Vitamina B1 (Thiamine)
Vitamina B1 (Thiamine)
Vitamina B1, ose ndryshe me emrin kimik Tiamina, është një vitaminë e pangjyrë (apo e bardhë) me formulë kimike C12H17N4OS. Tretet në ujë dhe nuk mund të tretet në alkool. Tiaminat në qoftë se nxehen, e humbin funksionin. Kjo vitaminë është e pazëvendësueshme për funksionin e sistemit nervor. Në qoftë se për 14 ditë nuk merret vitamina B1 në organizëm, atëherë harxhohen 50% të rezervave të tij trupore.
Roli biologjik
Tiamin-pirofosfati ose vitamina B1 është një ko-enzimë e dehidrogjenazës së piruvatit, dehidrogjenazës së α-ketoglutaratit dhe e transketolazës. Kjo d.m.th se kjo vitaminë ka një rol të rëndësishëm në metabolizmin e karbohidrateve dhe yndyrave, në mirëmbajtjen e indit nervor, muskulit të zemrës dhe në transmetimin e përçimit të nervave.
Si difosfat i tiaminës (koenzimë i dekarboksilazave dhe i transketolazës) punon në eliminimin e karbohidrateve në tru dhe në muskuj. Po ashtu nga kjo vitaminë varen edhe kondicioni trupor dhe kujtesa. Forcon qarkullimin e gjakut dhe është e nevojshme për prodhimin e acidit të lukthit. Ka rëndësi në shndërrimin e karbohidrateve në yndyra dhe në fitimin e energjisë nga karbohidratet (pasi që është ko-enzimë e dehidrogjenazës së piruvatit, një kompleks enzimash, i cili e shndërron piruvatin në acetil-CoA).
Shenja të zakonshme të mangësisë së vitaminës B1 janë
– kokë dhimbjet
– mungesa e apetitit
– dhimbjet e barkut
– pengesa gjatë jashtëqitjes (kapsllëk)
– çrregullime në kujtesë.
Vitamina b1 mund të ndihmojë në kurimin dhe parandalimin e këtyre sëmundjeve
– Sëmundja Alzheimer
– Ankthi
– Atherosclerosis
– Sëmundja Crohn
– Depresioni
– Diabeti
– Hepatiti
– HIV / AIDS
– Pagjumësia
– Skleroza e shumëfishtë
– Dështimi i mëlçisë
Mangësia e vitaminës B1 mund të shkaktojë
– anoreksi
– depresion
– lodhje
– çrregullime në rrahjet e zemrës
– dispepsi
– nervozizëm
– humbje të oreksit
– humbje të kujtesës
– konfuzion mendor
– dobësi muskulare
– dobësim muskujsh
– humbje peshe
Vitamina B1 gjendet kryesisht në:
– Drithëra,
– kikirikë,
– fara luledielli,
– lakër brukseli,
– panxhar,
– patëllxhan,
– portokall,
– brokoli,
– qepa,
– karrota,
– domatja,
– rrepa,
– shalqi,
– lulelakër,
– kumin,
– kastravec,
– majdanoz,
– grejpfruit,
– fruta deti,
– spinaq,
– sallatë jeshile,
– fasule,
– soja,
– bizele,
– mish viçi,
– mish pule,
– patate,
– maja birre.
Hipervitaminoza – Pasojat e mbi dozimit
Dozat mbi 2 mg reagojnë në:
– Nerva,
– ndjeshmëri të madhe ndaj ngacmimeve nervore,
– çrregullime në traktin urinar,
– reaksione trupore të rënda alergjike anafilaktike,
* Teprica të vitaminës B1 në trupin e njeriut mund të shkaktohen nga mbidoza e medikamenteve kimike.