Zakonet më të këqia që shkatërrojnë trurin
Zakonet më të këqia që shkatërrojnë trurin
Truri ndikohet nga faktorët dhe zakonet e përditëshme të jetës tonë. Duke filluar nga ushqimi që ne hamë, me kalimin e viteve, këta faktorë luajnë një rol në zhvillimin ose humbjen e fuqisë mendore. Zakone të caktuara janë të njohura për të ulur inteligjencën duke vrarë qelizat e trurit.
Në mënyrë që të mos përjetoni dëmtim të funksionit të trurit, sigurohuni që të shmangni zakonet që pengojnë shëndetin mendor dhe të mësoni mënyra të reja për të nxitur funksionin e trurit.
Mosngrënia e mëngjesit; Njerëzve që nuk hanë mëngjes, iu ulet niveli i sheqerit në gjak, duke çuar në mosfurnizimin e qelizave të trurit me lëndë ushqyese dhe kjo shkakton dëmtim të trurit.
Mbingrënia; Ushqimi i tepërt shkakton trombozë në tru, dhe kjo shkakton dobësim të fuqisë mendore.
Duhanpirja; shkakton tkurrje të qelizave të trurit dhe mund të shkaktojë sëmundjen Alzheimer.
Konsumi i tepërt i ëmbëlsirave; konsumimi i ëmbëlsirave pengon trurin nga thithja e proteinave dhe lëndëve ushqyese, kjo shkakton kequshqyerje të trurit dhe pengon zhvillimin e tij.
Ajri i ndotur; truri është organi i trupit që ka më shumë nevojë për oksigjen. Thithja e ajrit të papastër pakëson furnizimin e trurit me oksigjen dhe efikasitetin e tij.
Mbulimi i kokës gjatë fjetjes; mbulimi i kokës gjatë gjumit shton thithjen e dioksidi të karbonit dhe pakëson thithjen e oksigjenit, kjo shkakton dëmtime negative në tru.
Kryerja e punëve të ndryshme kur jeni të sëmurë; puna e rëndë ose mësimi kur jeni të sëmurë pakëson reagimin e trurit dhe shkakton dëme negative në qelizat e trurit.
Mosnxitja e trurit për meditim; meditimi është rruga më e mirë për stërvitjen e trurit. Mos meditimi shkakton dobësim dhe dëmtim të qelizave të trurit.
Mosfjetja mjaftueshëm; gjumi ndihmon trupin për të riparuar veten dhe krijimin e qelizave të reja në të gjitha organet, duke përfshirë edhe trurin. Mosfjetja mjaftueshëm në fakt, mund të shkaktojë dëmtim të trurit, në qoftë se qelizat e reja nuk janë të gjeneruara, truri humbet aftësinë e tij për të komunikuar si duhet me qelizat nervore, prandaj rekomandohet 8 orë gjumë çdo natë për t’i dhënë kohë trupit për të riparuar vetveten.
Alkooli; Përveç kancerit, hepatitit, dëmtimit të mëlçisë, sëmundjet e zemrës, dhe një numër të madh të sëmundjeve, një studim i ri tregon se alkooli mund të shkaktojë rënie graduale të kujtesës tek meshkujt. Alkooli mund të shkaktojë një çekuilibër kimik dhe ndryshime strukturore në tru. Shumica e pacientëve alkoolik tregojnë se e kanë të ulët kujtesën dhe mprehtësinë e trurit. Dy mangësi të zakonshme që janë gjetur tek alkolikët janë thiamine (vitaminë B1) dhe magnezi. Mangësia e B1 dhe magnezit shkakton ulje të vigjilencës mendore, paqëndrueshmëri emocionale, konfuzion, humbje të kujtesës, dhe ulje të koordinimit. Mungesa e magnezit shkakton simptoma të tilla si: konfuzion, depresion, çorientimin dhe nervozizëm.
Qëndrimi ulur me periudha të gjata kohore; sipas studimeve ndenja ulur me periudha të gjata shkakton rritjen e stresit në tru dhe vdekshmëri të hershme. Çdo ditë, miliona drejtues dhe punëtorë të zyrave vuajnë efektet negative të qëndrimit ulur. Përveç çuarjes në një vdekje të parakohshme, ulja kontribuon në lodhje, qafë të ngurtë, gjymtyrë të rënda, dhembje shpine dhe zvogëlon gamën e levizjes me kalimin e kohës.
Droga rekreative; Shumica e njerëzve tashmë e dinë se droga shkakton varësi ndaj saj.
Drogat rekreative të tilla si: metamfetamina, heroina dhe kokaina, e plakin trupin në mënyrë të shpejtë, për shkak të përqendrimeve të larta të kimikateve toksike në to. Këto lloj drogash dobësojnë imunitetin dhe ju bëjnë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve të rënda, mund të shkaktojnë ankth, pagjumësi dhe shqetësim, duke rritur rrezikun e sëmundjeve mendore.
Shmangia e të lexuarit; Hulumtuesit në Institutin Kombëtar të Francës kanë gjetur se duke mos lexuar, ka pasur një shans 18% më të madh të zhvillimit të sëmundjes dementia. Leximi jo vetëm stimulon zona të ndryshme të trurit, por ai e bën më të lehtë për të ruajtur aftësitë njohëse, veçanërisht aftësitë verbale, të larta në jetën e mëvonshme. Kjo është një ‘mburojë’ kundër rënies mendore dhe disa ekspertë thonë se leximi për vetëm 30 minuta është forma më e mirë e relaksimit.
Për dekada me radhë, njerëzit e kanë ditur se një nga karakteristikat kryesore të drejtuesve më të lartë është aftësia e tyre për lexim. Sa më shumë që lexoni, aq më shumë ju dini në lidhje me çdo gjë që ju lexoni, dhe aq më e mirë është aftësia juaj për të zgjidhur problemet në mënyrë kreative.