KUJDES – Frutat që nuk duhet t’i kombinoni

KUJDES – Frutat që nuk duhet t’i kombinoni

Ne kemi nevojë për fruta dhe perime që të qëndrojmë të shëndetshëm, por përzierja e disa frutave mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin. Studime të ndryshme tregojnë se ngrënia e më shumë se dy prej këtyre ushqimeve në të njëjtën kohë, mund të shkaktojë çrregullime tek të rriturit dhe helmim të rëndë tek fëmijët, që mund të jetë shumë i rrezikshëm.

Ushqimet e listuara më poshtë nuk duhet t’i kombinoni në asnjë mënyrë

  1. Portokall me karrota

Edhe pse ky kombinim është shumë popullor në vendet ku shiten lëngje natyrale, marrja e të dyve në të njëjtën kohë prodhon urth, acid të tepërt biliar, si dhe dëmtim të sistemit të veshkave, që është edhe origjina e sëmundjeve më të rënda.

  1. Ananas me qumësht

Nëse e kombinoni ananasin me qumësht ose kos, në sajë të pranisë së bromelain tek ananasi, i shkakton trupit turbullirë. Do të keni të përziera, acid në stomak, dhimbje koke, dhimbje stomaku dhe mund të zhvillohet infeksion në zorrë ose diarre. Tani imagjinoni se çfarë shkakton tek foshnjat.

  1. Papaja me limon

Ky kombinim e bën gjakun të zhvillojnë anemi dhe probleme me hemoglobinën. Për të shmangur të gjithë rrezikun, mos rrezikoni duke ia dhënë atë edhe fëmijës tuaj.

  1. Banane dhe puding

Rezultati i këtij kombinimi shkakton irritim në stomak në rastin e të rriturve, ngadalëson punën e trurit dhe rrit prodhimin e toksinave, të cilat në rastin e fëmijëve mund të jetë shumë e rrezikshme.

  1. Guava me banane

Nga ky kombinim në stomak mbiprodhohet acid dhe gaz, kështu që ju ndjeni një çrregullim dhe dhimbje në stomak, të përziera dhe dhimbje koke.

  1. Portokall me qumësht

Nëse jeni një person që i shoqëron drithërat ose kosin me lëng portokalli, atëherë duhet ta ndaloni menjëherë këtë! Portokalli me qumësht shkakton ngushtim të zorrëve, përzierje dhe infeksion. Kur lëngu i portokallit dhe qumështi përziehen në stomak, tretja bëhet e vështirë, veçanërisht në rastin e fëmijëve.

7. Ngrënia e frutave gjatë vaktit të ngrënies ose pas tij

Frutat treten shpejt, duke kaluar nëpër bark dhe absorbohen në zorrë. Kur këto fruta janë të kombinuara me mish apo me çdo ushqim tjetër, ato mund të qëndrojnë më gjatë  në traktin digjestiv dhe mund të shkaktojnë formim të toksinave, infeksion në zorrë dhe dëmtim të mureve të tyre.

Kujdes!

Ushqimi i shëndetshëm nuk është një luks, por një domosdoshmëri!

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook