Vitamina B2 (Riboflavin)

Published On: February 1st, 2023Categories: Ushqimi0 Comments on Vitamina B2 (Riboflavin)

Vitamina B2 (Riboflavin)

 

Vitamina B2n ose e quajtur ndryshe me emrin riboflavin, është një substance e ngurtë me ngjyrë të verdhë në portokalli dhe me formulën kimike C17H20N4O6. Vitamina B2  është e tretshme në ujë dhe bën pjesë në grupin e vitaminës B. Ajo është një komponenet kryesor  që  përdoret edhe për aktivizimin e vitaminave të tjera. Më parë ka qënë e njohur edhe si vitamina G.

Emri “riboflavin” vjen nga “ribose” (sheqeri, forma e të cilit është reduktuar, ribitol forma e pjesës së strukturës). Flavin unaza-skelet  e cila i jep ngjyrë të verdhë molekulës së oksiduar, (nga latinishtja flavus ‘i verdhë’) .

Roli i vitaminës B2 në  trupin e njeriut

– Ndihmon funksionin e sistemit imunitar.

– Ndihmon funksionin e sistemit nervor.

– Ruan shëndetin e lëkurës dhe të flokëve.

– Ruan shëndetin e syve.

– Forcon dhe ruan shëndetin e mëlçisë.

– Riboflavin gjithashtu është e lidhur me shëndetin riprodhues.

– Një nga funksionet unike të vitaminës B2 është se ajo lufton disa efekte të plakjes si, humbjen e kujtesës dhe parandalimin e sëmundjes  Alzheimer.

– Parandalon verdhëzën neonatale, aneminë dhe  anoreksinë.

– Lufton depresionin dhe migrenën.

– Ndihmon trupin të prodhojë energji.

– Riboflavin është një anti-oksidant që lufton radikalet e lira.

– Ndihmon vitaminën B6 të transformohet në folate dhe hekur.

– Kjo vitaminë është e nevojshme që në trupin e njeriut të bëjë shpërbërjen e yndyrave dhe të proteinave.

– Ndihmon rritjen dhe zhvillimin e trupit.

– Ndihmon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Shenjat dhe simptomat e  mungesës së riboflavinës

– Të çara në anët e gojës dhe gjuhës.

– Tharje të buzëve.

– Ulçëra të gojës.

– Buzë të kuqe.

– Dhimbje fyti.

– Lodhje .

– Çrregullime në tretje.

– Anemi, mangësi të hekurit.

– Sytë mund të jenë të ndjeshëm ndaj dritës, mund të lotojnë ose të skuqen.

Ku gjendet?

Vitamina B2 gjendet në shumë lloje ushqimesh si:
Spinaqi
Panxhari
Kërpudhat
Frutat e detit
Vezët
Qumështi i lopës
Brokoli
Sallata zvicerane
Bishtaja
Rrepa
Sallata jeshile/marule
Mustarda
Specet
Soja
Kosi
Bajamet
Gjeli i detit
Bizele të njoma
Patatja e ëmbël
Sardelet
Kungulli
Rrushi
Karrota
Lulelakër
Selino
Speca djegës

Mbidoza e vitaminës B2 mund të shkaktojë

– Kruajtje.

– Mpirje.

– Djegie të lëkurës ose ndjesi pickimi.

– Ndjeshmëri ndaj dritës.

– Urinim me ngjyrë të verdhë ose portokalli.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook