Variçet – Venat Varikoze

Published On: March 2nd, 2023Categories: Zemra dhe Gjaku0 Comments on Variçet – Venat Varikoze

Variçet – Venat Varikoze; Trajtimi Natyral

 

Vena varikoze është një gjendje e karakterizuar nga zgjerimi, fryrja, zgjatja, dhe / ose shtrembërimi dhe kërrysja e venave.

Variçe quhet zgjerimi i venave në trup por në përgjithësi përdoret për zgjerimin e venave në këmbë tek zona e pulpës ose pas gjurit. Ato zgjerohen, fryhen dhe përdridhen nga grumbullimi i gjakut në to. Gjaku në këmbë ngjitet sipër me anë të muskujve të këmbës dhe me anë të kapakëve që gjenden në vena duke penguar edhe kthimin mbrapsh të sasisë së gjakut të hedhur sipër. Nëse këta kapakë dëmtohen atëherë gjaku nuk do të mund të lëshohet sipër dhe për më tepër do të grumbullohet nëpër vena pasi kapaku është ai që mbyllej pas çdo shkëputje të gjakut sipër duke mos e lënë të bjerë poshtë me forcën e rëndesës.

Simptomat

Në fazat fillestare të venave varikoze, venat e prekura bëhen më të tensionuara dhe të ngurta. Kjo dallohet nga të prekurit, por nuk mund të shihet. Me avancimin e kushtit, venat bëhen më të zgjeruara dhe të shtrembëruara, duke u paraqitur si kaltëroshe dhe vende të errëta të ngritura mbi pjesën tjetër të lëkurës përreth.

Simptoma të tjera, të cilat nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me madhësinë apo shkallën e venave me variçe, mund të përfshijnë dhimbje në zonën përreth, lodhje këmbësh, kruajtje, djegie, ose nxehtësi që duket sikur çlirohet nga ngritja e këmbëve apo kur vesh çorape që ngjeshin këmbët. Vendet më të shpeshta të venave me variçe janë kryesisht këmbët poshtë gjurit, pulpat e këmbëve, dhe gjatë gjithë pjesës së pasme të këmbëve të poshtme dhe të sipërme.

Llojet

Përveç variçeve që ndodhin në këmbë, lloje të tjera të variçeve janë Varicocelet (venat me variçe në herdhe apo testikujt e mashkullit), hemorroidet (venat me variçe në anusit), dhe varicet esophageale (venat me variçe në ezofag).

Shkaqet

Shkaqet kryesore të variçeve janë mangësitë ushqyese, mënyra e jetesës me qëndrim ulur, obeziteti, pirja e duhanit, qëndrimi në këmbë rregullisht për periudha të zgjatura në kohë, shtatzania dhe ndryshimet hormonale në shtatzëni apo menopauz.

Trajtimi natyral i variçeve

  • Ushqimi

Ruani një dietë organike, me ushqime të plota me theksim te frutat e freskëta, perimet, dhe drithërat, si dhe shumë ujë të pastër e të filtruar.

Ushqimet e mëposhtme janë të një rëndësie të veçantë: manaferrat e freskëta organike dhe qershitë, frutat, agrumet organike, hikërror, mel, hudhrat, dhe qepët. Gjithashtu hani shumë peshk dhe minimizoni konsumimin e mishit të kuq.

Përveç kësaj, shmangni yndyrnat e dëmshme, karbohidratet e rafinuara, sheqerin, kripën, alkoolin, ushqimet e skuqura, uhqimet e përpunuara dhe të rafinuara, qumështin dhe prodhimet e qumështit.
Është e rëndësishme që të mos shtoni toksicitetit të mëtejshëm në sistemin tuaj kështu që përpiquni t’i përmbaheni për sa më poshtë:
• Mos konsumoni asnjë ëmbëlsues artificial.
• Mos pini asnjë pije të gazuar.
• Shmangni të gjitha ushqimet e shpejta.
• Shmangni të gjitha ushqimet e konservuara.

  • Terapia aromatike me vajra esencial

Shtoni vaj selvie në ujin e banjos.

Vaj lavender, dëllinje, rozmarine, limoni dhe vajra të tjerë esenciale mund të përdoren për masazhim nëpër zonat e prekura por jo direkt në venat e prekura.

  • Terapia me lëngje

Lëngjet e shkëlqyera për variçet përfshijnë këto kombinime:

– karrota + selino + majdanoz;

– karrota + spinaq + rrepë;

– karrota + panxhar + kastravec;

– karrota + selino + spinaq;

– lëng lakërishte.

  • Arti i të jetuarit

Vishni çorape mbajtëse dhe ushtrohuni rregullisht. Ecja zbathur sa më shumë të jetë e mundur është gjithashtu e shkëlqyer.

Uthulla e Mollës – aplikohet drejtpërdrejtë në venat me variçe. Uthulla mund të zvogëlojë pamjen e tyre dhe t’i tkurrë ato.

Ekstrakti i Gështenjës së kalit (Aesculus hippocastanum) – Vjen nga një farë që është e pasur me saponine dhe flavone, për të cilat hulumtimet moderne kanë treguar se ndihmojnë mbështetjen e integritetit normal të sistemit të enëve të gjakut dhe indeve lidhës. Dëshmitë e analizave të shumta tregojnë se gështenja e kalit  është efektive dhe e sigurt në përdorimin afatshkurtër.

Qepa dhe peroksid hidrogjeni – Pritni një qepë në gjysmë, shtoni peroksid hidrogjeni në sipërfaqen e njërës gjysmë qepe. Fërkojeni këmbën me qepë, duke e aplikuar atë butësisht në zonën e variçeve. Përvojat raportojnë se kjo ul skuqjen dhe dhimbjen. Bëjeni këtë rregullisht në mëngjes, mesditë dhe para se shkoni në shtrat në mbrëmje, deri sa dhimbjet të reduktohen dhe ngjyra e venave të zbehet.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook