Vitaminat që luftojnë sëmundjet yndyrore të mëlçisë

Vitaminat që luftojnë sëmundjet yndyrore të mëlçisë

 

Mëlçia kryen shumë funksione themelore dhe shërben si pikë themelore metabolike në trup. Ajo ruan vitaminat dhe mineralet esenciale për t’i përdorur kur është e nevojshme. Mëlçia gjithashtu largon toksinat nga trupi, ndihmon në kurimin e sëmundjeve yndyrore të mëlçisë të cilat janë të lidhura me pirjen e alkoolit.

Ushqimet e pasura me këto vitamina ndihmojnë në uljen e dëmtimit të mëlçisë dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve yndyrore të saj. Vitaminat e bëjnë mëlçinë më rezistente ndaj acideve yndyrore dhe dëmtimit.

– Vitamina E

Inflamacioni  i  lidhur me sëmundjet yndyrore të mëlçisë i bën indet e mëlçisë të ashpra, si rezultat i kësaj mund të ndodhë dëmtim i mëlçisë në mënyrë të përhershme dhe mëlçia të bëhet e paaftë për të kryer punën e saj, siç është prodhimi i materialeve që përdoren në procesin e tretjes, organizimi i ri-trajtimit të qelizave të kuqe të gjakut, ruajtja e vitaminave dhe proteinave të ndërtimit, dhe pastrimi nga toksinat.

Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm që përmirëson enzimat e mëlçisë dhe kjo do të thotë se ajo e ndihmon mëlçinë për të reduktuar inflamacion.

Ushqime të pasura me vitamin E: Spinaqi, brokoli, vaj ulliri, vaj kokosi, bajamet, kikirikët, farat e lule diellit, avokado, bizelet, majdanozi, asparagos, karrota, etj.

– Vitamina C

Vitamina C është gjithashtu një antioksidant dhe forcon sistemin imun. Vitamina C lufton viruset që shkaktojnë dështim dhe cancer të mëlçisë, mbështet sistemin tretës, lufton yndyrat e mëlçisë dhe lehtëson fuksionet e saj.

Ushqime të pasura me vitaminë C: Papaja, luleshtrydhet, limoni, portokalli, ananasi, speci, kokëlakër, brokoli.

– Niacin / Vitamina-B12

Vitamina B12 ndihmon në  luftën kundër sëmundjeve yndyrore të mëlçisë, ndihmon për uljen niveleve të larta të triglicerideve në gjak dhe zvogëlon rrezikun e cirrozës apo hepatitit.

Ushqime të pasura me vitaminë B12: Pula dhe mishi organik, veza, arrat, kikirikët, qumështi dhe produktet e tij, peshku salmon, midhjet, karkalecat e detit, etj.

Këshilla të nevojshme për pacientët me mëlçi yndyrore

Ju mund të ruani shëndetin e mëlçisë dhe trupit në përgjithësi duke qenë të kujdesshëm që të konsumoni vetëm ushqim të shëndetshëm, i cili ju ruan një peshë trupore të shëndetshme, dhe gjithashtu mban nën kontroll nivelet e triglicerideve dhe sheqerit në gjak.

Këshillat më të rëndësishme për pacientët me sëmundje yndyrore të mëlçisë përfshijnë:

– Hani ushqime të shëndetshme, të bazuara kryesisht në perime, fruta, dhe fibra dietetike organike.

– Hani vakte të vogla të ndara gjithë ditës për të shmangur lodhjen e mëlçisë.

– Pini sasi të mjaftueshme të ujit.

– Hani ushqime të ulëta në kripë.

– Hani ushqime që përmbajnë karbohidrate për të marrë furnizim të mjaftueshëm me energji, për shkak se mëlçisa e dëmtuar ka vështirësi në konvertimin e energjisë.

– Shmangni ushqimet e pasura në yndyra të ngopura.

– Ushtrohuni në mënyrë të rregullt.

– Qëndroni larg medikamenteve kimike.

Bimët e Shkretëtirës për Shëndetin e Mëlçisë


Mëlçia është organi më i rëndësishëm i trupit, pa funksionin e plotë të së cilës njeriu nuk jeton shumë gjatë, pasi ajo kryen mijëra funksione jetike për trupin. Nga detyrat kryesore të mëlçisë është se ajo detoksifikon dhe shkatërron kimikatet në gjak, duke përfshirë barnat dhe ndotësit toksikë. Ajo është përgjegjëse për kryerjen e funksioneve të ndryshme si sintezën e proteinave, sintezën e glikogjenit dhe prodhimin e biokimikëve që janë të nevojshëm për tretjen.

Ndërsa një mëlçi e shëndetshme ka aftësinë të ripërtërihet, ose të rigjenerohet kur dëmtohet, inflamacioni kronik dhe hepatiti mund të dëmtojnë mëlçinë përgjithmonë, duke çuar më tej në cirrozë dhe kancer ose dështim të mëlçisë, nëse nuk trajtohet si duhet në mënyrë natyrale dhe të sigurt.

Është me rëndësi jetike që të ndërmerrni hapa për ta mbajtur mëlçinë të shëndetshme, pa hepatit dhe pa kancer, duke kufizuar marrjen e alkoolit, duke qëndruar të hidratuar, duke ngrënë pastër dhe më e rëndësishmja duke marrë ilaçe bimore për kujdesin e mëlçisë dhe shërimin e sëmundjeve të saj.

Për të stimuluar ripërtëritjen e mëlçisë, për të parandaluar dëmtimin e saj dhe për të luftuar sëmundjet e saj, ekipi i Kërkimit dhe Zhvillimit të Wild Arabic Herbs (WAHRD) ka identifikuar bimët e egra shkretinore më efikase, për të zhvilluar produktet bimore të mëposhtme. (Shtypni mbi foto)

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook