Këto 2 shtesa ushqimore janë të lidhura direkt me kancerin

Këto 2 shtesa ushqimore janë të lidhura direkt me shkaktimin e kancerit të zorrës së trashë

Nëse konsumoni  ushqime të përpunuara, ju jeni duke vënë veten në rrezik për të konsumuar shtesa ushqimore të rrezikshme. Dy nga këto shtesa  janë të lidhur direkt me kancerin e zorrës së trashë, për shkak të mënyrës që ndikojnë në zorrë. Kanceri i zorrës së trashë është forma e katërt më vdekjeprurëse e kancerit në mbarë botën.

Emulsifikuesit dhe carboxymethylcellulos (CMC) – lëndë ruajtëse – që shtohen në ushqimet e përpunuara për të zgjatur skadencën e tyre dhe për të përmirësuar shijen e ushqimit.

Sipas studimeve më të fundit, kjo nuk është e gjitha ajo që ata bëjnë. Emulsifikuesit dhe carboxymethylcellulose ulin sasinë e baktereve të shëndetshme në zorrë. Kjo shkakton, inflamacion kronik. Inflamacioni i shkaktuar nga emulsifikuesit mund të përfundojë në promovimin e kancerit kolorektal.

Studime rreth Emulsifikuesve dhe CMC

Njerëzit që konsumojnë çdo ditë ushqime të përpunuara, nxisin zhvillimin e tumorit. Emulsifikuesit dhe CMC ndryshojnë në mënyrë drastike përbërjen e mikrobeve në zorrë. Ato nxisin efektet pro-inflamatore. Hulumtuesit kanë vënë në dukje se ndryshimi i krijuar në këtë mënyrë favorizon induksionin për shkaktimin dhe zhvillimin e kancerit.

Studimet sugjerojnë se duke ngrënë ushqime të përpunuara që përmbajnë këto shtesa, në baza ditore, ju jeni duke krijuar inflamacion kronik. Inflamacioni është shkaktar i shumë sëmundjeve, gjë që e bën këtë zbulim shumë të rëndësishëm. Inflamacioni është i lidhur me artritin, sëmundjet e fshikëzës së tëmthit, fibromyalgia, dështimin e veshkave dhe të tjera.

Inflamacioni është i lidhur me ndryshimin e përbërjes së mikrobeve të zorrëve dhe sëmundjet metabolike. Kjo është ajo që ndodh në trup në shumë raste të kancerit kolorektal. Ky hulumtim tregon se emulsifikuesit mund të jenë pjesërisht përgjegjës për këtë.

Studimet e mëhershme kanë treguar se njerëzit që vuajnë nga një sërë kushtesh metabolike dhe të zorrëve, duke përfshirë sindromën metabolike dhe sëmundjen e zorrëve inflamatore (IBD), kanë kompozime abnormale të mikrobeve.

Kanceri i zorrës së trashë dhe sëmundjet e lidhura me sindromën metabolike janë rritur të gjitha në mënyrë dramatike që kur emulsifikuesit u futën në treg, në mesin e shekullit të 20-të.

Emulsifikuesit promovojnë formimin e tumorit

Për shkak se studimet kanë treguar gjithashtu mikrobioma anormale tek njerëzit me kancer të zorrës së trashë, studiuesit vendosën të shikojnë drejtpërdrejt emulsifikuesit dhe rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.

Duke përdorur një model të kancerit kolorektal, studiuesit zbuluan se mjedisi inflamator ishte i mjaftueshëm për të rritur ndjeshëm rrezikun e tyre për zhvillimin e tumoreve kolonike, duke zhvendosur ekuilibrin qelizor drejt proliferimit dhe larg apoptozës (vdekja e programuar e qelizave).

Emulsifikuesit (si Polisorbat) dhe CMC gjenden në shumë ushqime të përpunuara, si:

– turshitë,

– spërkatjet në gatim,

– shumë akullore,

– kremrat,

– vajrat,

– mishi i përpunuar,

– majoneza,

– reçeli,

– salcat, dhe shumë ushqime të tjera të përpunuara, si dhe ushqimet e ngrira.

Kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët kanë gjetur probleme me emulsifikuesit. Në vitin 2015, hulumtuesit i lidhën ato me ndryshimet dhe sëmundjet e zorrëve.

Mënyra më e mirë për të shmangur shtesat  e ushqimit të dëmshëm është për të prerë totalisht ushqimet e përpunuara nga dieta tuaj. Sigurohuni që të shmangni ushqimet që përmbajnë “Polisorbat 80” dhe “Carboxymethylcellulose”. Gjithmonë kontrolloni etiketat e ushqimeve!

Studimi është një lajm i mirë, në një kuptim, duke siguruar një mënyrë më të lehtë për të ulur në mënyrë dramatike rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.

Edhe pse shumë vdekjeprurës, kanceri i zorrës së trashë është gjithashtu shumë i parandalueshëm

Faktorët kryesorë të rrezikut të sëmundjes përfshijnë

– Pirja e duhanit

– Konsumimi ialkoolit

– Mungesa e aktivitetit fizik

– Obeziteti

– Një dietë e lartë në mish të kuq

– Ushqimet e përpunuara

Ekzistojnë gjithashtu prova të forta që ushqimet e pasura me fibra, ulin ndjeshëm rrezikun e kancerit të zorrës së trashëm, të tilla si:

– Frutat,

– Perimet me gjethe të gjelbër,

– Bishtajoret,

– Drithërat e plotë.

Përveç reduktimit të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë, këto ndryshime të jetesës do të përmirësojnë shëndetin tuaj të përgjithshëm, dhe do të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të tjera kronike, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin, sëmundjen e Alzheimerit dhe forma të tjera të kancerit.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook