Vajrat më të mirë për flokë të gjatë, të butë dhe të shëndetshëm

 

Vajrat janë  faktorët më të rëndësishëm për shëndetin e flokëve dhe lëkurës së kokës, duke pasur parasysh se flokët bëhen të thatë për shkak të disa faktorëve, duke përfshirë mungesën e përkujdesjes  apo mosha,  lëkura e kokës bëhet e paaftë për të prodhuar një substancë yndyrore që i jep flokut butësi  dhe shkëlqim.
Në këtë artikull, ne do të ju ndihmojmë për të zgjedhur vajrat më të mirë për flokët tuaj, për t’i dhënë atyre butësi, dendësi dhe gjatësi.

– Vaj ricini; përmban vitaminë E, proteina dhe minerale, është i karakterizuar nga viskoziteti, dhe është i vështirë për t’u larë, por ai është shumë i dobishëm sepse përmban elementë anti-microbiale që shpëtojnë flokët nga zbokthi, pasi përmban acid ricinoleic, i cili trajton infeksionet që infektojnë kokën dhe kjo i jep flokëve butësi dhe shkëlqim, dhe nxit mbirjen e tyre.

Përdorimi: Masazhon kokën me butësi, e lë për 20-30min dhe më pas mund të lani flokët me ujë të vakët dhe shampo të përshtashme për llojin e flokut tuaj.

Vaj Argani; punon për të trajtuar shumë nga problemet që i ndodhin flokëve, duke përfshirë ekspozimin në diell. Vaj argani është quajtur edhe si ‘ari i lëngshëm’ dhe është i përshtatshëm për trajtimin e flokëve të thatë, forcon rrënjët, redukton djegiet dhe i jep flokut butësi,  si dhe parandalon çarjet dhe stimulon rritjen.

Përdorimi: Masazhon kokën me butësi, e lë për 20-30 min dhe më pas mund të lani flokët me ujë të vakët dhe shampo të përshtashme për llojin e flokut tuaj.

– Vaj i ullirit;  punon për të parandaluar humbjen e flokëve dhe për të ndihmuar mbirjen e flokëve të reja, ndihmon zgjatjen e flokut, kuron lëkurën e kokës nga infeksionet dhe kërpudhat që shkaktojnë zbokth dhe rënie të flokut.

Përdorimi: Masazhon kokën me butësi, e lë për 20-30min dhe më pas mund të lani flokët me ujë të vakët dhe shampo të përshtashme për llojin e flokut tuaj.

– Vaj i kokosit;  punon për të zbutur flokët dhe për të hequr djegiet dhe çariet e flokut, për faktin se ai është në gjendje të depërtojë në brendësi të flokëve dhe kështu që është i përshtatshëm për të gjitha llojet e flokut.

Përdorimi: E ngrohni pak vajin dhe më pas masazhoni  kokën për pesë minuta, e lini të mbuluar për 20-30min dhe më pas mund të lani flokët me ujë të vakët dhe shampo të përshtashme për llojin e flokut tuaj.

– Vaj jojoba;  i përdorur që në kohët e lashta në Indi, shërben për zgjaten e flokëve dhe forcimin e tyre, sepse është i pasur me lëndë natyrale që aktivizojnë gjakun në lëkurën e kokës dhe karakterizohet pa efekte anësore si alergji ose kruajtje. Masazhon kokën me butësi, e lë për 20-30min dhe më pas mund të lani flokët me ujë të vakët dhe shampo të përshtashme për llojin e flokut tuaj.

– Vaj Rozmarine; është përdorur për flokët e dobët sepse përmban kalcium, vitaminë B dhe hekur, punon për forcimin e flokëve dhe i jep atyre lagështirën e nevojshme. Masazhon kokën me butësi, e lë për 20-30min dhe më pas mund të lani flokët me ujë të vakët dhe shampo të përshtashme për llojin e flokut tuaj.

– Ju mund të përgatisni vetë edhe një përzierje me vajra bimorë për ushqyerjen e  flokut:  1 lugë vaj mustardë + 1 lugë vaj lakërishte + një gjysmë luge vaj kanelle, dhe më pas masazhon kokën me butësi, e lë për dy orë dhe më pas mund të lani flokët me ujë të vakët dhe shampo të përshtashme për llojin e flokut tuaj.