Zakone dhe sjellje të përditshme që janë shkatërruese; Çfarë duhet të bëni për t’i reduktuar ato

 

Subjekti i sjelljes vetë-shkatërruese është një temë shumë e frikshme. Nëse je i përfshirë në këto sjellje ose zakone, e ke shumë të vështirë të dalësh prej tyre. Shumë prej tyre përfundojnë në sëmundje të rënda fizike dhe psikike.

Disa prej sjelljeve vetë-shkatërruese janë ekstreme, disa jo adhe aq ekstreme. Disa nga simptomat /ose zakonet e sjelljes vetë-shkatërruese përfshijnë:

– 1. Vetmundimi dhe frika në vetvete;  Kjo është një formë e pavetëdijshme e sjelljes vetë-shkatërruese. Shembujt përfshijnë mendime të tilla si: “Unë jam duke shkuar për këtë punë, por mund të  dështoj, unë e di këtë”, “Unë kurrë nuk do të dal gjallë”, “Kjo krejtësisht do të më shkatërrojë!”, etj.

– 2. Dështimi për të marrë një vendim; Kjo është një simptomë pasive, por edhe vetë-shkatërruese në natyrë. Kur ne e dimë se diçka është e keqe për ne, por nuk do të marrim  ndonjë veprim apo hap për të korrigjuar këtë çështje, ne që në thelb vendosim vet për një dështim të garantuar.

– 3. Mbi-ngrënia; Një zakon shumë i keq që rezulton në shumë çështje të shëndetit në mënyrë afatgjate.

– 4. Nën-ngrënia; Shumë nën-ngrënës mendojnë se ata janë duke përfituar vetë. E vërteta është se nën-ngrënia është zakonisht një shkatërrim i rëndë për pamjen fizike dhe çështje të tjera psikologjike.

– 5. Ndjenjësia e Paaftësisë; Kjo do të thotë të portretizosh veten si të paarsyeshëm ose të paaftë për të arritur sukses në diçka. Ndjenjësia e paaftësisë  zakonisht buron nga mungesa e besimit në aftësitë e tua dhe mund të funksionojë si një mekanizëm shkatërrues për sistemin nervor, p.sh. në punë, në shkollë, etj.

– 6. Shkuarja në rrugën e gabuar; Veprat e gabuara (vjedhja, vrasja, ofendimi, mosrespektimi, etj) janë vepra që ju shkatërrojnë ju dhe të tjerët. Shumë shpejt do të përfundoni: i sëmurë , në tragjedi, ndjekje ligjore, izolim, etj.

– 7. Vetë-dëmtimi; Vetë-dëmtimi është një shenjë e vetë-urrejtjes, e cila  është mendërisht dhe fizikisht shkatërruese.

– 8. Pesimizmi; Është një formë e  manifestuar në mënyrë të pandërgjegjshme në sjelljet  vetë-shkatërruese. Pesimizmi  është shkatërrues, sepse ai na inkurajon që të jemi joaktiv (p.sh. përpëlitje në fatkeqësitë tona), në vend që të  inkurajojmë veten për një jetë proaktive.

– 9. Abuzimi me drogën dhe alkoolin; Droga dhe alkooli krijon mjerim të pafund në jetën e të varurit ndaj tyre, miqëve dhe anëtarëve të tjerë të familjes.

– 10. Emocionet e tepruara; Dështimi për të pranuar emocionet negative (dhe nganjëherë ato pozitive gjithashtu), krijon një mori të sëmundjeve mendore, emocionale dhe fiziologjike. Kjo është një tjetër formë e sjelljes në mënyrë të pandërgjegjshme vetëshkatërruese.

– 11. Shpenzimet e shumta; Qoftë përmes lojërave të fatit ose blerjet e vazhdueshme, është një formë e sjelljes vetë-shkatërruese që i kufizon ato më lirinë dhe paqen e mendjes.

– 12. Neglizhimi i ushtrimeve fizike; Duke refuzuar ushtrimet fizike, dhe moskujdesja për ruajtjen e mirëqenies së përgjithshme të trupit, janë të gjitha shenja klasike të sjelljes suaj vetë-shkatërruese.

– 13. Neglizhimi mendor; Duke refuzuar dhe duke u shmangur për t’u përballur me çështjet tona shëndetësore psikologjike (p.sh. stresi, ankthi, depresioni, paranoja, etj), vonon procesin e shërimit dhe rezulton në sëmundje kronike afatgjata.

– 14. Marrëdhëniet shoqërore; Ky është një kompleks, dhe përfshin një larmi të madhe të sjelljeve shkatërruese të tilla si: xhelozia, smira, manipulime emocionale, urrejtja,  dhuna, e kështu me radhë, që e çojnë të personin në një vetë-shkatërrim të sigurtë moral dhe fizik.

– 15. Gjumi i pamjaftueshëm (më pak se 7 ose 8 orë në natë); është i lidhur me problemet e shumta shëndetësore të ndryshme, duke përfshirë obezitetin, diabetin dhe kancerin, duke ditur se shumicën e sëmundjeve, trupi e kuron duke qënë në gjumë.

– 16. Lodhja mendore; është një faktor i madh rreziku për shëndetin. Mendimet e tepërta dhe stresuese shkaktojnë dëme seriozie në sistemin nervor qëndror.

– 17. Injorimi i vizitës shëndetësore; Zbulimi i sëmundjes në fazën fillastare e bën më të lehtë kurimin esaj.

– 18. Shikimi i TV; Shikimi i Tv mund të na mbajë në shtrat për orë të tëra në një ditë. Një njeri në botën e modernizuar shpenzon mesatarisht 9 vjet të jetës së tij në televizor, në vend që ti shpenzojë duke u ushtruar ose me lexim. Duke qenë i ulur para TV dhe duke ngrënë patatina, kjo e bën në mënyrë të shpejtë vetë-shkatërrimin e trupit dhe mendjes.

Çfarë duhet të bëni që të shpëtoni nga vetshkatërrimi dhe veset e këqia

– Mos u merakosni më tepër nga ç’duhet.

– Mos paragjykoni veten dhe as të tjerët.

– Mos braktisni askënd që ka nevojë për ndihmën tuaj.

– Qëndro i qetë dhe larg emocioneve të forta.

– Bëhu i fortë dhe mposhte dhimbjen.

– Mos i thoni atij/asaj se si ai/ajo duhet të ndihet.

– Mos thuaj: Unë nuk mund ta bëj këtë! Por thuaj: Unë mund ta bëj!

– Ju jeni me vlerë! Kjo është shumë, shumë, shumë e rëndësishme.

– Menaxhoni stresin; Një kyç për menaxhimin e stresit në mënyrë efektive përfshin gjumë të rregullt, një dietë të shëndetshme, dhe ushtrime fizike të mjaftueshme.

– Përpiquni për të reduktuar kafeinën dhe për t’iu shmangur drogës, alkoolit, apo duhanit.

– Merruni me lexim; lexoni libra dhe materiale me vlerë për të ndihmuar veten dhe të tjerët: fjala e parë qiellore që ka zbritur për njerëzit në Kuran është “Lexo!”.

– Ndërtoni vetëbesim: Sepse vetë-respekti është një komponent thelbësor kundër sjelljes vetë-shkatërruese, është e rëndësishme për të rritur vetë-imazhin tuaj. Ka shumë mënyra për të ndërtuar vetëbesimin. Gjeni diçka për të qenë krenarë. Vetëbesimi dhe vetë-respekti do të përmirësojë në mënyrë të përgjithshme mirëqenien tuaj, si dhe do të rrisë aftësinë tuaj për të përballuar stresin.

– Të jesh i durueshëm me veten; Kjo mund të jetë e vështirë, por, filloni të ecni drejt saj sado të vegjël të jenë hapat tuaj.