Vitamina K / Phytonadione

Published On: February 1st, 2023Categories: Ushqimi0 Comments on Vitamina K / Phytonadione

Vitamina K / Phytonadione

 

Vitamina K i përket komponimit  Nafetukenon. Kimikisht, familja e vitaminës K permban 2-metil-1,4-naphthoquinone (3-) derivate. Vitamina K përfshin dy vitamina natyrore: Vitamina K1 dhe vitamina K2; Vitamina K2, nga ana tjetër, përbëhet nga një numër i nëntipeve të përafërta kimike.
Vitamina K1, e njohur gjithashtu si phylloquinone, phytomenadione, apo phytonadione, sintetizohet nga bimët, dhe gjendet në sasi më të larta në perimet me gjethe jeshile, sepse ajo është e përfshirë drejtpërdrejt në fotosintezë. Kjo mund të mendohet si “fabrika” e vitaminës K. Llojet më të njohura të vitaminës K janë; K1, K2, K4,K5, K17.

Roli i vitaminës K në trupin e njeriut

– Vitamina K ndikon në procesin e kuagulimit të gjakut.

– Mbron zemrën dhe parandalon mpiksjen e gjakut.

– Parandalon gjakderdhjen e brëndëshme dhe homorrogjitë.

– Mbron kockat nga fraktura.

– Ndihmon në parandalimin e kancerit.

– Ndihmon në trajtimin e kancerit të mushkërive.

– Lufton leukeminë.

– Lufton kancerin e prostatës.

– Lufton kancerin Limfoma Hodgkin, kancerin në zorrën e trashë, kancerin e stomakut dhe kanceret e gojës.

– Ndihmon në formimin e kockave.

– Bllokon formimin e osteoklateve të tepërta (qeliza kockore), të cilat janë përgjegjëse për demineralizimin e kockës.

– Fikson proteinat në sistemin kockor dhe forcon indet.

– Ndihmon për stimulimin e proteinës MatrixGLA, e cila pengon formimin e kristaleve në enët e gjakut.

– Shumë i rëndësishëm është edhe funksioni antioksidues, sidomos në favor të qelizave nervore.

– Vitamina K ul nivelet e inflamacionit në organizëm dhe mbron trurin dhe sistemin nervor në tërësi.

– Tek të porsalindurit, vitamina K rekomandohet në rastet e hemorragjisë dhe parandalimit të problemeve që lidhen me traumat gjatë lindjes.

Mungesa e vitaminës K mund të shkaktojë:

– Sëmundjen Alzheimer.

– Sëmundje të zemrës.

– Mund të shkaktojë kolit ulçerativ dhe sëmundje inflamatore të zorrëve.

– Dobësim të kockave.

– Zhvillim të kancerit.

– Fibrozë cistike.

– Sëmundje të mëlçisë.

– Sëmundje bilare.

– Prishje të dhëmbëve.

– Mungesa e vitaminës K tek foshnjat mund të shkaktojë sëmundje hemorragjike, e njohur si HDN.

 

Burimet e vitaminës K

– Spinaqi.

– Brokoli.

– Lulelakër.

– Sallatë jeshile(marule).

– Leshtërikët e detit.

– Luleradhiqe.

– Farat e mustardës.

– Sallatë zviceriane.

– Qepët e freskëta (me gjethe të gjelbër).

– Rrepat jeshile.

– Panxhari.

– Majdanoz.

– Bërzilok, rigon.

– Bishtajat.

– Domatet.

– Kungulli pranveror.

– Karafili.

– Avocado, Kivi

– Rrushi, boronicat.

– Patëllxhani, speci, specat e kuq dhe të gjelbër.

– Selino.

– Ullinjtë, drithërat, qumështi.

– Mëlçitë e viçit dhe të pulës.

 

Mbidoza e vitaminës K mund të shkaktojë:

– Reaksione alergjike, si: skuqje lëkure.

– Në disa raste mund të shkaktojë çrregullime në mëlçi.

– Tek fëmijët e sapolindur mund të shkaktojë hemolizë.

 

Doza ditore e vitaminës K

– 0-6 muaj: 2 mcg

– 6-12 muaj: 2.5 mcg

– 1-3 vjet: 30 mcg

– 4-8 vjet: 55 mcg

– 9-13 vjet: 60 mcg

– 14-18 vjet: 75 mcg

– Femrat +19 vjec,: 90 mcg

– Meshkujt: +19 vjec, 120 mcg.

– Gratë shtatzëna ose gjidhënëse: 95 mcg.

Mënyra më e mirë e mmarrjes së vitaminës K, është konsumimi i ushqimeve që përmbajnë vitaminë K.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook