You are here:--Vaj Rozmarinës

Vaj Rozmarinës

2017-11-26T20:31:31+00:00November 26th, 2017|Categories: Aromaterapia|

Vaj i Rozmarinës për Trupin dhe Flokët

 

Vaji i rozmarinës (Rosmarinus officinalis) është nga vajrat më të njohur për dobitë e tij shëndetësore. Karakterizohet me ngjyrën e tij të verdhë dhe aromën e këndëshme, përdoret në idustrinë e shampove dhe sapunëve.  Përdoret edhe si temjan. Vaji në përgjithësi ka aftësi për forcimin e gjithë trupit. Përdoret me përdorim të jashtëm dhe të brendshëm.

Dobitë shëndetësore

– Studimet e fundit kanë treguar se vaji i rozmarinës përmirëson kujtesën dhe largon shkaktarët e sëmundjes Alzheimer.

– Lufton kanceret dhe tumoret.

– Vret mikrobet.

– Qetëson stomakun dhe lehtëson tretjen.

– Përmison lëvizjen e gjakut në tru.

– Parandalon helmimin e mëlçisë.

– Ndihmon për dhimbjet e kokës dhe migrenën.

– Ndihmon kurimin e astmës.

– Masazhimi me vajin e rozmarinës, i jep trupit fuqi dhe shplodhje.

– Ndihmon për reumatizmën dhe kycet.

– Kuron plagët dhe largon dhimbjet.

Vaji i Rozmarinës dhe flokët

– Nxit mbirjen e flokut.

– Ndalon rënien e flokut.

– Nxit qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës.

– Vret baktieret në lëkurën e kokës dhe largon zbokthin.

– Pengon shfaqjen e thinjave.

– I dobishëm për flokë të yndyrshëm dhe të thatë.

*Masazhimi i kokës duhet të bëhet me mollëzat e gishtave dhe jo me thonj, duhet të bëhet në mënyrë rrethore dhe sa më butë.

*Për efekt sa më të mire, kombino vaj rozmarine+ vaj i farave të rrushit+ vaj levandei+ vaj trumze.

Kujdes!!

– Nuk mund ta përdorësh nëse ke tension të lartë gjaku.

– Vaji esencial i rozmarinës mund të sjellë reaksione alergjike.

– Këshillohet që të mos përdoret nga gratë shtatzëna, gjidhënëse dhe gjatë ciklit menstrual.

– Nuk duhet të përdoret nëse vuan nga epilepsia.

– Nuk këshillohet për fëmijët.