ADHD – Mospërqendrimi dhe hiperaktiviteti

ADHD – Mospërqendrimi dhe hiperaktiviteti; Llojet, Simptomat, Zgjidhja Natyrale

 

Shpesh prindër dhe mësues, jo pa keqardhje deklarojnë që fëmijët apo nxënësit e tyre nuk fokusohen në mësim. Një kategori nxënësish nuk ulen të mësojnë e të zhvillojnë detyrat as në klasë e as në shtëpi. Eshtë e kuptueshme që rezultatet e tyre janë të dobëta dhe shumë të dobëta.

Gjithë kësaj kategorie fëmijësh – që më vonë mbartin pothuajse të njëjtat sindroma edhe kur rriten -u atribuojmë epitete si moskokëçarës, dembelë, neglizhentë etj. Por jo gjithmonë ky epitetëzim ndaj tyre është i drejtë. Dhe jo vetëm kaq. Ndaj pjesës më të madhe të tyre mbahet një qëndrim diskriminues (më keq akoma, edhe përbuzës), ose pranohen të tillë si një grup shoqëror. Si është realiteti? Një pjesë e padepistuar e kësaj kategorie fëmijësh apo nxënësish që akuzohen se nuk përqendrohen e nuk mësojnë, po të diagnostikohen, nuk mund t’i akuzojmë se nuk duan të mësojnë, por se nuk munden të mësojnë, thjesht për faktin se kështu kanë lindur apo fituar një çrregullim, që shprehet me emërtesa të ndryshme mjekësore si: ADD (Attention Deficit Disorder – çrregullim i mangësisë së vëmendjes) dhe ADHD (Attention Deficit Hyperactivity Disorder – çrregullim i mangësisë së vëmendjes dhe gjendjes hiperaktive ose mbiaktive). Këtë çrregullim e hasim edhe me terma të tjera si: Sleepy Brain Sindrom–Sindromi i një truri të përgjumur; Foggy Brain Simptoms-Simptoma e një truri të mjegulluar; Learning Disabilities–Paaftësi për të mësuar etj.

Çfarë përfaqëson ky çrregullim pak i njohur, por shpesh i takuar?

Në mënyrë të përmbledhur, ADD por dhe ADHD është një çrregullim i sjelljes dhe zhvillimit normal që vihet re te fëmijët e moshës parashkollore dhe shkollore, që karakterizohet nga problemet e vëmendjes dhe përqendrimit, si dhe hiperaktivitetit apo të qenit mbiaktiv. Mendohet se nga ky çrregullim vuajnë 3-5% e fëmijëve të globit, por kjo shifër mendohet të jetë shumë më e madhe për shkak të mosnjohjes së saj. Konsiderohet si një çrregullim kronik, sepse 30-50% e fëmijëve vazhdojnë t’i kenë këto simptoma edhe kur rriten. Simptomat janë relativisht të vështira për t’u diagnostikuar në fëmijët e moshave nën 7 vjeç, por edhe më vonë, sepse ata nuk janë të ndërgjegjshëm për çrregullimin që kanë dhe se prindërit, e aq më tepër mësuesit, nuk bëjnë kujdes për të vëzhguar sjelljet e tyre. Diagnostikimi dhe trajtimi i ADHD deri në vitet 1979 është konsideruar kontraversial, duke përfshirë këtu klinikat, mësuesit, politikëbërësit, prindërit dhe median. Janë dashur studime të thella për të arritur në një opinion të përgjithshëm, që ky çrregullim ka baza gjenetike dhe fiziologjike dhe ende ka debate në komunitetet shkencore për diagnostikimin dhe trajtimin e tyre. ADHD klasifikohet si një sjellje përçarëse, paralel me një çrregullim kundërshtues e mbrojtës njëkohësisht, që me sjelljen dhe mënyrën e orientimit duket si një çrregullim social, duke manifestuar tipare të kokëfortësisë, zemërimit, agresionit, vese si gënjeshtra, mashtrimi etj. Sidoqoftë, ADD dhe ADHD nuk përfshihen ende në sëmundjet neurologjike. Të vijmë te çështja:

Si mund të kuptohet një fëmijë ose i rritur që ka ADD apo ADHD?

Thjesht duhet të përqendrohemi te simptomat, që janë të ndara në 3 grupe e që respektivisht u përgjigjen 3 kategorive:
-Në tipin e parë predominon hiperaktiviteti dhe impulsiviteti
-Në tipin e dytë predominon mungesa e vëmendjes
-Në tipin e tretë janë të kombinuara simptomat e dy nëntipave të parë
Duke i përshkruar më konkretisht këto grupe, çdokush do të ketë mundësi të bëjë njëfarë analize për fëmijët e vet apo mësuesit për nxënësit e më pas të kërkohet mendimi i specialistit.

  • Hiperaktiviteti/ Fëmija ose i rrituri

– Ka vështirësi të luajë qetësisht
– Bisedon shpesh në mënyrë hiperaktive (me zë të lartë dhe vrullshëm, pa i rreshtuar siç duhet mendimet)
– Hiperaktiviteti në të rritur shprehet si një ndjenjë që ai/ajo nuk gjen qetësi (gjendje e trazuar), duke hasur vështirësi për t’u përfshirë në aktivitete të qeta sedentare.

– Ka fëmijë të moshës parashkollore dhe nxënës që nuk rrinë dot në klasë, duken sikur “nuk i mban vendi”, duke lëvizur sa andej e këtej.

  • Impulsiviteti

– Karakterizim i mosbindjes
– Nxitim për t’u përgjigjur pa mbaruar pyetja
– Vështirësi (padurim) të presë radhën e vet
– Ndërpret të tjerët kur ka diskutime në grup, sidomos për probleme sociale apo të punës
– Inicion bisedime në kohë të papërshtatshme
– Tipat impulsivë janë të ekspozuar ndaj aksidenteve apo aktiviteteve të rrezikshme, pa marrë parasysh pasojat. Në sjelljen dhe reagimin e tyre vërehet çrregullim me karakter kundërshtues (të qenit në kundërshti me rregulla e ligje, gjë që i çon në përjashtime nga shkolla apo dëbime nga puna. Karriera e tyre e punës është e vakët).

Eshtë vënë re që simptomat e hiperaktivitetit bien me kalimin e moshës, por për fat të keq ato zëvendësohen me simptomat e depresionit. Ky i fundit lidhet me faktin se fëmija ndjehet i izoluar nga bashkëmoshatarët për shkak të rezultateve të dobëta në mësime, apo se nuk mund të konkurrojë si të tjerët për shkak të kulturës së dobët nga mungesa e leximit, aftësive të dobëta organizative (gjithçka rrotull tyre është në rrëmujë të plotë), si dhe tolerancës së ulët të fituar nga zhgënjimet e herëpashershme. Te më të rriturit fillojnë të predominojnë shenja të një mërzitjeje kronike dhe brenda impulsivitetit të tyre duhet të kërkohen e të gjenden shkaqet e problemeve që ata kanë në marrëdhëniet e tyre sociale.

  • Mungesa e vëmendjes, ose vëmendje e dobët

Një sindrom i tillë i ADD ose ADHD rezulton me:
-vështirësi për t’u kushtuar vëmendje detajeve dhe gabimeve nga pakujdesia në shkollë apo në aktivitete të tjera
-Tipa të tillë tërhiqen lehtë nga stimuj “justifikues” për të ndërprerë detyrat
-Vështirësi për të përfunduar një detyrë që kërkon përqendrim. Kjo çon në shtyrje të objektivave, me zgjidhje të ngadalta e të vonuara
-Tipa të kësaj kategorie kanë një harresë tipike edhe për detyrat e tyre ditore, edhe pse të afërmit e tyre jua kujtojnë ato
-Tipat me mungesë të vëmendjes, apo thënë ndryshe të fokusimit, përgjithësisht paraqiten siç thamë, të paorganizuar, me performancë të dobët edukimi, punën e kryejnë shpesh mekanikisht dhe me cilësi të dobët. Ky është shkak që detyrohen ta ndërrojnë punën shpesh e për rrjedhojë kanë statusin më të ulët social-ekonomik.

Ç’është më e keqja, tipat me ADHD janë të prirur të shkelin ligjet, për shembull në ngarjen e makinave me shpejtësi mbi limitet (në Suedi autoritetet po mendojnë që kësaj kategorie të mos i jepet licencë për drejtim makine, çka ka ngjallur një reaksion ndaj asaj që quhet “mase diskriminuese” me pasoja negative në fshehjen e sëmundjes dhe mbetjen të izoluar pa u trajtuar), pinë duhan, përdorin substanca ilegale. Kanë probleme martesore, gjë që i çon në divorce.
Përballë problemeve që u dalin, karakterizohen me vetëpërshtatje me të dobët psikologjike dhe në situata të ndryshme e ndjejnë veten të pazotë për të qenë vetëm.

