Cassia Senna – Senna Mekki
Cassia Senna – Senna Mekki
Arabisht: سنا مكي – Senna-Mekki.
Anglisht: Senna-Mekki
Emri shkencor: Cassia Senna L, dhe Senna Alexandrina Mill.
Senna Mekki në të gjithë botën njihet me këtë emër. Është bimë shumë vjeçare me lartësi 2m. Gjethet kanë formën e pendës të përbëra nga shtatë palë gjethe, me lule portakalli në fund të kërcellit nga dy deri në shtatë lule, me frutat në formën e bishtajës së fasules, me ngjyrë kafe të errët, brenda së cilave janë farat ngjyrë gri dhe shumë të forta.
Origjina e bimës është gadishulli Arabik, kryesisht Meka (zonë nga e cila ka marrë emrin) dhe Nili i Sipërm në Egjipt, ajo kultivohet edhe në Indi dhe njihet me emrin Sena Meki Indian.
Senna Mekki konsiderohet nga bimët më të lashta që është përdorur për kurim, në kohën e faraonëve e quajtën “xhenxhent”.
Ajo është përdorur gjerësisht në kohën e Profetit Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të!). Ai i këshilloi shokët e tij duke thënë: “Ju këshilloj të përdorni Senna dhe Senut.”
Pjesët e bimës që përdoren: Gjethet dhe frutat e thata.
Përmbajtja e Sena Mekki: Gjethet dhe frutat e Senne Meke janë të pasura me: Aloe Emoidin, Rhein, Macilages, Oxalate Calcium, Gelokozydat Antherakinnonah Snosaad Sennoes, Gelokozydat Naphthaleneh katër lloje: A,B,C, D, Alglicosid c, Gelatinous Materials, Materials Vlavonideh, vajra avullues, Rhein Anthrone, etj. Ibën Kajim ka thënë: “Senna është ilaç fisnik, ai është i nxehtë dhe i thatë në gradën e parë, lehtëson verdhëzën, forcon zemrën, largon stresin, dhimbjet e muskujve, pastron lëkurën e kokës nga baktieret, largon dhimbjen kronike të kokës, zgjeben, puçërrat dhe kruajtjet”.
Er Razzi ka thënë për të: “Sena kuron zgjeben dhe skuqjen e lëkurës.”
Ibën Bejtar ka thënë: “Nëse përzien Senna dhe Këna nxin flokun, mbyll hapjet e lëkurës, kuron dhimbjen kronike të kokës, puçërrat dhe kruajtjen.”
Daud al Antaki ka thënë për të: “Senna reziston për shtat vjet, është i nxehtë dhe i thatë, pastron trupin dhe trurin, largon dhimbjen e kokës, kuron hemorroidet dhe dhimbjet e shpinës.”
Kompanitë farmaceutike kanë bërë shumë ilaçe kimike që përmbajnë vetëm lëndë nga Senna, disa prej të cilave janë: Puresenid, Sennakot, Aglokax, Syntolax, Glisennind, Snakes.
Çfarë thonë zbulimet më të fundit për Senna Mekki
– Pastron trurin dhe largon dhimbjet e kokës.
– Ndihmon në kurimin e homorroideve dhe kapsllëkut.
– Largon ngrirjet e muskujve dhe përdhesin.
– Ndihmon për kurimin e disa lloje të nervit shiatik.
– Largon dhimbjet e kyçeve dhe reumatizmës.
– Përdoret për kurimin e astmës, dhimbjet e fytit dhe sëmundjet që shkaktohen nga i ftohti.
– Parandalon rënien e flokut, ndihmon zgjatjen e tij dhe vonon thinjat.
– Vret bakteriet dhe viruset.
– Ndihmon në kurimin e AIDS.
– Zbutëse dhe lehtësuese.
– Forcon zemrën dhe ndalon arteriosklerozën.
– Largon vesveset.
– Largon magjinë.
– Pastron barkun dhe zorrët.
– Pastron gjakun.
– Zhdërvjellëse për zorrët dhe kolitin.
– Largon helmet nga trupi.
– Kuron epilepsinë.
– Lufon aneminë dhe varfërimin e gjakut.
– Ndalon rritjen në peshë.
Shënim!
– Nuk duhet përdorur pa konsultimin e mjekut herbalist.
– Të sëmurët me Crohn në zorrë nuk duhet të përdorin Senna Meke.
– Mund të përdoret nga gratë shtatzëna apo gjidhënëse.
– Ekstrakti i bimës përdoret në disa nga kurat tona për sëmundje të caktuara.