Vitamina K2
Vitamina K2; Komponenti i humbur për shëndetin e zemrës dhe të kockave
Vitamina K nuk është një kompleks i vetëm, ajo përbëhet nga një grup vitaminash, kryesoret janë vitamina K1 (phylloquinone) – dhe vitamina K2. Vitamina K2, ose menaquinone (mɛnəkëɪnoʊn), ka nëntë komponime të ngjashme, në përgjithësi ndahen në menaquinones (me MK-4 si anëtari më i rëndësishëm) dhe menaquinones; MK-7, MK-8 dhe MK-9, që janë më të njohur.
Përse është e nevojshme vitamina K2 ?
– Në trupin tonë gjenden shumë proteina që janë përgjegjëse për proceset që mbajnë sistemet e trupit të shëndetëshme, por këto proteina duhet të aktivizohen, dhe pikërisht këtu vjen roli i vitaminës K2.
– Vitamina K2 ka treguar se aktivizon 17 proteina inerte. Kur këto proteina hasin vitaminën K2, ato fillojnë të punojnë. Për shembull, vitamina K2 aktivizon një proteinë të quajtur osteocalcin, e cila punon për të moderuar një proces të shëndetshëm të qarkullimit të kockave duke rindërtuar kockat dhe duke zëvendësuar kockat e thyera. Një tjetër proteinë që e aktivizon vitamina K2 është proteina Matrix Gla (MGP), e cila ndihmon në ruajtjen e shëndetit të arterieve kardiovaskulare, shëndetin kardiovaskular në tërësi dhe për restaurimin e kockave.
– Ndihmon në parandalimin e osteoporozës dhe forcimin e arterieve, ose arteriosklerozës.
– Vitamina K2 ndihmon kalciumin të shkojë në kocka, duke i bërë ato më të forta.
– Forcon dhëmbët dhe parandalon dëmtimin e dhëmbëve.
– Ajo gjithashtu parandalon kalciumin të shkojë në zonat e gabuara, si në eshka, dhe kjo mund të çojë në formimin e gurëve në veshka, apo në enët e gjakut, ku mund të shkaktojë sëmundje të zemrës.Bottom of Form
– Nxit prodhimin e hormoneve seksuale.
– Redukton incidencën e kancerit.
– Mban qelizat të shëndetshme dhe fik gjenet që shkaktojnë qeliza kanceroze.
Cilat janë simtomat e mungesës së vitaminës K2 ?
Një pamjaftueshmëri e vitaminës K2 çon në probleme dramatike, sepse mungesa e saj çon në mangësi edhe të vitaminave të tjera, si vitamina C, B1, D.
– Çon në koagulim të gjakut, ose gjakderdhje më shumë se çduhet.
– Nivelet e pamjaftueshme të K2 mund të çojnë në rënien e statusit të kockave (potencialisht osteoporozë).
– Kalcifikim të arterieve kardiovaskulare, duke i bërë ato të ngurta dhe joelastike.
– Pamjaftushmëria e vitaminës K2 mund të çojë në kancer të kockave, trurit dhe gjakut.
– Vena me variçe dhe plakje të lëkurës.
Ka 4 faktorë që mund të rrisin pamjaftueshmërinë e vitaminës K2
– Të ushqyerit e dobët.
– Përdorimi i antibiotikëve.
– Thithja e dobët e vitaminës K2 nga zorrët për shkak të plakjes ose sëmundjeve gastrointestinale kronike.
– Medikamenti Coumadin (Warfarin); Coumadin merret për hollimin e gjakut, por ai shkakton mangësi të vitaminës K2. Ky ilaç bllokon rolin e vitaminës K2.
Shenjat që mund të keni mangësi të Vitaminës K2
– Qarkullim i dobët i gjakut.
– Osteoporozë ose kocka të brishta.
– Dhëmbë të dëmtuar.
– Sëmundje të zemrës.
– Diabet apo para-diabet.
– Sëmundje autoimune.
– Kujtesë të dobët.
Ku gjendet vitamina K2 ?
– Spinaqi.
– Sallata jeshile.
– Rrepa dhe panxhari.
– Mëlçitë e patës, rosës, gjelit të detit, pulës, dashit, viçit (organik).
– Gjalpi, djathi, qumështi (organik).
– E verdha e vezës.
– Mishi i pulës dhe lepuri.
– Salmon.
– Kivi.
– Brokoli.
– Bizelet.
– Majdanoz.
Mënyra më e mirë e marrjes së Vitaminës K2 është konsumimi i ushqimeve organike që e përmbajnë atë.