Vernonia Amygdalina; Bimë e egër Afrikane për infeksionet, bakteriet, qelizat kancerore, diabetin

 

Arabisht: الفِيرْنونيَّةُ

Anglisht: Bitterleaf

Emri shkencor: Vernonia amygdalina L

Familja: Asteraceae

Vernonia Amygdalina është një kaçubë e vogël që rritet në Afrikën tropikale. Zakonisht rritet deri në një lartësi prej 2-5 m. Gjethet janë eliptike dhe të gjata deri 20 cm. Lëvorja e saj është e ashpër. Në anglisht quhet “Bitterleaf” – gjethehidhur, për shkak të shijes së saj të hidhur. Emrat e zakonshëm afrikanë përfshijnë grawa (amharisht), eëuro (jorubisht), etidot (Ibibio), onugbu (Igbo), ityuna (Tiv), oriwo (Edo), Awɔnwono (Akan), chusar-doki (Hausa), mululuza (Luganda) , labëori (Acholi), olusia (Luo) dhe ndoleh (Kameruni).

Gjethet e gatuara janë perime kryesore në supa të kulturave të ndryshme në të gjithë Afrikën Ekuatoriale. Ajo përdoret në zona të ndryshme si trajtim për malarien, parazitët e zorrëve, diarrenë dhe shqetësimet e stomakut. Për grupe të shumta etnike afrikane, bima përdoret gjithashtu si një trajtim për ethet malariale, skistozomazinë, dizenterinë amoebike dhe disa parazitë të tjerë të zorrëve dhe dhimbjet e stomakut.

Në Nigeri, degëzat dhe shkopinjtë nga kjo bimë përdoren si shkop përtypës për higjenën e dhëmbëve dhe kërcellet përdoren për sapun në Ugandë. Në Ganë, njihet për aktivitetin e saj të fuqishëm anti-diabetik dhe anti-inflamator.

Sigurisht, gjethehidhura ka një shije të hidhur dhe është e vërtetë që shumica e njerëzve nuk mund ta durojnë atë. Por mos harroni se më e mira e ilaçeve vjen me një shije të hidhur dhe Vernonia amygdalina renditet me sasi të lartë në mes tyre.

Pjesët që përdoren: Gjethet dhe rrënjët.

Veçoritë e bimës: Antimicrobial, antimalarial, antithrombotic, antioxidant, antidiabetic,  laxative, hypoglycemic, antihelmintic, anti-inflammatory, cathartic, anticancer, antifertility,  anti-fungal, antibacterial.

 

Elementët aktiv: Proteins, fats, fibres, amino  acids, minerals,  vitamins, and  carbohydrates,

proteins, lipids, iodine, hydrocyanic  acid, total  oxalate, pyridoxine,  ascorbic  acid, glycine, cysteine,

casein hydrolysate,  nicotinamide, anthraquinone, coumarins, sesquiterpenes, xanthones, edotides etj.

Dobitë mjekësore të Vernonia Amygdalina

– Lufton sëmundjet inflamatore.

– Lufton kancerin e prostates, ul dhimbjet, si dhe frenon përhapjen e radikalëve të lirë.

– Lufton pneumoninë, astmën dhe kollën.

– Largon stresin dhe lehtëson gjumin.

– Mbështet antitrupat që luftojnë sëmundjet.

– Lufton parazitët e zorrëve, parandalon diarrenë, ndihmon tretjen  dhe shqetësimet e stomakut.

– Ndihmon tretjen e gurëve të tëmthit.

– Parandalon dështimin e veshkave.

– Ndihmon në kurimin e plagëve, pezmatimin e traktit urinar, kruajtjen vaginale dhe sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme.

– Rrit fuqinë seksuale dhe lufton ferlitetin tek burrat dhe gratë.

– Ul presionin e gjakut dhe ndihmon në trajtimin e Diabetit.

– Përdoret gjerësisht për kurimin e disa sëmundjeve parazitare.

– Lufton sëmundjet virale dhe bakteriale.

– Pastrues dhe mbështetëts i traktit urinar.

– Pastron mëlçinë nga toksinat dhe yndyrnat, dhe ndihmon në rigjenerimin e shpejtë të saj.

– Ndihmon në kurimin e Anemisë.

– Pastruese e gjakut, ndihmon në kurimin e Hepatitit dhe leukemisë.

– Frenuese e fuqishme e rritjes së qelizave kancerore në trup.

– Parandalon dëmtimin qelizor duke ndihmuar në eleminimin e metaleve dhe toksinave të rënda në trup.

– Frenuese e zhvillimit të radikalëve të lirë.

Shënim!

– Bima duhet të merret me sasi të moderuar për shkak të përmbajtjes së lartë të komponentëve.