Vajrat esenciale, Aromaterapia dhe Kanceri

Vajrat esenciale kanë qenë përdorur dhe janë të njohur prej shumë kohësh. Gjatë gjithë historisë, vajrat esenciale janë përdorur për të kuruar sëmundjet, për lehtësimin e simptomave, dhe për të ndihmuar njerëzit të ndjehen më mirë pas sëmundjeve të gjata.
Ato janë komponime natyrore aromatike që gjenden në fara, gjethe, kërcell, rrënjë, lule, dhe pjesë të tjera të bimëve, dhe kanë përbërës medicinal të mahnitshme.

Pacientët me  kancer, kanë filluar një rigjallërim të ri duke përdorur vajra esenciale. Nëpërmjet Aromaterapisë, shumë pacientë me kancer kanë gjetur lehtësim nga efektet e tmerrshme të shkaktuara nga kimioterapia.

Çfarë është Aromaterapia?

Aromaterapia është një modalitet i natyrshëm që mund të ndihmojë pacientët të përballen me dhimbjet kronike, vjelljet, stresin dhe depresionin. Ajo gjithashtu përdoret për të stimuluar sistemin imunitar, për të luftuar infeksionet bakteriale, për rritjen e qarkullimit të gjakut, për të lehtësuar dhimbjet e kokës, për të zbutur muskujt e lënduar, dhe për të lehtësuar gjumin. Çdo lloj i vajit është promovuar të ketë përfitime të veçanta shëndetësore.

Vajrat esencialë që  përdoren për të ndihmuar pacientët me kancer

Aromaterapia mund të vetë-administrohet ose të administrohet nga një profesionist.
Ata mund të përdorin vajra në praktikat e tyre për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve të pacientëve të tyre dhe për të përmirësuar shëndetin. Vajrat esenciale mund të përdoren individualisht ose të kombinuara për përfitime maksimale.

Gjithkush ka një kimi të veçantë të trupit, kështu që vajra të ndryshëm mund të punojnë në mënyrë të ndryshme në individë të ndryshëm. Për këtë arsye, Aromaterapia mund të marrë kohë për të përmirësuar simptomet tuaja. Ju mund të keni nevojë të provoni vajra të shumta dhe kombinime të ndryshme para se të gjeni një vaj apo një kombinim të vajrave që me të vërtetë është i përshtatshëm për ju. Këto vajra esenciale, dhe shumë më tepër, mund të përdoren për të ndihmuar në zbutjen e disa nga simptomat e kancerit dhe efektet anësore të trajtimeve të kancerit si kimioterapia.

– Vaj trumzës; Trumza është një barishte me gjelbërim të përjetshëm që përdoret për gatim dhe në mjekësi. Egjiptianët e lashtë e kanë përdorur atë për balsamim, kurse grekët e përdornin në banjot me avull.
Të gjitha këto përdorime tradicionale kanë një urtësi që tani është verifikuar nga shkenca moderne.
Vaj i trumzës lufton kancerin e gjirit, të mushkërive, dhe qelizat PC-3 të kancerit të prostatës.

– Vaj rozmarinës; rozmarina është një shkurre aromatike me gjelbërim të përjetshëm që përdoret si aromatizues në gatim, kontrollin e insekteve në kopshtari dhe si aromë në produktet higjenike dhe kozmetike. Rozmarina ka treguar të ketë veti antioxidante, duke ndihmuar për të mbrojtur kundër radikaleve të lira. Një numër i studimeve të fundit kanë treguar se ekstrakti i rozmarinës ka efekt të fuqishëm anti-tumor në disa zona të trupit, duke përfshirë zorrën e trashë, gjirin, mëlçinë, stomakun, lëkurën dhe gjakun.

– Vaj Kamomili; është një prej bimëve më të lashta mjekësore të njohura nga njerëzimi. Ai  vjen në dy lloje të zakonshme, kamomil gjerman dhe kamomil romak. Kamomili përmban shumë përbërës terapeutik kimik, të quajtura terpenoids dhe flavonoids. Kamomili është përdorur zakonisht për shumë sëmundje të njeriut, duke përfshirë ethet, inflamacionin, pagjumësinë, çrregullimet gastrointestinale, dhe hemorroidet.
Studimet e fundit kanë treguar se ekstraktet medicinale të kamomilit kanë një efekt të rëndësishëm në frenimin e shumë linjave të qelizave të kancerit të njeriut. Ky efekt është gjetur në lëkurë, prostatë, gji dhe kancerin ovarian.

– Vaj Lavender; është përdorur për lehtësimin e stresit, trajtimin e depresionit, redukimin e inflamacionit dhe vepron si një qetësues natyral.

– Vaj Eukalipti; mund të luftojë migrenën, ethet, problemet e frymëmarrjes dhe infeksionet bakteriale.

– Vaj Bergamoti;  është përdorur për të trajtimin e stresit, ankthit, depresionit, infeksionet e lëkurës, dhe lodhjen.

– Vaj i mendrës; është një stimulues që mund të theksojë fokusin tuaj, rrit vigjilencën mendore dhe energjinë.

– Vaj temjani; Për më shumë se 5.000 vjet temjani është përdorur për të mbështetur sistemin imunitar, për të luftuar infeksioniet dhe për të kuruar shumë sëmundje.

Ju mund të shtoni disa pika të vajrave esenciale në një tenxhere me ujë ose në dushin tuaj çdo ditë në mënyrë që të avullojnë dhe ju t’i thithni.

Nëse vajrat esenciale i keni masazhuar direkt në lëkurën tuaj, atëherë mund të keni nevojë për ambient të ngrohtë për të ndihmuar trupin tuaj për t’i absorbuar ato si duhet. Ju gjithashtu mund të përdorni vajra esencialë për të masazhuar  muskujt e lënduar apo ndonjë pjesë të trupit ku keni dhimbje.

Ne të gjithë kemi një sasi të vogël të “kancerit”, ose qeliza të shformuara në trupin tonë në çdo kohë. Një trup i shëndetshëm, i cili është ushqyer shëndetshëm, gëzon praktikat e fuqishme të jetesës, dhe është në gjendje për të hequr apo shëruar këto qeliza, duke e mbajtur trupin në ekuilibër.