Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Zakone qe dëmtojnë veshkat

///Zakone qe dëmtojnë veshkat

Zakone qe dëmtojnë veshkat

Zakone që mund të dëmtojnë veshkat dhe që duhen shmangur

 

A e dini se ju mund të jetoni një jetë mjaft normale me vetëm 20% të funksionit të veshkave?! Kjo është arsyeja pse një rënie e vazhdueshme dhe dëmet graduale në veshka shpesh mund të shkojnë pa u vënë re për një kohë të gjatë. Ndonjëherë, edhe zakonet e zakonshme mund të shkaktojnë dëmtimin e veshkave, dhe kur problemet zbulohen më në fund, mund të jetë tepër vonë.
Veshkat tona janë një organ i mahnitshëm. Ato prodhojnë hormonet, filtrojnë gjakun, thithin mineralet dhe prodhojnë urinë për të ruajtur një ekuilibër acid-alkalin të shëndetshëm. Nuk ka jetë pa veshkat; kinezët i shohin ato si qendër e energjisë thelbësore të jetës.

Nëse ju doni që veshkat të lulëzojnë dhe  t’ju shërbejnë edhe në të ardhmen, këtu është një listë e zakoneve duhet t’i shmangni:

Pijet me gaz – Një studim i kryer në Universitetin Osaka, në Japoni, ka sugjeruar se pirja e dy ose më shumë pije me gaz në ditë, mund të jetë i lidhur me një rrezik më të lartë të sëmundjeve të veshkave. 12,000 punonjës janë përfshirë në studim, dhe ata që kishin konsumuar sasi të mëdha të pijeve me gaz, kishin më shumë gjasa të kenë proteina në urinë. Proteinat në urinë (proteinuria) është një shenjë e hershme e dëmtimit të veshkave, por, kur zbulohet në këtë fazë, sëmundja mund të jetë në kohë për t’u kuruar.

Pirja e duhanit – Pirja e duhanit është e lidhur me artherosclerosis. Ngushtimi dhe forcimi i enëve të gjakut ndikon në furnizimin me gjak të të gjitha organeve vitale, duke përfshirë veshkat. Sipas studimeve, dy cigare në ditë janë të mjaftueshme për të dyfishuar numrin e qelizave endoteliale në gjakun tuaj. Ky është një sinjal i dëmtimit arterial.

– Mangësia e Vitaminës B6 – Një dietë e shëndetshme është e rëndësishme për funksion të mirë të veshkave; mangësia e vitaminës B6 rrit rrezikun e gurëve në veshka. Për funksionin optimal të veshkave, ju duhet të konsumoni të paktën 1.3 miligram vitaminë B6 në ditë. Burimet më të pasura të kësaj vitamine përfshijnë peshk, qiqra, mëlçi viçi, patate dhe bishtajore.

– Mungesa e ushtrimeve fizike – Ushtrimi është një tjetër mënyrë e mirë për të mbrojtur veshkat tuaja. Një studim i madh, i publikuar në vitin 2013 në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Nefrologjisë, ka sugjeruar se njerëzit që merren me aktivitet fizik kanë rrezik 31% më të ulët të zhvillimit të gurëve në veshka. Në përgjithësi, duke mbajtur një peshë të shëndetshme, ju do të zvogëloni shanset  për gurë në veshka.

– Mungesa e Magnezit – Nëse nuk merrni mjaft magnez, kalciumi nuk mund të thithet dhe asimilohet si duhet, gjë e cila mund të rezultojë në mbingarkesë të kalciumit dhe formimin e gurëve në veshka. Për të parandaluar këtë, konsumoni perimet me gjethe të gjelbër, fasule, fara dhe arra. Avokado është gjithashtu një burim i mirë i magnezit.

– Gjumi i çrregullt – Nëse ju bëni një gjumë të çrregullt, kështu bëjnë edhe veshkat. Gjumi i çrregullt mund të shkaktojë sëmundje të veshkave. Indet e veshkave rinovohen gjatë natës, kështu që ndërprerjet e gjumit mund të shkaktojnë dëme të drejtpërdrejta në këtë organ.

– Mos pirje ujë të mjaftueshëm – Veshkat tona kanë nevojë për të marrë sasi të duhur të lëngjeve për të kryer funksionet e tyre. Nëse nuk pini mjaftueshëm, toksinat mund të fillojnë të akumulohen në gjak, pasi nuk ka lëng të mjaftueshme për ikjen e tyre përmes veshkave. Fondacioni Kombëtar i Veshkave sugjeron të pihen të paktën 12 gota ujë në ditë. Një mënyrë e thjeshtë për të parë nëse ju keni pirë ujë  mjaftueshëm, është të kontrolloni ngjyrën e urinës tuaj.

– Moszbrazja e fshikëzës që në fillim – Kur natyra ju thërret, ju duhet ta dëgjoni. Mbajtja e urinës në fshikëz është një ide e keqe. Nëse bëhet ves, kjo gjë mund të rrisë presionin e urinës në veshkat tuaja dhe të çojë në dështim të veshkave apo mosmbajtje të urinës.

– Teprimi me konsumimin e natriumit – Kripa është e rëndësishme për trupin, por ju duhet të kufizoni konsumin e saj. Mbikonsumi mund të rrisë presionin e gjakut dhe të bëjë shumë tendosje në veshka. Nuk duhet të konsumoni më shumë se 5,8 gram kripë në ditë.

– Teprimi me kafeinën – Ne shpesh konsumojnë më shumë kafeinë se sa mendojmë. Nëse ju e teproni me pirjen e kafeinës, tensioni juaj i gjakut shkon në tavan (ngrihet) dhe veshkat tuaja fillojnë të kenë çrregullime.

– Teprimi me antibotikët – Shumë shpesh ju merrni medikamente në doza shumë të mëdha dhe jo në mënyrën e duhur. Kur keni dhimbje, ju gëlltitni pilulën pa e menduar gjatë. Por, ju duhet të mendoheni  dy herë para se ta gëlltitni. Të gjitha barnat farmaceutike kanë efekte anësore, dhe shkaktojë shumë dëmtim të veshkave.

Presioni i lartë dhe Diabeti – Presioni i lartë i gjakut dhe Diabet tipi 2, janë dy sëmundje shumë të zakonshme në kohët e sotme. Nëse ju tashmë i keni ato, duhet të jeni të vetëdijshëm për dëmin që mund të shkaktojnë në veshkat tuaja. Kurimi i tyre me medikamentet e duhura mund të ruajë organet e çmuara të trupit.

– Proteinat e shumta – Proteinat e shumta në dietën tuaj mund të dëmtojnë veshkat. Më shumë proteina do të thotë më shumë mundim për veshkat, të cilat mundet që me kalimin e kohës, të çojnë në uljen e funksionit të tyre.

– Mostrajtimi i infeksioneve të zakonshme shpejt dhe si duhet – Ne të gjithë jemi fajtorë ndonjëherë duke injoruar ftohjen dhe gripin, dhe çojmë trupin tonë në prag të lodhjes. Por kjo mund të shkaktojë dëmtime edhe në veshka. Studimet kanë treguar se njerëzit të cilët neglizhojnë për tu shëruar si duhet dhe në kohë, shpesh përfundojnë me sëmundje të veshkave.

– Konsumi i alkoolit – Toksinat e gjetura te alkooli, jo vetëm të dëmtojë mëlçinë, por edhe veshkat.

 

By | 2017-04-09T22:01:47+00:00 April 9th, 2017|Veshkat|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!