Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Xhenseni pesë fletësh

//Xhenseni pesë fletësh

Xhenseni pesë fletësh

Xhenseni pesë fletësh

 

Arabisht: نبات الجنسنغ خمس أوراق

Anglisht: Five-leaf ginseng, miracle grass, fairy herb.

Emri shkencor: Gynostemma pentaphyllum L.

Familja: Cucurbitaceae.

Xhenseni pesë fletësh është bimë kacavjerrëse, shumëveçare ose njëvjeçare, me gjethe të dhëmbëzuara, me fruta të vegjël e të kuq.

Origjina e bimës është Kina, Japonia dhe Korea Veriore. Në mjekësinë bimore njihet si anti-oksidant i fuqishëm dhe ndihmon rinovimin e qelizave. Ai është quajtur edhe me emrin ‘bima e pavdekësisë’, ‘ xhenseni i të varfërit’,’ barishte ungjilli’, ‘xhenseni pesë fletësh’.

I njohur si çaji ‘mrekulli’ për vendasit, ai përmban një mori të aminoacideve, vitaminave dhe mineraleve si: kalcium, hekur, magnez, fosfor, kalium, selen, dhe zink.

Pjesët që përdoren: rrënjët, gjethet dhe kërcelli.

 

Dobitë mjekësore të Xhensenit pesë fletësh

– Forcon imunitetin dhe lufton infeksionet.

– Ndihmon në kurimin dhe parandalimin e tumoreve.

– Ndihmon rinovimin dhe formimin e qelizave të reja.

– Ul kolesterolin dhe presionin e lartë të gjakut.

– Nxit veprimtarinë e mëlçisë, ndihmon në kurimin e hepatitit B, dhe lufton yndyrat.

– Lufton qelizat kancerore të pankreasit.

– Ndihmon në kurimin e virusit herpes dhe HIV.

– Rivendos ekuilibrin në trup, qetësues i sistemit nervor, ndihmon qelizat riprodhuese dhe sistemin tretës.

– Përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ndihmon të sëmurët me Diabet.

– Rrit fuqinë trupore, durimin,  ndihmon në ndërtimin e muskujve dhe largon lodhjen.

– Largon stresin, depresionin dhe ankthin.

– Ruan  peshën optimale të trupit.

– Heq toksinat nga trupi.

– Ul  kolesterolin e keq (LDL) dhe trigliceridet.

– Ruan funksionin e shëndetshme të trurit.
Kujdes!

– Nuk është i këshillueshëm gjatë shtatzanisë.
 

 

By | 2017-01-09T22:43:09+00:00 January 11th, 2017|Bimë Mjekësore|Comments Off on Xhenseni pesë fletësh
error: Alert: Content is protected !!