Vitamina B9/ Acidi Folik
Vitamina B9/ Acidi Folik; Roli që ka në trupin e njeriut, rreziqet e mungesës, burimet ku gjendet
Vitamina B9, apo Acidi folik, i njohur ndryshe edhe si vitamina M, Bc,(folacin), pteroyl-L-glutamik acid, dhe pteroyl-L-glutamate, bën pjesë në B-kompleks. Rëndësia e vitaminës B9 është e shumëfishtë. Folik vjen nga fjala latine që do të thotë ‘fletë’, kjo për arsye se Acidi folik gjendet më shumë tek perimet me gjethe jeshile.
Roli i vitaminës B9 në trupin e njeriut
– Përdoret nga trupi për prodhimin e DNA/RNA e cila është e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin normal të njeriut.
– Parandalon çrregullimet e fetusit.
– Zvogëlon rrezikun e defekteve të zemrës dhe trurit tek foshnjat.
– Zvogëlon sëmundjet kardiovaskulare.
– Parandalon kancerin e gjirit dhe zorrës së trashë.
– Ndihmon në metabolizmin e sistemit imun.
– Zvogëlon lodhjen trupore.
– Stabilizon tensionin e gjakut.
– Parandalon tensionin e lartë të gjakut.
– Ndihmon për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
– Parandalon aneminë.
– Ndihmon në shpërndarjen e hekurit në mënyrën e duhur në trup.
– Përmirëson kujtesën dhe lufton sëmundjen Alzheimer.
– Acidi folik lufton depresionin natyrshëm.
Mungesa e vitaminës B9 mund të shkaktojë
– Depression
– Anemi
– Vështirësi në qarkullimin e gjakut.
– Infrakt në zemër
– Goditje në tru.
– Zhvillim jo normal i embrionit gjatë shtazanisë.
– Diarre.
– Dëmtim nervor.
– Harresë.
– Ulçër në gojë.
– Dhimbje koke.
– Çrregullime të sjelljes.
– Mpirje gjymtyrësh.
– Kancer të stomakut.
– Zvogëlon sasinë e spermotozoideve tek meshkujt dhe fertilitetin.
Ushqimet që përmbajnë vitamin B9
– Mëlçitë
– Patatet e bardha dhe të ëmbla.
– Domatet dhe qepët e njoma.
– Buka e zezë
– Spinaqi
– Lakra e bardhë.
– Marule.
– Bizelet
– Fasulet.
– Panxhari.
– Portokalli.
– Vezët, gjoksi i pulës.
– Qumështi dhe produktet e tij.
– Papaja, avocado.
– Kivi.
– Farat e lulediellit, kikirikët.
– Brokoli.
– Farat e susamit, farat e lirit.
– Gështenjat, lajthitë, arrat.
– Lulelakër.
– Specat, të gjitha llojet.
– Angjinarja.
– Luleshtrydhet.
– Salmon, molusqet, kallamar, sardelet.
Kujdes!
– Mënyra më e mirë e marrjes së vitaminës B9 është duke konsumuar ushqime që përmbajnë vitamin B9.
– Marrja e vitaminës B9 si shtojcë dhe jo nga konsumimi i ushqimit mund të shkaktojë kancer të prostatës dhe mushkërive.