Studimet dhe kërkimet kanë gjetur që rreth 60% e fëmijëve të diagnostikuar me ADHD vazhdojnë të kenë të njëjtat simptoma edhe në moshë të rritur. Shumë prej tyre vazhdojnë të mbeten të patrajtuar e për rrjedhojë me një stil kaotik jetese. Në disa raste, të rriturve inteligjenca jua maskon diagnostikimin.

Diagnostikimi kërkon vëzhgim të gjatë e të kujdesshëm. Fëmijë ose të rritur me ADHD kanë tike nervore dhe hapje goje vend e pavend.

Kërkimet, veç përshkrimit të dukurive, janë përqendruar edhe në gjetjen e shkaqeve. Ato specifiket ende nuk janë shumë të qarta, megjithatë pranohen me rezerva faktorë që i kontribuojnë ADHD-së, si gjenetika, dieta, rrethi social, trauma në vegjëli. Ekziston dhe një teori evolucionare, sipas së cilës, në shoqëritë primitive, tipat me ADHD caktoheshin në kërkim të ushqimit, ndërsa pjesa tjetër e fisit merrej me drejtimin e organizimin e punëve.

Mendohet se nikotina, ushqimi artificial dhe ato me ngjyrë ndikojnë në përkeqësimin e këtij çrregullimi.

Fëmijë të abuzuar dhe mbi të cilët është ushtruar dhunë, shfaqin gjithashtu simptoma të ADHD.

Në pikëpamjen pathofiziologjike mendohet se njerëzit me ADHD kanë një reduktim të përgjithshëm të volumit të trurit, kryesisht në reduktimin e pjesës së majtë të subkorteksit. Studimet gjithashtu thonë se njerëzit me ADHD kanë një reduktim të qarkullimit të gjakut, gjë që flet për aktivitet të ulët neural. Një laborator kërkimi në New York vitet e fundit ka sugjeruar se nuk është niveli i dopaminës së transportuar që ndikon mbi ADHD, por sa aftësi ka truri për ta prodhuar vetë dopaminën.

Të rëndësishme janë edhe vëzhgimet mbi aktivitetin seksual të atyre që kanë ADHD. çuditërisht nuk ka varësi lineare. Për disa, ky aktivitet është i lartë, për të tjerët mbetet i ulët. Duket e pazakontë që në disa raste njerëz me ADHD të jenë shumë të ndjeshëm në drejtim të sensorëve të stimulimit. Prekja seksuale disave mund t’u shkaktojë irritim e për pasojë shmangie. Shumë të rritur me ADHD kanë nevojë për stimulim (si pornografia, për shembull). Të sëmurët me ADHD mund të krijojnë konflikte në marrëdhëniet romantike e për rrjedhojë vështirësi në bashkimin seksual.
Problemi më i madh me partnerin ose partneren që ka ADHD është se ai/ajo paraqitet me luhatje të theksuara të gjendjes shpirtërore, ose e thënë ndryshe si është sot, nuk është nesër.

E gjithë kjo që përshkruam duket e panjohur nga një pjesë e madhe e popullatës, që vjen nga mospublikimi i këtij çrregullimi. Sigurisht, tek ata që i kanë në familje fëmijët apo të rriturit me këtë diagnozë, ky çrregullim sjell brengosje e trishtim, për më tepër se trajtimi psikologjik dhe ai me medikamente nuk jep rezultatet e duhura që të çojnë në ndryshimin rrënjësor të situatës. Deri tani vërehen disa përmirësime, por ende të pamjaftueshme.

Çfarë duhet bërë?

Së pari, prindi, edukatori, mësuesi duhet të jenë të vëmendshëm në vëzhgimin e diagnostikimin e fëmijëve me moshë të vogël, që nuk mund të jenë të ndërgjegjshëm për atë që kanë. Sa më herët që të kapet sindromi, aq më mirë. Nëse kanë kaluar vite dhe një i rritur bëhet i ndërgjegjshëm se e ka këtë sindrom, përsëri ka kohë për të kontaktuar me mjekë specialistë të kësaj fushe e për t’u mjekuar.

Për sa i përket mjekimit, zakonisht përdoren simulantë antidepresivë, por vitet e fundit janë gjetur edhe medikamente jostimuluese, por qe gjithesesi nuk shpetojne nga efektet anesore negative.

Të dobishme mendohet se janë ushtrimet aerobike. Arti mendohet gjithashtu si një terapi efektive. Mënyra e të ushqyerit ndikon pozitivisht, nëse për shembull kufizohet marrja e sheqerit apo kafeinës. Edhe shëtitjet në parqe e vende piktoreske ndikojnë për mirë, ndaj dhe quhen “Green therapy”, ose “Terapia e gjelbër”. [Referenca: arkivalajmeve.com]

Trajtime Natyrale të suksesshme për ADHD

Në shumicën e rasteve, ADHD trajtohet me një kombinim të terapive të sjelljes (e cila është e nevojshme kryesisht për fëmijët më të vegjël, në këto terapi kryesisht këshillohen prindërit se si të sillen dhe të kujdesen për fëmijët e tyre) dhe me ilaçe natyrale.

Trajtimi për ADHD është shumë thelbësor sepse ne e dimë se ADHD është një çrregullim kronik. Në fakt, dy të tretat e fëmijëve me ADHD vazhdojnë të kenë simptoma të ADHD si të rriturit.

Trajtimi i ADHD-së së fëmijës suaj është i rëndësishëm sepse përcakton themelet për mënyrën se si ata do të sillen dhe për t’i ruajtur ata nga zhvillimi i depresionit, dhe çrregullime të tjera  më vonë në jetë. Trajtimi i ADHD duhet të bëhet vetëm me produkte bimore dhe kjo për një arsye shumë të rëndësishme, sepse vetëm produktet natyrale nuk kanë efekte anësore dhe çlirojnë trupin nga lëndët dhe metalet e rënda që përmban trupi i fëmijës.

Shumë studime kanë treguar se vaksinat janë shkatari kryesor i ADHD, të cilat njihen tashmë për përmbajtjen e tyre toksike.


Bimët e Shkretëtirës në Mbështetje të fëmijëve me Çrregullim të Spektrit të Autizmit (ASD) dhe çrregullime Neuro-Zhvillimore


Gjatë viteve, kërkimet shkencore kanë vërtetuar përfitimet psikofarmakoterapeutike të bimëve të caktuara të shkretëtirës në mbështetje të fëmijëve me çrregullim të Spektrit të Autizmit (ASD) dhe çrregullime Neuro-Zhvillimore. Përdorimi i procedurave përkatëse për të izoluar dhe pastruar komponimet specifike nga bimët shkretinore që janë përdorur për të ndihmuar fëmijët me çrregullim të spektrit të autizmit (ASD) dhe karakteristikat e tij klinike kanë vërtetuar se kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe shërimin e pacientëve të vegjël e të rritur. Gjithashtu, trajtimet bimore përmirësojnë simptomat thelbësore të autizmit pa shkaktuar efekte anësore. Kjo alternativë e produkteve bimore është më e sigurt, duke pasur parasysh se shumë çrregullime psikiatrike dhe patologji neurodegjenerative shpesh nuk u përgjigjen medikamenteve kimike të përshkruara aktualisht ose kanë efekte anësore të konsiderueshme dhe afatgjata.

Për përkrahjen e shëndetit të pacientëve të vegjël dhe për të ardhmen e tyre, dhe për përkrahjen e prindërve të shqetësuar për të ardhmen e fëmijës së tyre, ekipi i Kërkimit dhe Zhvillimit të Wild Arabic Herbs (WAHRD) ka identifikuar bimët e egra shkretinore më efikase, të kombinuara me profesionalizëm, për të zhvilluar produktet bimore të mëposhtme.

Kohëzgjatja e trajtimit që i nevojitet fëmijës suaj për çrregullimin e spektrit të autizmit varet nga nevojat e tij individuale. Për shkak se ASD është një çrregullim i spektrit (që do të thotë se disa fëmijë kanë simptoma të lehta dhe të tjerë kanë simptoma të rënda) dhe çdo fëmijë që e ka atë është unik, ekziston një dallim i madh në kohëzgjatjen e trajtimit që i nevojitet secilit. (Shtypni mbi foto)

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook