Vitamina B7 / Biotin; Vitamina e Bukurisë

 

Vitamina B7 ose Biotin, e njohur edhe si vitamin H, është një vitamin që bën pjesë në vitaminat B-kompleks dhe luan një rol të rëndësishëm në metabolizmin e proteinave dhe procesin e glukozës. Biotin udhëton në gjak dhe sasitë e tepërta ose të papërdorura i eliminon me urinim. Kjo do të thotë se trupi nuk e rezervon këtë vitamin, prandaj ajo duhet konsumuar çdo ditë.

Roli i Vitaminës B7 në trupin e njeriut

– Biotin kontribon në shëndetin e kockave, thonjve, lëkurës dhe flokëve.

– Ndihmon formimin e fëmijës gjatë shtatzanisë.

– Ndihmon në parandalimin e infeksioneve të zorrëve.

– Forcon muskujt.

– Ruan nivelin e sheqerit në gjak.

– Parandalon obezitetin.

– Ndihmon në funksionimin normal të zemrës.

– Parandalon goditjet në tru dhe zemër.

– Rrit nivelin e energjisë.

Mungesa e vitaminës B7 mund të shkaktojë

– Sëmundje të lëkurës.

– Thyerje të thonjve.

– Rënie floku

– Dhimbje kockash

– Stress nervor.

– Dobësi muskulare.

– Lodhje ekstreme.

– Humbje oreksi.

– Anemi.

– Çrregullime neurologjike sidomos tek fëmijët.

Burimet e vitaminës B7

Një gamë e gjërë ushqimesh përmbajnë vitamin B7, por ushqimet e mëposhtme përmbajnë sasi më të larta:

– Mëlçitë

– Drithërat e plotë

– Djathi

– Salmon

– Avocado

– Lulelakër

– Bishtajoret

– Vezët

– Qumështi

– Kikirikët, bajamet

– Brokoli

– Gjoksi i pulës

– Spinaqi

– Kërpudhat

*Mënyra më e mirë e marrjes së vitaminës B7 është duke konsumuar ushqime të pasura me vitaminë B7, dhe jo vitaminat konvencionale.