Zhbllokimi i hundëve në mënyrë të shpejtë
Zhbllokimi i hundëve në mënyrë të shpejtë dhe natyrale
Kongjestioni i hundës ndodh për shkak të ftohjes, gripit apo alergjive (të të gjitha llojeve) .. ose sinusitit, dhe prodhohet për shkak të inflamacionit të enëve të gjakut, duke shkaktuar acarim në hundë ose në membranat e mureve të hundës.
Kjo shkakton prodhimin të tepërt të mukusit në hundë dhe shkakton vështirësi në frymëmarrje, gjë e cila ka rrezikshmëri për foshnjat, fëmijët dhe të rriturit nëse lihet pas dore.
Bllokimi i hundëve mund të shkaktojë problem dhe mundim të vërtetë .. por ju mund ta kapërceni me disa këshilla mjekësore natyrale që janë në dispozicion në çdo shtëpi, dhe në këtë mënyrë nuk keni nevojë të merrni ilaçe kimike me efekte të shumta negative.
Çfarëdo që të jenë arsyet për bllokimin e hundëve, këtu janë trajtimet më të mira natyrale që ndihmojnë në lehtësimin e menjëhershëm nga bllokimi dhe ju bën të merrni frymë të qetë.
Mënyrat natyrale për zhbllokimin e hundëve
- Avulli
Avulli është një mënyrat ideale për problemet e frymëmarrjes, të tilla si të ftohtët, gripi, sinusi, kongjestioni i hundës … etj. Avulli ndihmon duke lehtësuar shtresat e mukusit në hundë dhe në këtë mënyrë ul inflamacionin dhe ndihmon për të marrë frymë normalisht.
Mënyra e përdorimit
1 – Merrni një enë të mbushur me ujë dhe vëreni në zjarr.
2 – Para se uji të arrijë temperaturën e vlimit, hiqeni enën nga zjarri.
3- Merrni një peshqir të madh, afrojuni ujit, mbulojeni kokën deri në fund të shpinës me peshqir, duke mos lejuar që të dalë aspak avull.
4 – Thithni avullin me ngadalë dhe nxirreni me ngadalë, dhe kështu mund të lehtësoni frymarrjen dhe të largoni ftohjen.
5 – Përsëriteni këtë mënyrë dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje para se të shkoni për të fjetur.
6 – Ju mund të shtoni disa pika të vajrave natyralë si vaj pemës së çajit ose vaj mendre, ose vaj eukalipti. Këto vajra ndihmojnë shumë për të lehtësuar procesin e frymëmarrjes dhe ndihmojnë në lehtësimin e bllokimit në mënyrë efektive dhe të lehtë.
- Hudhra
Hudhra përmban antibiotik natyror kundër viruseve. Ajo është përdorur për trajtimin e infeksioneve të gripit, sinusitit dhe infeksionet virale që shkaktojnë kongjestion të hundës. Ajo gjithashtu është një luftëtar kundër infeksionit.
Hudhra përmban një shije të athët e cila ndihmon prodhimin e sekrecioneve për të pastruar dhe për të hapur hundët, dhe kjo ndihmon shumë për të marrë frymë me lehtësi. Ajo gjithashtu forcon sistemin imunitar nëse e konsumoni rregullisht.
Mënyra e parë
– Konsumoni 2-3 thelpi hudhre të freskët.
– Përtypja e disa thelpi hudhre ndihmon në masë të madhe lehtësimin e bllokimit të hundës që shkakton siklet në frymëmarrje.
Mënyra e dytë
– Merrni 4 thelpi hudhër + gjysëm luge shafran indian, i vendosni në një enë deri sa të vlojë.
– Përzjeni përbërësit mirë, shtoni një lugë të vogël mjalt, dhe pijeni pë të patur një përmirësim të menjëhershëm.
– Kjo përzierje mund të merret në mënyrë të rregullt edhe nëse ndiheni mirë, marrja e saj rregullisht ka përfitime të mëdha kundër gripit, ftohjeve dhe bllokimeve.
- Uthulla e mollës
Uthulla e mollës ndihmon për të eleminuar bllokimin e hundëve tërësisht, duke lehtësuar mukusin të dalë lehtësisht. Ajo është një asistent dhe një faktor kyç për të marrrë frymë lehtë.
Mënyra e parë
– Merrni një lugë me uthull molle, shtojeni në një gotë me ujë dhe pijeni.
– Kjo pije lehtëson mbingarkesën dhe bllokimin e hundëve.
Mënyra e dytë
– Merrni dy lugë uthull molle + një lugë mjalt.
– Shtoni përbërësit në një gotë ujë dhe i përzjeni deri sa të treten plotësisht.
– Kjo përzierje jep lehtësim të menjëhershëm dhe ndihmon për shërim të shpejtë.
- Lëngu i domates
Domatet (organike) janë shumë të pasura në vitaminë C, e cila forcon sistemin imunitar, dhe gjithashtu punon për të lehtësuar hapjen e sinusitit, për të hequr mukusin dhe për reduktimin e inflamacionit të enëve të gjakut.
Mënyra e përdorimit
1 – Merrni një gotë me lëng domate, shtoni në të një lugë gjelle hudhër të copëtuar, piper djegës, selino dhe pak kripë.
2 – I përzjeni përbërësit mirë dhe i vloni në zjarr për disa minuta.
3 – Kjo pije konsiderohet si supë e nxehtë, pije për të marrë ndihmë të menjëhershme.
4 – Konsumojeni këtë përzierje të paktën dy herë në ditë, për të trajtuar kongjestionin e hundës, bllokimin e saj dhe inflamacionin e enëve të gjakut.
- Fenugreek
Fenugreek përmban përbërës anti-inflamator natyral të fuqishëm, dhe ndihmon në lehtësimin e mukusit, në qoftë se është i trashë, dhe e dëbon atë jashtë, gjithashtu redukton ënjtjet dhe inflamacionin e enëve të gjakut.
Mënyra e përgatitjes
1 – Merrni një lugë të vogël fenugreek dhe shtoni në të 1 gotë e gjysmë ujë.
2 – Vendoseni në zjarr të ziejë për disa minuta.
3 – Pijeni këtë pije të ngrohtë dhe shtoni pak mjalt për shije.
4 – Merreni këtë pije disa herë në ditë.
5 – Përsëriteni përdorimin e kësaj pije edhe në qoftë se ndjeheni më mirë, sepse ajo ka përfitime të menjëhershme.
- Ujë me kripë për të rriturit
Mënyra e përgatitjes
1- Merrni një lugë çaji me kripë, treteni në një gotë me ujë të ngrohtë.
2- Thitheni lehtë me hundë dhe tundeni pak kokën.
3- Lëreni për dy minuta.
4- Më pas shfryni hundët dhe do të ndjeni lehtësim të menjëhershëm.
5- Kjo metodë përsëritet rregullisht dy herë në ditë, deri sa të kalojë bllokimi tërësisht.
Bllokimi i hundëve tek fëmijët
Kongjestioni i hundës është një problem i madh që përballet me nënën që është duke ushqyer fëmijën e saj me gji, sepse foshnjat nuk mund të marrin frymë nga goja e tyre, dhe bllokimi shtohet më shumë gjatë ushqyerjes.
Mënyra e trajtimit
1- Vendosni një çerek lugë çaji kripë në një gjysmë gote me ujë të vakët (uji të jetë i pastër dhe i filtruar), derisa kripa të shkrijë tërësisht.
2- Vendosni disa pika në hundë për 30-60 sekonda.
3- Pastaj vendoseni fëmijën në barkun e tij derisa mukoza të dalë plotësisht.
4 – Përsëriteni çdo ditë deri sa foshnja të marrë frymë lehtë.
Kujdes!
Nuk duhet të përdorni asgjë për të pastruar hundën apo veshin, si psh. top pambuku apo pastrues veshësh.
Këshilla në lidhje me ushqimin
Mundohuni të keni një dietë të shëndetëshme, për shkak se ushqimi i shëndetshëm forcon sistemin imunitar ndaj çdo sëmundje.
- Konsumoni më shumë ushqim djegës, sepse ai siguron lehtësim të menjëhershëm të sinuseve të bllokuar, dhe pirja ujë pas tij nxit hundën të pastrohet natyrshëm. Ushqimi djegës ndihmon për të dëbuar bakteriet dhe viruset në mënyrë të shpejtë.
- Qëndroni larg nga qumështi dhe produktet e qumështit në këtë gjendje, për shkak se ato nxisin rritjen e këtij problemi.
- Supa e pulës është shumë e dobishme për ata që vuajnë nga kongjestioni i hundës dhe sinuset e bllokuar. Shtoni pak piper të zi ose djegës për të marrë lehtësim të menjëhershëm nga bllokimi i gjithë traktit të frymëmarrjes.
- Duhet të merrni vitaminë C, zink, vitamina esenciale dhe minerale të tjera që trupi ka nevojë, sepse ato forcojnë sistemin imunitar dhe luftojnë bakteret dhe viruset që shkaktojnë këto sëmundje dhe sëmundje të tjera.
- Xhenxhefil, kanellë, hudhër, qepë; të gjitha këto përmbajnë antibiotik natyralë që luftojnë bakteret dhe viruset të cilat shkaktojnë infeksion në traktin respirator dhe infektojnë organet e tjera të trupit.
- Shmangni sheqernat dhe ëmbëlsirat, sepse sheqernat rrisin aktivitetin e baktereve dhe viruseve.
- Shmangni pijet e ftohta dhe pijet me gaz, sepse ato rrisin të gjitha problemet.
Ndiqni këto këshilla për të kapërcyer këto probleme sa më shumë të jetë e mundur dhe për të marrë frymë lirshëm
- Kur merrni një banjë, përpiquni që të ketë sa më shumë avull para se të filloni larjen. Kjo ndihmon në lehtësimin e mukusit për ta dëbuar atë dhe ndihmon në lehtësimin e inflamacionit, dhe kjo ndihmon për t’u shëruar sa më shpejt.
- Njomni një peshqir të vogël në ujë të nxehtë dhe vendoseni në fytyrë, veçanërisht në hundë dhe në ball, për lehtësimin e dhimbjeve dhe inflamacionin. Përsëriteni a sa më shumë të jetë e mundur për të marrë ndihmë të menjëhershme nga riniti.
- Përtypni gjethe mendre/nenexhiku dhe pini çaj nenexhiku për të marrë frymë lehtë dhe për dëbimin e viruseve dhe baktereve që shkaktojnë sëmundjen.
- Vendosni një jastëk tepër por të butë në mënyrë që të bëni gjumë të rehatshëm dhe të merrni frymë lehtë.
- Merrni një pëlhurë pambuku të pastër, vendosni mbi të disa pika vaj eukalipti ose vaj mendre dhe vendoseni pranë jastëkut kur të shkoni për të të fjetur, për të lehtësuar inflamacion dhe veprimtarinë gjatë gjumit, dhe kjo ndihmon për të marrë frymë më rehatshëm.
- Pini çajra bimorë të përshtatshëm për këtë problem, si çaj mendre, xhenxhefili, fenugreek, etj, sepse ato ndihmojnë në uljen e mukusit dhe nxjerrjen e toksinave jashtë trupit.
- Shmangni notin në pishina, sepse uji i pishinës përmban sasi të lartë të klorit, i cili shkakton irritim dhe inflamacion të mukozës së hundës.