You are here:--Vitamina B9

Vitamina B9

By | 2017-12-05T17:54:58+00:00 December 6th, 2017|Categories: Ushqimi|0 Comments

Vitamina B9/ Acidi Folik; Roli që ka në trupin e njeriut, rreziqet e mungesës së saj, burimet ku gjendet

 

Vitamina B9, apo Acidi folik, i njohur ndryshe edhe si vitamina M, Bc,(folacin), pteroyl-L-glutamik acid, dhe pteroyl-L-glutamate,  bën pjesë në  B-kompleks. Rëndësia e vitaminës B9 është e shumëfishtë.  Folik vjen nga fjala latine që do të thotë ‘fletë’, kjo për arsye se Acidi folik gjendet më shumë tek perimet me gjethe jeshile.

Roli i vitaminës B9 në trupin e njeriut

– Përdoret nga trupi për prodhimin e DNA/RNA e cila është e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin normal të njeriut.

– Parandalon çrregullimet e fetusit.

– Zvogëlon rrezikun e defekteve të zemrës dhe trurit tek foshnjat.

– Zvogëlon sëmundjet kardiovaskulare.

– Parandalon kancerin e gjirit dhe zorrës së trashë.

– Ndihmon në metabolizmin e sistemit imun.

– Zvogëlon lodhjen trupore.

– Stabilizon tensionin e gjakut.

– Parandalon tensionin e lartë të gjakut.

– Ndihmon për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

– Parandalon aneminë.

– Ndihmon në shpërndarjen e hekurit në mënyrën e duhur në trup.

– Përmirëson kujtesën dhe lufton sëmundjen Alzheimer.

– Acidi folik lufton depresionin natyrshëm.

Mungesa e vitaminës B9 mund të shkaktojë

– Depression

– Anemi

– Vështirësi në qarkullimin e gjakut.

– Infrakt në zemër

– Goditje në tru.

– Zhvillim jo normal i embrionit gjatë shtazanisë.

– Diarre.

– Dëmtim nervor.

– Harresë.

– Ulçër në gojë.

– Dhimbje koke.

– Çrregullime të sjelljes.

– Mpirje gjymtyrësh.

– Kancer të stomakut.

– Zvogëlon sasinë e spermotozoideve tek meshkujt dhe fertilitetin.

Ushqimet që përmbajnë vitamin B9

– Mëlçitë

– Patatet e bardha dhe të ëmbla.

– Domatet dhe qepët e njoma.

– Buka e zezë

– Spinaqi

– Lakra e bardhë.

– Marule.

– Bizelet

– Fasulet.

– Panxhari.

– Portokalli.

– Vezët, gjoksi i pulës.

– Qumështi dhe produktet e tij.

– Papaja, avocado.

– Kivi.

– Farat e lulediellit, kikirikët.

– Brokoli.

– Farat e susamit, farat e lirit.

– Gështenjat, lajthitë, arrat.

– Lulelakër.

– Specat, të gjitha llojet.

– Angjinarja.

– Luleshtrydhet.

– Salmon, molusqet, kallamar, sardelet.

Doza e rekomanduar ditore

Për foshnjat 0-6 muaj: 65 mcg;

Për foshnjat 7-12 muajsh: 80 mcg;

Fëmijët 1-3 vjet: 150 mcg;

Fëmijët 4-8 vjet: 200 mcg;

Fëmijët 9-13 vjet: 300 mcg;

Të rriturit mbi 13 vjet: 400 mcg;

Për adoleshentët: 14-18 vjeç 800 mcg;

Gratë shtatzëna: 600 mcg; dhe gratë gjidhënëse 500 mcg;

Mbi 18 vjeç: 1000 mcg;

Kujdes!

– Mënyra më e mirë e marrjes së vitaminës B9 është duke konsumuar ushqime që përmbajnë vitamin B9.

– Marrja e vitaminës B9 si shtojcë dhe jo nga konsumimi i ushqimit mund të shkaktojë kancer të prostatës dhe mushkërive.