Potenciali i Bimëve Shkretinore
Studime Shkencore Mbi Efektet Kurative të Bimëve Shkretinore
E thënë thjeshtë, mjekësia ka 2 shtylla bazë: Mjekun dhe Ilaçin. Mjeku i mirë njihet nga mjeshtëria në kirurgji, kurse ilaçi i mirë njihet nga efikasiteti dhe mos pasja efekte anësore.
Baza e ilaçit efektiv të sigurt dhe pa efekte anësore është natyra me bimët e saj të shumëllojshme ku deri më sot numërohen rreth treqind mijë (300.000) lloje bimësh dhe pemësh të ndryshme anembanë botës, dhe një bimë nuk përmban më pak se 50 lëndë aktive, madje me analizimin e të gjitha pjesëve të bimës, ato lëndë e kalojnë numrin 100 lëndë aktive!
Kur gjendesh përballë një numri kaq të madh bimësh dhe lëndësh aktive, sfida e kërkuesve në bimët mjekësore qëndron në zbulimin dhe zgjedhjen e bimëve që janë më efektive dhe më të sigurta se të tjerat për kurimin e sëmundjeve të caktuara, e sidomos atyre të rënda dhe të pashërueshme nga mjekësia konvencionale, si kanceri, diabeti, hepatiti, sëmundjet autoimmune, etj.
Ato që i japin epërsi bimëve të shkretëtirës mbi të gjitha bimët e habitateve të tjera në luftimin e sëmundjeve kërcënuese janë pikërisht metabolitët dytësorë bioaktivë të veçantë dhe të shumtë që përmbajnë këto bimë dhe që u japin atyre aktivitetet më të forta kurative dhe farmakologjike.