalizues neto pasi përbërësit të jenë tretur për shkak të sasisë së jashtëzakonshme të anti-oksidantëve dhe kaliumit që janë shumë të disponueshëm në këtë formë pije.

Limonada Anti-Inflamatore

Përgatitja 5 minuta

E mjaftushme për 4-6 persona.

Përbërësit:

  • 1 gotë lëng limoni të shtrydhur në çast (4-6 limona)
  • 4-6 gota ujë të filtruar
  • 1 lugë gjelle vaj kokosi ekstra të virgjër ose vaj ulliri (jo i domosdoshëm)
  • 1 lugë çaji kanellë pluhur
  • 1 lugë çaji xhenxhefil pluhur ose të freskët (jo i domosdoshëm)
  • 1 lugë çaji shafran i Indisë
  • ½ lugë çaji stevia të lëngshme
  • 1 majë kripe rozë

Udhëzimi

  1. Vendosini të gjithë përbërësit në një blender dhe i përzieni derisa të kombinohen plotësisht.
  2. Shërbejeni menjëherë, ose ruajeni në një enë hermetike në frigorifer deri në një javë. Duhet ta përzieni mirë sa herë që dëshironi ta pini, nëse e lini për një kohë në frigorifer.

Këshillë: Pijeni rregullisht këtë limonadë. Njerëzit të cilët vuajnë nga gjymtimi kanë raportuar se simptomat e tyre u përmirësuan ndjeshëm pasi e bënë këtë një pije të përditshme.

Opsionale: Shtoni një majë luge të piperit të zi, pasi kjo do të përmirësojë në mënyrë dramatike thithjen e kurkuminoidëve të shafranit, të cilat thithen më së miri me yndyrna të mira dhe peperine, përbërësi kryesor në specin e zi.

 

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook