Zakone të shëndetshme të të ushqyerit që duhen ndjekur për t’u ndjerë mirë në moshën 50-vjeçare

 

Ka disa truke të shëndetshme që e ndihmojnë trupin të qëndrojë në formë edhe pas të 50-ve. Ndërsa disa nga zakonet e të ngrënit mund të duken intensive, por rëndësia e mbajtjes së një stili jetese të shëndetëshme është me rëndësi kur bëhet fjala për të qëndruar të shëndetshëm dhe në formë.

  • Ushqime të pjekura në skarë

Asgjë e skuqur, duhet t’i përmbaheni ushqimeve të gatuara në temperatura të ulëta – kryesisht të pjekura në skarë. Kjo për shkak se ushqimet e gatuara në temperatura të larta mund të shkaktojnë inflamacion kronik të indeve dhe të përshpejtojnë plakjen.

  • Anashkaloni karbohidratet

Karbohidratet mund të përshpejtojnë plakjen duke krijuar insulinë, një hormon i plakjes.

Rekomandohet shmangia e karbohidrateve me indeks të lartë glicemik, të cilat dihet se shkaktojnë plakje, të tilla si produktet e prodhuara nga miell i bardhë.

  • Përmbajuni ushqimeve të shëndetshme

Qëndroni energjik me ushqime të shëndetshme, duke përfshirë boronica organike, arra, hurma arabe, dhe fëstëkë.

  • Shmangni sheqerin

Sheqeri duhet të jetë jashtë listës ushqimore. Raportimet tregojnë se sheqeri mund të përshpejtojë plakjen duke shkaktuar inflamacion dhe duke dëmtuar kolagjenin dhe elastinën. Konsumimi i tepërt i sheqerit mund ta bëjë lëkurën të duket më e vjetër.

  • Qëndroni të hidratuar

Pini të paktën tetë gota ujë në ditë. Fillojeni çdo mëngjes me një gotë ujë të freskët me limon.

  • Proteinat

Ushqimet me proteina të larta përfshijnë vezët, mishin organik të viçit dhe pulës, salmon, produktet e qumështit organik, gjeli i detit. Megjithatë, mish vetëm 3 – 4 herë në javë.

Gjithashtu merrni proteina nga burime me bazë bimore, duke përfshirë arrorët.

  • Perimet

Shtoni në pjatë perimet e preferuara si lakra jeshile, kastravec, selino, brokoli dhe spinaq.